Kundërspin: Edhe VMRO-DPMNE u pajtua që të ndryshohet sistemi i votimit në diasporë

Fjalim motivues me shumë spinime. Foto: VMRO-DPMNE/ përpunuar nga Vërtetmatësi

Нефер е и не би требало гласачите да се придобиваат со извртена вистина или со спинови. Лидерот на ВМРО-ДПМНЕ, Никола Груевски, во својот последен говор пред жените во партијата искажа повеќе спинови, а ние издвоивме три почигледни и по наше видување поважни

 

Nuk është e drejtë dhe nuk duhet që votuesit të fitohen me të vërtetë të shtrembëruar ose me spinime. Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në fjalimin e tij të fundit përpara grave në parti tha shumë spinime, ndërsa ne veçuam tre më të dukshmet dhe sipas vlerësimit tonë, më të rëndësishmet 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Nikolla Gruevski, kryetar i partisë qeverisëse duke folur përpara Unionit të grave të VMRO DPMNE-së dhe përpara opinionit, mes tjerash, i tha edhe spinimet në vazhdim:

Spin 1: Vetëm pyeteni veten se për kë duhet të votoj dhe çka ai njeri (i referohet liderit të opozitës Zoran Zaevit) mund të bëj dhe se çka mund t’i ofrojë popullit të tij dhe shtetit të tij. Realisht, çka mund të bëj, çka mund të ofroj. Së pari, u nis që të dënoj dhe nënçmoj diasporën, të mos ketë asnjë deputet të mundshëm. Arsyeja përse? Sepse kanë votuar për VMRO-në. 

Spin 2 : Do të krijojnë bllok të djathtë. Revolucion të tretë laraman, e djathta të merret me vetveten, VMRO të merret me VMRO-në, ndërsa realisht ata janë disa njerëz të cilët do të punojnë me Zaevin, t’i marrin ndonjë votë VMRO-së, është larg asaj që ata të kenë një deputet të vetin, por janë nisur me të vetmen shpresë që VMRO të humb ndonjë deputet, të përfshinë sa më shumë qendrën ose të majtën. 

Spin 3:  Normalisht edhe Katica të jetë gjallë dhe shëndoshë të ngrejë padi mbi çfarëdo element dhe të mbajë konferencë për shtyp për gjithë periudhën zgjedhore me akuza të paramenduara pa asnjë faj dhe pa baza ligjore dhe pa fakte. Është e mundur që të marr ndonjë akuzë për atë se sot jemi mbledhur shumë më shumë se LSDM-ja. Ashtu që veç mos ngelin pa punë. Prandaj, më kot kanë buxhet prej 4 milion eurosh. Nipi i saj të merr pagë këtë muaj, të fitoj, njëjtë edhe 100 anëtarë të LSDM-së të punësuar aty, familjarë të tyre, fqinjë dhe shokë, të cilët “forcojnë kapacitetin” e PSP-së. 

[Burim: VMRO-DPMNE, ueb-faqja, Data: 06.11.2016]


Kundërspin1: Nikolla Gruevski mund të akuzoj dhe të bëj që kundërshtarët politik të ndjehen të paaftë për shumë gjëra, por që të akuzoj që kanë tentuar të dënojnë diasporën që ajo mos të ketë deputet, sepse diaspora,  ka votuar për VMRO DPMNE-në, e gjithë kjo është shtrembërim i të vërtetës.

Problemi me deputetët e zgjedhur nga diaspora është i ri dhe nuk qëndron për shkak se ato kanë votuar për VMRO DPMNE-në. Diaspora për herë të parë ka votuar në zgjedhjet e rregullta parlamentare në vitin 2011, ndërsa më pas edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në vitin 2014, të cilat u mbajtën bashkë. Dhe është e vërtetë se edhe në vitin 2011 edhe në vitin 2014, në tre njësi zgjedhore, 7, 8 dhe 9-të (Nga Evropa dhe Afrika, Amerika Jugore dhe Veriore dhe nga Australia, Azia, dhanë tre deputet për Koalicionin VMRO DPMNE, ndërsa Kuvendi në vend të 120 vendeve për deputet, fitoi 123 vende.

Por, problemi me diasporën shpejtë u perceptua. Dhe ai është se vota për diasporën nuk është e njëjtë me votën në Maqedoni. Ashtu që, nëse në Maqedoni në zgjedhjet e fundit ishin të nevojshme më së paku 6,4 mijë vota për t’u zgjedhur një deputet, në diasporë kishte raste kur me dhjetë fish më pak vota që të zgjidhet një deputet. Gjegjësisht, deputetët në Evropë dhe në Australi u zgjodhën me 600 deri 800 vota. Për gjithë këtë, pyetja që të ndërrohet votimi në diasporë ka qenë një prej pyetjeve në procesin e bisedimeve të dal nga Marrëveshja e Përzhinos, që në fund të arrihet marrëveshje – prej të gjitha partive politike, përfshirë këtu edhe partin e Gruevskit, edhe ai vet personalisht u pajtua të të ketë një model më të pranueshëm. Dhe, se ndërrimin e këtij rregulli në Ligj nuk e ka kërkuar vetëm LSDM, dëshmon edhe fakti që partneri i Gruevskit, Ali Ahmeti dhe BDI në një moment kërkoi që të ndërrohet Ligji dhe vlera e votës në diasporë që të barazohet me votën në Republikën e Maqedonisë.

Jemi dëshmitar të parregullsive dhe mos ekuilibrimit të votave në tre njësi zgjedhore në diasporë. Për këtë vlerësojmë se këto tre njësi, 7,8,9 të cilët kërkojnë tre deputet nga diaspora duhet të tërhiqen nga nga Kodi Zgjedhor ose nga diaspora që të votohet në njësinë e 6 të cilët gjende në vend, thotë Artan Grubi

Prej këtu, Gruevski spinon duke pretenduar se LSDM urren diasporën për atë se ka votuar për VMRO DPMNE-në, prandaj kanë vendosur që ajo mos të votoj.

Kundërspin 2: Shtrembërim i dytë të vërtetës nga ana e Gruevski flet për karakterin demokratik të liderit të VMRO DPMNE-së. Me atë ai tallet me bllokun e djathë, të dytë, të tretë, me revolucionin laraman, etj. ai në të vërtetë thotë se skena politike në Maqedoni, sipas tij, nuk ka vend për parti tjera, përveç se nëse nuk janë me të në koalicion. Ky qëndrim konservator i Gruevskit si akt i ulët demokratik, i thënë edhe verbalisht, flet vetëm për tendenca autoritare me të cilat vihen në diskutim të drejtat themelore të njeriut të shkruara në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

Por, deklarata e tij për atë se qëllimi i disa njerëzve të djathtë, të cilët janë marrë me VMRO-në, ndërsa kanë qenë “servil” të Zaevit dhe është dashur që të punojnë për të, që t’i marrin vota DPMNE-së, është mjaftë dyshuese dhe duhet të merret me shumë kujdes. Nëse është ashtu, nëse ai nuk beson në të grup njerëzish, pse edhe më herët ka biseduar për një koalicion të mundshëm në këto zgjedhje të parakohshme. Veçanërisht me Ljubço Georgievskin dhe VMRO-populloren.

Disa herë deklarata e përsëritur e Georgievskit në ngjarje publike se ajo çka i është ofruar nga VMRO-DPMNE, është “teknikisht oferta më e mirë”, si dhe deklarata e Gerogievskit se nëse do të ishte në pozicion që të zgjedh se kush do ta përbëj qeverinë e re, ai nuk mund që prej më herët të tregoj se më kë do të bënte koalicion – le shumë hapësirë për dyshime dhe është e mundur që qëllimi i Georgievskit është krejt kundër asaj se çka siguron Gruevski. Të mbledh votat e padëshiruara nga anëtarët e VMRO DPMNE-së dhe më pas t’i kthej në koalicion me VMRO DPMNE-në.

Më saktë, më shumë politikan nga e djathta deri më tani kanë dalë me vlerësime se numri i anëtarëve të pakënaqur nuk është i vogël, veçanërisht nga anëtarët e vjetër. Përse nuk kanë përfunduar se pikërisht ky është edhe roli i koalicionit të djathtë, i cili më parë nuk arriti të të merret vesh me bllokun e tretë partiak të udhëhequr nga Pavle Trajanov dhe Jove Kekenovski. Gjithë kjo është e mundshme, edhe pse Georgievski publikisht deklaroi se pas zgjedhjeve nëse do të ishte në gjendje që të vendos, më parë do të bisedonte me opozitën. Çka me këtë? A nuk do të mund të dështonin këto bisedime në dikush e dëshiron atë, dhe menjëherë të kthehet kah bisedimet me Gruevskin?

Prej këtu edhe kjo deklaratë e Nikolla Gruevskit për bllokun e tretë partiak, veçanërisht me rolin e të djathtës, kemi të drejtë ta quajmë spinim. Dhe është e drejtë kushtetuese e secilit qytetarë që të ketë liri të plotë në zgjedhjen politike, por edhe nga aspekti i rolit të të djathtës me Georgievskin në krye, e cila mund të jetë totalisht e kundërt me atë se çka siguron Gruevski.

Kundërspin 3:  Gruevski thotë se Katica Janeva ngre padi mbi çdo element dhe se do të paraqitet në konferencë për shtyp në gjithë periudhën zgjedhore duke aluduar se janë paramenduar akuza pa faj dhe pa të drejtë ligjore dhe pa fakte. 

Lideri i VMRO DPMNE-së edhe këtë herë shtrembëron të vërtetën. Hetimet, deri më tani kundër 60 të dyshuarve dhe persona të akuzuar me të cilëve edhe vet Gruevski, është detyra e Prokurorisë Publike Speciale e formuar me marrëveshjen e katër pative politike dhe me afirmimin e liderëve të tyre, mes të cilëve edhe vet Nikolla Gruevski. Për atë se nëse janë aktakuza me ose pa baza, mund ta thotë vetëm Gjykata Penale me procedurë ligjore dhe të drejtë, dhe jo Nikolla Gruevski.

Por, ajo çka mund të vlerësohet si fakt, janë pengesat e shumta në punën e PSP-së pikërisht nga ana e partisë së Nikolla Gruevskit, VMRO DPMNE ose nga institucionet të cilët janë të kontrolluara nga kuadri i emëruar sipas propozimit të VMRO DPMNE-së –  nga e gjithë kjo nuk fitohet përshtypja se PSP dhe Janeva “ngrenë akuza pa baza”. Por vërehet pikërisht e kundërta.

Përsëri, fjalën e fundit do ta ketë gjykata, dhe jo populli siç preferon të thotë Gruevski. Për sa i përket asaj që Katica Janeva a e ka pagën më të lartë në shtet dhe se përse i ka të nevojshme 4 milion eurot – shuma të cilën e pranoi vet Gruevski pa ndonjë gjë kundër dhe ministri i atëhershëm, Zoran Stavrevski, kur PSP e kërkoi, për këtë ekzistojnë argumente të qarta se kjo deklaratë është shtrembërim i së vërtetës.

Për këtë edhe këtë pjesë të tretë të Gruevskit të cilët vendosëm ta analizojmë nga fjalimi i tij përpara Unionit të Grave të VMRO DPMNE-së me 6.11.2016, e vlerësojmë si spinim. 

Shumë spinime dhe shumë afër njëra tjetrës në një fjalim të shkurtër.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.