Kundërspin: Gruevski do të subvencionojë gazetat pasi t’i zhduk ato

"Bamirësi" në fushatën parazgjedhore për gazetat. Foto: printscreen,

Në kushte, kur asnjë nga qëndrimet thelbësore të kësaj garniture qeveritare nuk janë ndryshuar (në minutën e tetë të fjalimi të Greuvskit përsëri flet për “mediumet e huaja”), ku premtohet mbështetje, subvencionim për gazetat e shkruara, që në radhë të parë paraqet hipokrizi duke pas parasysh qëndrimet dhe ngjarjet në periudhën që lamë pas

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Nikolla Gruevski, ish kryeministër prej 2006 deri më 2016, në fjalimin më të gjatë të mitingut në Shkup, mes tjerash deklaroi:

Spin: Për herë të parë do të përfshimë subvencione për gazetat. Duke pasur parasysh faktin se nevoja për gazeta rritet, portalet gjithmonë e më shumë fitojnë peshë dhe vlerë, gazetat mbijetojnë më rëndë. Sipas modelit të Gjermanisë, Francës ose shteteve të tjera, ku shteti i subvencionon gazetat. Qeveria e vitit 2018 do të përfshijë edhe subvencionimin e gazetave.

[Burime: Ueb-faqja e VMRO DPMNE-së/incizimi në Youtube (prej minutës 34:45 – deri në minutën 35:10 ), data 27.11.2016]

 

 

Kundërspin: Lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski në mitingun e partisë së tij në Shkup dha deklaratë se qeveria e ardhshme do të subvencionojë gazetat në Republikën e Maqedonisë edhe atë duke filluar prej vitit 2018, deklaratë të cilën e vlerësojmë si shtrembërim i të vërtetës, ose spinim.

Deklarata e Gruevskit është përmendur dy herë për dy ditë. Së pari e ka theksuar në Kërçovë, ndërsa të dielën mbrëma dhe në mitingun e Shkupit. Kjo deklaratë paraqet spinim për më shumë shkaqe, ndërsa shkaku i parë dhe më kryesori është se Gruevski ose kushdo që të jetë në qeverinë e ardhshme, në mediume nuk mund të bëj asgjë, e lëre më të shpëtojë gazetat ditore ose gazetat në përgjithësi, për të vetmen arsye se ata treguan se nuk e kuptojnë rolin dhe vlerën e gazetarisë në shtet dhe lirinë e mediumeve në shoqëri.

Nëse nuk do të ishte ashtu, Maqedonia nuk do të vinte deri te vendi pjesërisht i lirë në lidhje me mediumet dhe lirinë e të shprehurit,  madje deri në vend tërësisht jo të lirë, siç është vlerësuar në vitin 2016 nga një prej organizatave më me renome e cila merret me lirinë e mediumeve Freedom House. Por, jo vetëm Freedom House, por edhe raportet e Komisionit Evropian, dhe Federata ndërkombëtare e gazetarëve, e OBSE (raportin e përgatitur nga misioni mbikëqyrës, faqe 9), i Kombeve të bashkuara, më saktë, një gjë e tillë vërehet edhe nga raporti i të dërguarit special për lirinë e mendimit dhe të të shprehurit Frank La Ru

Por, kuptohet ka edhe arsye të tjera se përse këtë masë të paralajmëruar e vlerësojmë si spin. Masa e njëjtë është lajmëruar në mënyrë të turpshme, si në fjalimin e Gruevskit edhe në programin e partisë në pikën 82 faqe 325 nën titullin Subvencione të gazetave të shtypura:

Duke filluar prej vitit 2018, do të sigurojmë subvencione për gazetat e shkruara në RM. Lartësia e subvencioneve dhe modeli i subvencionimit do të caktohen në bazë të analizës bazë dhe përvojave të vendeve tjera evropiane, përgjatë të cilës kriteri kryesorë do të jetë lartësia e tirazhit të mediumit të shtypur. 

Sa seriozisht mendohet për këtë pikë, folin edhe faktet që ajo është vendosur në masat dhe projektet për Shërbime të inspektimit, gjë që mund të mos jetë rastësi.

Sepse nëse me të vërtetë dëshiron të ndihmojë gazetarinë e shkruar, para së gjithash të gazetave ditore, kriteri i lartësisë së tirazhit, më saktë ata me tirazh më të vogël, nëse ofrojnë ndonjë mendim ndryshe ose shtypen në gjuhë e ndonjë minoriteti ose nëse kanë përmbajte të grupeve të rrezikuara në shoqëri…, atëherë ata sigurisht duhet të ishin në listën e gazetave të subvencionuara.

 

SUBVENCIONIMIN E KANË KËRKUAR ORGANIZATA JOQEVERITARE

Më pas, kjo masë e subvencionimit të mediumeve si ndërrimi i reklamave qeveritare është në tavolinë, prej vitit 2015. E kërkuan organizatat e gazetarëve të cilët morën pjesë në të gjithë bisedimet për mediume me ish ministrin Ivo Ivanovski dhe me ndërmjetësim nga ish ndërmjetësi në bisedime si pjesë e procesit të Përzhonos, Piter Van Hojte. Por, përveç asaj, de fakto nuk ka reklama qeveritare që nga vera e 2015 edhe atë si shprehje e “vullnetit të mirë të qeverisë”, ashtu siç u publikua atëherë, aspak nuk kanë ndaluar reklamat e komunave, si dhe të ndërmarrjeve publike dhe agjencive.

Shoqata e gazetarëve në Maqedoni në vitin 2015 publikoi hulumtim (Paratë publike në hapësirën mediatike) të realizuar në periudhën tetor-dhjetor të vitit 2014. Ja se çfarë treguan hulumtimet e mediumeve të shtypura:

Për sa u përket mediave të shtypura, gjegjësisht tetë gazetave ditore dhe tre javore. në periudhën tetor-dhjetor të vitit 2014 janë investuar 657.759 euro. Pushteti lokal më së shumti mjete ka të investuara në gazetat Nova Makedonija, Lajm dhe Koha. Qeveria qendrore në këtë periudhë kohore ka investuar në gazetën Koha, ndërsa më pas në Dnevnik në vend të dytë dhe Veçer në vend të tretë. Qeveria qendrore nga gazetat javore të analizuara në periudhën tetor – dhjetor të vitit 2014, më së shumti ka investuar në Republika. 

Nëse merren të dhënat si përafrim i asaj se çka ka mbetur edhe sot. atëherë do të thotë se qeveria lokale dhe shtetërore marrin pjesë me reklama në gazeta me vlerë prej 2,6 milion euro në nivel vjetor, gjë që nuk është për tu nënvlerësuar aspak. Me përjashtime të vogla, përmes politikës redaktuese e cila në total ose në pjesën më të madhe janë proqeveritare, te këto mediume të analizuara mund të shihen edhe efektet. Mendimi kritik nuk ekziston, tirazhet kanë rënë dhe është qesharake të flitet për ndikimin e gazetarisë së shtypur për krijim të mendimit (përsëri me përjashtime të vogla), ndërsa gjiganti i dikurshëm në gazetarinë e shtypur MPM, ballafaqohet me opsionin e shuarjes së një deri në dy edicioneve të shtypura nga tre gazeta ditore dhe koncentrim vetëm me publikim online. SHZM disa muaj më vonë doli edhe me propozime për heqjen e reklamave dhe aplikimin e modelit të gazetave të subvencionuara.

Duke e parë në tërësi, Maqedonia është në prag që të bëhet shteti i parë në Evropë e cila do të shuaj gazetat ditore ose do të jenë në atë shkallë të margjinalizuara sa që nuk do të numërohen. Për krahasim, në vitin 2000 në Maqedoni ka pasur 11 gazeta ditore me tirazh rreth 200 mijë kopje, ndërsa në vitin 2008 ka pasur 12 gazeta ditore me tirazh me 300 mijë mostra,

 

GRUEVSKI KRIJOI KLIMËN E MOSBESIMIT NDAJ GAZETAVE

Por, çka ndodhi? Që në vitin 2007, Gruevski në një deklaratë bëri thirrje që të mos ju besohet të gjithë gazetave në atë rast në mënyrë jo të drejtpërdrejtë bëhej fjalë për “Utrinski vesnik”, por sytë i ishin drejtuar kah “Dnevnik” dhe “Vest”, sepse në atë kohë dhe në periudhë të shkurtër pas asaj, ende kishte politikë redaktuese të pavarur.

Njëkohësisht, nën grupin mediatik të Velija Ramkovskit u zhvilluan, po ashtu, edhe tre mediume të shtypura – “Vreme”, “Shpic” dhe “Koha e Re”…Edhe në “kohët e mira” të Gruevskit dhe Ramkovskit, këta gazeta kishin politikë redaktuese kritike ndaj qeverisë…Por, jo çdo qeveri duron kritikën e mediumeve.

Fillimisht nën hijen e luftës kundër krimit financiar u shkatërrua grupi i Ramkovskit, me çka edhe u shuan këto mediume të shtypura, ndërsa pjesa më e madhe e gazetarëve mbetën rrugëve, me çka edhe u disorientua pazari mediatik. Më pas, kur VAC gjerman u tërhoq nga MPM në vitin 2012/2013, struktura e re, tërësisht e ndërroi politikën redaktuese nga kritike në të bindur  proqeveritare, duke i shkatërruar në atë mënyrë gazetat dhe duke vendosur  në gjendje aspak të favorshme.

Kështu që, rënia e tirazhit dhe shkatërrimi i gazetarisë së shtypur në Maqedoni është brenda faktorëve mjaftë serioz, mes të cilëve interneti ka pjesë të rëndësishme, por një pjesë e madhe erdhi për shkak të shtypjes së lirive mediatike përmes krijimit të klimës së shoqërisë së mbyllur, ku qeveria (koalicioni i dy partive më të mëdha, edhe të varurit), treguan papërgjegjshmëri ndaj opinionit. Ajo që nuk mund të arrihet me shtypje, arrihet me para, me buxhet, me të cilat në reklamat e reja qeveritare ose subvencioneve për film artistik dhe dokumentareve te mediumet elektronike, ka mbajtur mediumet në varshmëri, ndërsa tregun nën kontroll.

Në kushte të tilla, kur asgjë thelbësore nga qëndrimet e kësaj garniture qeverisëse nuk ka ndryshuar ( në minutën e tetë Gruevski përsëri flet për “mediume të huaja”), të premtohet përkrahje, subvencione për gazetat e shtypura, pa asnjë qëllim përfundimtar ose model, paraqet dyfytyrësi. Të mos flasim për mundësinë, që kur do të vijë viti 2018, ndonjë parti e ardhshme praktikisht mund të mos ketë çfarë të subvencionoj, pasi që shtypi ditorë në Maqedoni, me përjashtime,  rrezikon zhdukjen.

Duke bazuar te kjo, nëse ai që është përgjegjës për këtë gjendje tani premton se do të sillet ndryshe, atë atëherë vlerësojmë si shtrembërim të së vërtetës ose spin.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.