Kundërspin: Gjendja e jashtëzakonshme mund të keqpërdoret, por pretendimi se është shpallur për keqpërdorim është spin

 

Gjithsesi se gjendja e jashtëzakonshme mund të keqpërdoret, por pretendimi se pikërisht për këtë është implementuar dhe se e kanë propozuar dhe miratuar duke mos menduar në shëndetin e qytetarëve, por për shkak të interesave partiak-përfitues, është spinimi i informacioneve dhe fakteve 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski 

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikolloski, tha në fjalitë në vazhdim shihet spin:

Spin: Në vend që të mendojnë për shëndetin e qytetarëve, ato mendojnë se si qeveria mund të miratojë ato ligje që nuk arritën t’i miratojnë para shpërndarjes së Kuvendin. Arsyeja se përse refuzohej kërkesa e VMRO-DPMNE-së për implementimin e gjendjes së krizës është vetëm një. Në pajtim me Kushtetutën, kur implementohet gjendja e jashtëzakonshme të gjithë kompetencat i merr qeveria, dhe kjo do të thotë se qeveria mund të miratojë ligje duke mos e pasur Kuvendin si një lloj filtri. Kjo do të thotë se ndoshta nesër Zoran Zaev, përmes ministrave në qeveri, të propozojë ligje që dëshiron dhe pas dite t’i miratojë. Kjo është arsyeja e vendosjes të gjendjes së jashtëzakonshme. 

[Burimi: „360 Shkallë – Nikollovski për gjendjen e jashtëzakonshme :… – data: 18.03.2020]

 

KUNDËRSPIN:

Pretendimi i nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikolloski, se qeveria nuk mendon për shëndetin e qytetarëve dhe arsyeja e vetme se përse është shpallur e jashtëzakonshme, dhe jo gjendje krize është që qeveria të miratojë ligje për interesa personale të liderëve të tyre është jokonsekuente, e vërtetë e shtrembëruar, spin. 

Nikolloski shtrembëron të vërtetën për një arsye të vetme – ai nuk ka absolutisht asnjë fakt, informacioni publik ose fakt i vërtetuar, përderisa prej mbrëmë në orën 18 (18.03.2020) Qeveria vepron, të themi, me egoizëm, partiakë ose për përfitim, aq më pak të mund të merret relevante ose mund të thuhet se është edhe pretendim i pacipë, se “nuk mendojnë për shëndetin e qytetarëve”.

Fundja, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoksi, para këtyre fjalëve të Nikolloski (është transmetuar nga vet partia deri te mediumet), diku pas dite tha fjalët në vazhdim:

 Për shkak të gjendjes urgjente dhe alarmante në terren, por është e patjetërsueshme që të ju ndihmohet qytetarëve, apelojë sot deri te kryetari Pendarovski që të shpall sipas Kushtetutës gjendje të jashtëzakonshme në Maqedoni sa më parë. Të mos humbet koha e shenjtë, dhe më e rëndësishme se gjendje e jashtëzakonshme ose gjendje krize është që masat dhe ndihma të arrijnë deri te qytetarët. Të mos hyjmë në dilema ligjore, por të kujdesemi në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Përsërisë, që të mos hyjmë në dilema ligjore, por të përqendrohemi në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe mbrojtjes së shëndetit të tyre dhe menjëherë Presidenti Pendarovski të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. 

Edhe përse para kësaj fjalie, Mickoski, de fakto, tha të njëjtën tezë sikurse NIkolloski, në fund, përsëri, i bën thirrje Presidentit të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Me çka, arsyetoi të gjithë qëndrimet, të cilët Pendarovski i tha para opinionit, se përse është e nevojshme gjendja e jashtëzakonshme, të njëjtat qëndrime i mbajti edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski në emër të qeverisë, në të njëjtën kohë sikurse Mickoski.

Këtu të përmendim – është e saktë se qeveria në kushte të jashtëzakonshme, sipas Kushtetutës, mund të vë në fuqi ligje. Por, siç tha edhe Pendarovski, qeveria është përgjegjëse për transparencë dhe llogaridhënie (dhe tani për tani e bën këtë në nivel të lartë dhe përmes konferencës për shtyp dhe përmes të gjithë përfundimeve të qasshme dhe dokumenteve të seancave të shpeshta qeveritare), pasi që Presidenti i RMV-së është ai i cili nënshkruan vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë, të njëjtën mund edhe të mos ta vazhdoj.

Ky është ai mekanizimi kontrollues, plus, partitë, OPINIONI, të cilët mund të kujdesen që të evitohet çdo lloj keqpërdorimi eventual.

Prej këtu, fjalët e Nikolloskit se, “në vend (qeveria dhe LSDM, edhe Zoran Zaev) të mendojnë shëndetin e qytetarëve, ata mendojnë se si qeveria mund të miratojë ato ligje që nuk arriti ti miratojë para shpërbërjes së Kuvendit”dhe gjithçka çka është citur nga ai në fillim të tekstit, është e vërtetë e shtrembëruara, gjegjësisht spin. Ai dhe opinioni dëshmojnë se nuk ka një gjë të tillë, të paktën jo në këtë moment, ndërsa dezinformata se “nuk mendojnë shëndetin e qytetarëve”, në të vërtetë është spin, me të cilin dëshiron të bind opinioni për të kundërtën – dhe se vetëm Nikolloski dhe udhëheqësia e partisë së tij kujdesen për qytetarët.

Ajo që më pak i duhet opinionit në këto momente është fitimi i pikëve për PR dhe kjo nuk vlen vetëm për Nikolloskin ose për VMRO-DPMNE-në, por për TË GJITHË.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.