Kundërspin: Gropat milionëshe në autostradën Kërçovë-Ohër i hapi Qeveria e VMRO-DPMNE-së

Foto: Prinstscreen

 

Ndërprerjet e punëve ndërtuese të autostradës Kërçovë – Ohër kanë ndodhur për shkak të “gropave” në projekt, por edhe në Marrëveshjen me “Sinohidro”, të cilën në fund të vitit 2013 e nënshkroi qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski (tani i arratisur në Budapest). Pikërisht për shkak të lëshimeve serioze në dokumentacionin e projektit vlera e parë e autostradës ishe 187 milion euro, ndërsa nëse shtohet edhe disa shpenzime të tjera eventuale, ndërtimi i autostradës mund të arrijë 600 milion euro, ose rreth 10 milion për kilometër. 

 

Shkruan: Olivera Vojnovska 

 

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, duke reaguar në intervistën e kryetarit të komisionit për Transport dhe Lidhje të LSDM-së dhe kryetarit të Komunës në Shtip, Bllagoj Boçvarski në TV 24, ne të cilën thotë se rruga e autostradës Kërçovë-Ohër nuk është e gabuar, dha edhe deklaratën në vazhdim e cila përmban spin:

Spin: Tre vite Qeveria ndaloi ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Tre vite Qeveria arsyetim për këtë e ka shtresën. Që në fund të mund të marrin hua 180 milion euro në dëm të qytetarëve. 

Tre vite autostrada nuk ka lëvizur nga pika e vdekur. Si është lënë në kohën e VMRO-DPMNE-se, kështu është edhe tani, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE Naum Stoillkovski. 

[Burimi: Republika, data: 05.11.2019]

 

Kundërspin: Me këtë deklaratë zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski faktikisht spinon të vërtetën për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, duke injoruar faktin se problemi është “trashëgimi” e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së, përgjegjësinë me lehtësi ia hedh LSDM-së. Stoillkovski, në të vërtetë, (keq)përdor deklaratën e Boçvarskit dhënë në “TV 24”, me çka bëri një konstruksion sipunes se Qeveria me qëllim tre vite pa ndonjë arsye ndalon ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër.

LSDM, me të vërtetë, që para dy viteve (2017) pretendonte se shtresa e parë e autostradës ishe bërë gabim. Këtë socialdemokratët e kanë thënë shumë herë në shumë komunikata, dhe të njëjtën e ka thënë edhe vet kryeministri Zoran Zaev. Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Zoran Kitanov në intervistë për “Makfaks” (06.11.2019), akoma pretendojnë se shtresa është e gabuar dhe se këtë bën me anë të një raporti mbikëqyrës të vitit 2014, në të cilin thuhet se është i nevojshëm riprojektimi. Sipas Kitanov, deklarata e Boçvarskit se rruga është e gabuar është nxjerr jashtë kontekstit.

Megjithatë, këtë deklaratë të Boçvarskit, VMRO-DPMNE e shfrytëzon për të shtrembëruara fotografinë dhe fajin për problemet me ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër e hedh te LSDM. Megjithatë, faktet flasin se ndërtimi i kësaj rruge u ndalua në qershor të vitit 2017 për shkak të mospërputhshmërisë së dokumentacionit të projektit me kushtet reale në terren. U dëshmua se projekti për autostradën ka qenë jo i plotë, me një numër të madh lëshimesh të cilat rezultojnë me rezultate të gabuara gjatë ekzekutimit. I gjithë investimi ka filluar shumë shpejtë me hulumtime jo të plota gjeoteknike për shtresën me ç’rast është bërë edhe kategorizimi i gabuar i punëve ndërtuese, si dhe projektime jo të sakta të linjave të rrugës ku gjatë gërmimit ka pasur rrëshqitje të dheut. Llogaritjet e gabuara gjeologjike në terren shkaktoi projektime shtesë për themelet e urave, mureve dhe tuneleve në Preskë. Po ashtu, në autostradë nuk u parapanë përfundime (kyçe) për vendbanimet, gjë që gjithsesi paraqet lëshim serioz në projekt.

LËSHIME TË MËDHA NË PROJEKT

Këto ditë (05.11.2019) ministri për transport dhe lidhje Goran Sugareski në deklaratë për “Deutsche Welle” konstatoi se projekti ka qenë i planifikuar në mënyrë katastrofale, deri në atë shkallë, që sipas tij, “ndërtimtaria nuk ka njohur ndonjëherë lëshime të tilla“.

Prej kur i kemi bërë të gjithë analizat, të gjithë personat profesional treguan se ekziston papajtueshmëri e madhe mes projektit dhe gjendjes në terren për të cilën duhet të reagojmë që të mbrojmë interesat kombëtar, Sugareski për DW

Sugareski thekson që duhej të bëhej totalisht dokumentacion i ri për 9 linja, sepse në projekt nuk është planifikuar asnjë dalje nga autostrada. Nuk ka pasur projekt për rrugë alternative, ndaj është dashur të bëhet projekt i ri për ndërtimin e rrugëve të vendbanimeve të cilët janë afër autostradës.

U ballafaquam me probleme shtesë dhe të mëdha në ndërtimin e tunelit sepse në projekt është definuar kategoria e dytë në vend, por në terren gjendja është krejtësisht tjetër. (Sugareski).

Që do të thotë, Qeveria e (LSDM-së) nuk e ka ndërprerë prej qejfit ndërtimin e autostradës duke kërkuar vetëm justifikim (siç spinon Stoillkovski), por ndalimi i punëve ndërtuese ka ndodhur për shkak të mungesave të konstatuara në dokumentacionin projektues, me çka janë riprojektuar disa pjesë shtesë nga projekti për të gjithë 5 daljet nga autostrada. Riprojektimin e lëshimeve të konstatuara, siç informonte agjencia “Meta” në shtator (2019), e ka bërë Instituti Ndërtues Maqedonia (GIM), ndërsa i gjithë dokumentacioni është dashur të përfundojë për 12 muaj (deri në shtator 2020).

Përsëri, në të gjithë këtë periudhë punët nuk kanë “ngrirë” por realizohen me tempo të ngadaltë. Fakt për këtë është edhe informacioni i fundit i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRSH), se 96 përqind e rrugës është mbuluar.

Në këtë pjesë të autostradës ka progres të punëve ndërtuese për 75 përqind, ndërsa është realizuar 96 përqind e rrugës. Kilometrat e para nga Vrbjani deri në Ohër duhej të ishin të gatshme vitin e ardhshëm, ndërsa i gjithë projekti deri në fund të vitit 2021…. (NPRSH)

Që do të thotë, ndërtimi i autostradës nuk ka qenë “i ndaluar për tre vite” dhe nuk është e saktë se “autostrada nuk ka lëvizur nga pika e vdekur”, gjoja “ka mbetur si në kohën e VMRO-DPMNE-së”, siç pretendon Stolikovski.

 

TË NDËRPRITET NDËRTIMI OSE TË SHPËTOJË AUTOSTRADA 

Në daljen e tij ka të vërtetë të shtrembëruar me qëllim që të manipulohet opnioni dhe të krijohet perceptimi se qeveria me qëllim pengon ndërtimin sepse “është e paaftë” që të përfundojë autostradën “Kërçovë-Ohër”. Njëkohësisht krijohet përshtypje se Qeveri aktuale ka kërkuar arsyetim që të fut vendin në borxh për “180 milion euro në dëm të qytetarëve” . Gjë që, po ashtu, paraqet spin. 

Në lidhje me këtë spinim të rikujtojmë se prej në verën e vitit 2017 ndërtimi është ndërprerë (për shkak të disa lëshimeve dhe gabimeve), Qeveria në nëntor të vitit të kaluar (2018) komunikoi se ka miratuar aneks të Marrëveshjes me shumë prej 187 milion euro me kompaninë kineze “Sinohidro” për vazhdimin e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër. Ministri për transport dhe lidhje Sugareski atëherë deklaroi se Qeveria aktuale vetëm “nxjerr gështenja nga zjarri, sepse nuk ka bërë marrëveshje për ndërtim, nuk ka zgjedhur realizuesin dhe nuk ka përfunduar dokumentacionin e nevojshëm”. Zëvemdëskryeministri Koço Angjushev sqaroi se si Qeveri janë përballur me më shumë marrëveshje të nënshkruara, që kanë pasur shumë vështirësi në funksionim.

Kemi pasur dy mundësi, njëra të ndërpritej ndërtimi, me çka do të ishim të detyruar që të kthejmë mjetet të cilat janë shpenzuar për projektin, të mbetemi pa autostradë, si dhe të paguajmë dënime penale për shkak të projektit të keq i cili është miratuar nga Qeveria e kaluar. Mundësia e dytë ishte që të vazhdojë ndërtimi i autostradës, por me rregullim të gjendjes teknike dhe financiare, për të cilën vendosëm si Qeveri,u shpreh Angjushev. 

Ai sqaroi se në pajtim me marrëveshjen bazë, Qeveria do t’i ishte dashur që të paguaj 282 milion euro për gabimet në projekt, por ka arritur që në procesin e negociatave të arrij çmime më të ulëta, gjegjësisht të paguaj 187 milion euro. Sipas tij, vetëm për sanimin e problemit kryesor – linjat e gabuara në autostradë – janë të nevojshme 70 milion euro shtesë. 30 milion euro shtesë do të shpenzohen për ndërtimin e 9 daljeve të reja të cilat nuk janë të parapara në projektin origjinal, ndërsa pjesa e mbetur me siguri do të investohet në ndërtimin e tunelit Preska, i cili është planifikuar në terren problematik.

Ashtu që, nuk bëhet fjalë për hua marrje të re prej 180 milion eurove, por për domosdoshmërinë e sanimit të “gropave” në projektin të bërë nga Qeveria paraprake, që të mund të përfundojë ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër. Por, VMRO-DPMNE nuk dëshiron që “gropat” në projekt, si dhe në marrëveshjen me “Sinohidro”, që në fund të vitit 2013 e arriti Qeveria e tyre e udhëhequr nga ish kryeministri Nikolla Gruevski (tani i arratisur në Budapest). Për këtë edhe spinon të vërtetën dhe me qëllim krijon fotografi tjetër për zvarritjen e ndërtimit të autostradës.

Kjo autostradë, e gjatë 57 kilometra, ka filluar të ndërtohet në shkurt të vitit 2014 dhe për të janë paraparë 375 milion euro, të siguruara përmes kredisë nga Banka kineze Eksim. Siç përmendëm tashmë, disa vite më vonë u konstatuan disa lëshime serioze në dokumentacioni projektues dhe në vlerë e parë u shtrenjtua për 187 milion euro, ndërsa nëse shtohet edhe shpenzimet e tjera eventuale, ndërtimi i autostradës mund të arrij rreth 600 milion euro, ose rreth 10 milion për kilometër. Edhe pse, sipas planeve të para ndërtimi duhej të përfundojë për katër vite, gjegjësisht deri në shkurt të vitit 2018, afati për realizim është prolonguar për tre vite e gjysmë, gjegjësisht deri në qershor të vitit 2021.

Dhe pikërisht për shkak të Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, Prokuroria Speciale Publike (PSP) hapi lëndën “Trajektorja” në të cilën u akuzuan  ish kryeministri Gruevski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski dhe ish drejtori i NP për rrugë shtetërore Ljubpço Georgievski. Sipas PSP, ata nënshkrua marrëveshje dëmtuese me “Sinohidro” me të cilën është dëmtuat buxheti për 155 milion euro.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.