Kundërspin: Është antikushtetuese që një deputet i izoluar të mos debatojë dhe të votojë

Foto: kollazh nga VËrtetmatësi

Shumica e interpretimeve të opozitës se përse kundërshton mundësinë e punës së Kuvendit onlajn nuk janë logjike dhe absurdi është aq i madh sa shumë prej tyre, vetë si deputetë tashmë marrin pjesë aktive onlajn në punë të tjera parlamentare ose në bashkëpunime ndërkombëtarë të parlamentit

 

Shkruan: Teofil Blazevski

 

Në dy ditët e kaluara, kishte deklarata nga deputetët e VMRO-DPMNE-së në lidhje me debatin mbi punën e Kuvendit onlajn, në të cilën mund të shihen disa spine:

SPIN1: Unë nuk mendoj se është kokëfortësi e ndërsjellë, VMRO-DPMNE nuk do të ndalet para gjithçkaje që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren. Propozimi për të ndryshuar dhe plotësuar Rregulloren është antikushtetues. Dhe pasi bëhet fjalë për një procedurë që është antikushtetuese, VMRO-DPMNE nuk mund të ulet në tryezë dhe të flasë.

[Burimi: Top Topic / TV Telma – Dafina Stojanoska (49.45 min) – data: 02.12.2020]

 

Spin2: Kur ekziston revolta e opozitës për ndryshime të caktuara, në këtë rast të Rregullores së Punës së Kuvendit, në vend dialogut me konsensus, po tentohen ndryshime në një mënyrë të dhunshme pa u konsultuar me opozitën jashtë procesit Jean Monnet të vendosur nga institucionet evropiane për të ndryshuar Rregulloren e Procedurës, ne shohim dhunë. Prandaj, detyrimi ynë si opozitë nuk është të qëndrojmë në heshtje dhe të shikojmë se çfarë po ndodh, por të veprojmë dhe të reagojmë.

[Burimi:VMRO-DPMNE / nga TV Alfa – Timço Mucunski– Data: 03.12.2020]

 

Kundërspin: Ka momente më të palogjikshme dhe absurde rreth kundërshtimit të opozitës, veçanërisht të VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës, dhe Aleancës për Shqiptarët, të cilët thjesht refuzojnë të krijojnë ndonjë mundësi për funksionimin e Kuvendit në internet. Këto absurditete janë edhe më të mëdha nëse e dimë se ka më shumë praktika në Evropë dhe në botë që u imponuan nga pandemia e koronavirusit dhe rreziqet e infeksionit, për të parandaluar gjërat ose për të ruajtur efikasitetin e parlamenteve.

 

ONLAJN SHNDËRROHET NË PRAKTIKË TË PARLAMENTARIZËM 

Disa shembuj të tillë u përmendën në temën e debatit të fundit Top Telma TV, të tilla si Parlamenti Spanjoll, Parlamenti Kroat, Parlamenti i Letonisë ose Parlamenti Evropian.

Nëse bëni hulumtime në internet, do të gjeni shumë shembuj të tjerë. Kështu, një prej parlamenteve më të vjetër në botë, ai britanik, prezantoi votimin në qershor në mënyrë që të mund të zhvillohej online, edhe Parlamenti Evropian në vendimin e tij që në Mars 2020, të mund të veprojë onaljn. Gjithashtu u përcoll një dokument mbi situatën me parlamentet kombëtare evropiane. Nga ky dokument mund të shihet se vendet më të mëdha në Evropë, të cilat janë edhe demokracitë më të vjetra, e kanë hapur këtë çështje, dhe vende të tilla si Rumania, Polonia dhe të tjerët, tashmë kanë bërë të mundur debatin dhe votimin në distancë, gjegjësisht onlajn

Absurdi i kundërshtimit të opozitës është edhe më i madh nëse dihet se deputetët aktualë ose kryetarët e komisioneve parlamentare tashmë po marrin pjesë masivisht në konferenca në internet të organizuara nga kolegët e tyre në BE ose në Parlamentin Evropian.

I tillë është shembulli i fundit, kur Presidenti i Komisionit për Çështjet Evropiane të Kuvendit të RMV-së, Arbër Ademi, mori pjesë në një konferencë virtuale dy-ditore të organizuar nga Presidenca Gjermane e BE-së. Ose, Komiteti për Mundësi të Barabarta për Burrat dhe Gratë, mban një takim pune me organizatat joqeveritare, ose shembuj të tjerë të tillë që mund të shihen në seksionin e Aktiviteteve në ueb-faqen e Parlamentit.

“PREZENCA” NUK ËSHTË E DEFINUAR FIZIKE OSE ONLAJN 

Një nga argumentet më të mëdha të kundërshtarëve të mundësisë për punë onlajn, është se është antikushtetues, kështu që shpesh citohen nenet 69 dhe 70 të Kushtetutës së RMV-së, të cilat i referohen mënyrës së punës së Kuvendit. Kështu u cituan fjalët “merrnin pjesë shumica e deputetëve.” (Neni 69) dhe faktin se takimet janë publike (neni 70). (Neni i plotë 69 zëvendësohet me amendamentin X të Kushtetutës).

Gjatë kësaj janë dhënë qindra argumente, të tilla si “ne nuk e dimë kush do të jetë prapa ekranit të kompjuterit”, që “publiku do të humbasë në punë” ose se ishte “e pamundur të zhvillohej një votim i fshehtë”. Sigurisht, të gjitha këto argumente nuk qëndrojn (përveç atij për votimin e fshehtë i cili rregullohet me Rregulloren e Punës në veçanti (shih nenin 98), sepse ato janë teknike të zgjidhshme dhe janë vetëm justifikime. Por për argumentin më të madh të opozitës që me punën onlajn do të shkilet Kushtetuta, është me të vërtetë e pakuptueshme se si fjala “të merr pjesë” mund të interpretohet se ka kuptimin vetëm të pranisë fizike.

Është e vërtetë që ky nen i Kushtetutës është shkruar në 1991 dhe se në atë kohë interneti dhe mjetet digjitale ishin diçka që shkruesit e Kushtetutës e dinin vetëm teorikisht, por fjala na lejon të interpretojmë praninë edhe si jo fizike, pra praninë në largësi. Mbi të gjitha, çfarë është kaq e rëndësishme nëse deputeti do të jetë në sallë apo jashtë sallës, nëse sigurohen prova të mjaftueshme të besueshme që deputeti merr pjesë personalisht në debat dhe se ai personalisht ka votuar, megjithëse nga largësia?

 

DEPUTETËT NË IZOLIM KANË TË DREJTË TË DEBATOJNË DHE TË VOTOJNË

Në fund, nëse kushtetutshmëria diskutohet, me atë se është kundër këtij procesi onlajn, të paktën votimi, a nuk bëjnë kundërshtarët e kësaj një shkelje tjetër të Kushtetutës, të ngulitur në vlerat themelore të barazisë së qytetarëve para Kushtetutës dhe ligjeve? Sepse, nëse të gjithë qytetarët janë të barabartë, atëherë deputetët si qytetarë janë të barabartë para Kushtetutës. Nëse ata janë të izoluar për arsye shëndetësore dhe nuk janë të sëmurë, për shembull, pse do të privoheshin nga e drejta për të marrë pjesë në një debat ose votim në Kuvendin e RMV-së nga shtëpia?

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të barabartë në liritë dhe të drejtat
pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra e lëkurës, prejardhja kombëtare dhe sociale, bindja politike dhe fetare, pozita pronësore dhe shoqërore.
Qytetarët janë të barabartë para Kushtetutës dhe ligjeve. ( neni 9 i Kushtetutës ).

Ose Kushtetuta, për shembull, nuk lejon diskriminim ndaj cilitdo qytetar, edhe kur parashikohet nga Kushtetuta në lidhje me kufizimin e përkohshëm të lirive dhe të drejtave civile në situata të caktuara, ku në raste të tilla e drejta e shprehjes publike të mendimi dhe fjalës është e garantuar:

Kufizimi i lirive dhe të drejtave nuk mund të përfshijë të drejtën e jetës, ndalimin
e torturës, veprimin dhe ndëshkimin çnjerëzor dhe nënçmues, përcaktimin juridik të
veprave të ndëshkueshme dhe dënimeve, si dhe lirinë e bindjes, ndërgjegjes,
mendimit, shprehjes publike të mendimit dhe të besimit fetar (neni 54, paragrafi 4 i Kushtetutës).

Pikërisht në kundërshtim me atë që pretendon VMRO-DPMNE dhe atë që tha koordinatori i VMRO-DPMNE-së në Parlament Nikola Micevski :

Amendamentet e dorëzuara janë reagimi ynë ndaj antikushtetutshmërisë dhe miratimit të dhunshëm të Rregullores së punës nga LSDM.

 

“EDHE JU E BËNIT KËTË”!?

Justifikimet, nga ana tjetër, janë si ajo e Antonio Milososkit, që LSDM bëri një gjë të tillë në vitin 2008, janë plotësisht të vjetruara dhe të pavlefshme, sepse praktikat e këqija thjesht nuk janë një shembull i mirë i sjelljes së subjekteve politike 12 vjet më vonë.

Dhe justifikimi i së Majtës, që bllokon Rregulloren për shkak të qëllimit për të parandaluar një marrëveshje të keqe me Bullgarinë, është jologjik, sepse çdo marrëveshje me Bullgarinë nuk i referohet nevojës së miratimit në Parlament.

E gjithë kjo tregon se të gjitha këto justifikime janë një maskë dhe arsyeja e vërtetë mund të njihet si një synim për të bllokuar qeverinë në çdo mënyrë, në mënyrë që ajo të kritikohet më lehtë nga pikëpamja shëndetësore, ekonomike dhe sociale. Kjo, ndoshta, mund të shihet nga 500 amendamentet e dorëzuara për ndryshime në Ligjin për Kujdesin Shëndetësorë.

Nga argumentet e paraqitura më lart në analizë, deklaratat që kemi veçuar në fillim të këtij teksti mund të vlerësohen si spinime.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari