Kundërspin: E Majta para zgjedhjeve mburret se do të anulojë të gjitha marrëveshjet, por nuk thotë si

Boban Kocovski, anëtar i Komitetit Qendror të së Majtës dhe kandidat për deputet në Njësinë Zgjedhore 3, në kuadër të fushatës zgjedhore dhe prezantimit të programit, më 28.06.2020, tha se partia e tij nëse do të vijë në pushtet, do të anulojë Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe do të shfuqizojë dygjuhësinë. Për më tepër, deklarata e tij përmban disa spine.

 

 

Shkruan: Ana Anastasovska

Spin: Partia politike e Majta, si partia e vetme e majtë në Republikën e Maqedonisë në programin e saj zgjedhor parashikon anulimin e Marrëveshjes së Prespës të arritur me Greqinë, anulimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, anulimin e marrëveshjes bullgare të quajtur Fqinjësi të Mirë, anulimin e dygjuhësisë në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë të miratuar me forcë nga Qeveria. Këto janë ndryshimet e nevojshme që do të bëjë e Majta për të korrigjuar të gjitha padrejtësitë që i janë shkaktuar Republikës së Maqedonisë. Një shoqëri më e mirë është e patjetërsueshme, një shoqëri më e mirë është e mundur.

Бобан Кочовски – кандидат за пратеник во ИЕ3

„Левица ќе ги поништи Преспанскиот Договор, Договорот за добрососедство, Охридскиот рамковен договор и ќе ја укине двојазичноста! “ Бобан Кочовски – дел од Централниот Комитет на Левица и кандидат за пратеник во Изборна Единица 3.#ЛевицаВоПарламент#ДржаватаЗаНародот#Заокружи4

Posted by Левица / E majta / Levica on Saturday, 27 June 2020

 

[Burimi: Faqja zyrtare në Facebook e Partisë së Majtë , data: 28.06.2020]

 

Kundërspin: Boban Kocovski nga e Majta, në fillim të deklaratës së tij, theksoi se e Majta ishte partia e vetme multietnike në vend, gjë që nuk është e vërtetë. Qysh në zgjedhjet e vitit 2006, LSDM u paraqit para votuesve si parti multuetnike, me kandidatët shqiptarë në listat zgjedhore. Në këto zgjedhje, për llogari të LSDM-së, siç theksoi deputeti Muhamed Zeqiri, i udhëhequr nga llogaritjet e partisë, shkuan 50-70 mijë vota shqiptare.

Më tej, Koçovski thotë se E Majta do të anulojë Marrëveshjen e Prespës të lidhur me Greqinë dhe “marrëveshjen bullgare të thirrur për Fqinjësi të Mirë”. Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia i dha fund një mosmarrëveshje preh dy dekadash të emrit me Greqinë. Falë kësaj marrëveshje, Maqedonia është bërë një anëtare e barabartë e NATO-s dhe pritet të fillojnë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Koçovski nuk ofroi asnjë alternative për Marrëveshjen e Prespës dhe as nuk tha se si do të anulohej kjo marrëveshje, duke pasur parasysh se pas saj, përveç Maqedonisë dhe Greqisë, është bashkësia ndërkombëtare. Një shumicë prej dy të tretave në legjislaturë është e nevojshme për të rrëzuar marrëveshjen. Koçovski nuk tha se si do të ndikonte anulimi i mundshëm i Marrëveshjes së Prespës në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe integrimin evropian të vendit.

Sa i përket “marrëveshjes bullgare për Fqinjësi të Mirë” , kjo marrëveshje nuk është Bullgare, por një Traktat i miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, ku të dy palët janë të detyruara që të zhvillojnë marrëdhënie gjithëpërfshirëse në mes vete në pajtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe fqinjësisë e mirë. Duke pasur parasysh historinë e përbashkët, e cila lidh të dy vendet dhe popujt e tyre, të dy vendet ranë dakord të harmonizojnë dallimet në lidhje me këto çështje brenda Komisionit Maqedoni-Bullgari për çështje historike dhe arsimore. Kocovski, si në rastin e Marrëveshjes së Prespës, nuk ofroi asnjë alternative për Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë.

Për më tepër, Kochovski tha se E Majta do të anulojë dygjuhësinë në vend, siç duket duke iu referuar Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ai nuk tha se si do ta shfuqizonin dygjuhësinë, a do të zbatonin vërejtjet e Komisionit të Venedikut sipas këtij ligjit? Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, njoftoi se pas zgjedhjeve, këto vërejtje do të merren në konsideratë.

Ai proces nuk ka mbaruar. Shënimet dhe teksti ligjor janë duke u shqyrtuar dhe analizuar, dhe unë sinqerisht nuk besoj se kjo do të bëhej para zgjedhjeve, sepse, megjithatë, duhet të bëhet një analizë serioze e asaj që është propozuar – a do të thotë kjo ndryshimi i ligjit, a do të thotë krijimi i kushteve të caktuara? Pra, kjo ndoshta do të mbetet pas zgjedhjeve, tha Deskoska.

Nga njëra anë, E Majta paraqitet si një parti që është kundër dygjuhësisë, dhe nga ana tjetër, ajo është emërtuar edhe në gjuhën shqipe në faqen e saj në Facebook, dhe programi zgjedhor në faqen e saj zyrtare është përkthyer edhe në shqip .

Në fund, Koçovski njoftoi anulimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, të arritur 19 vjet më parë. Kjo marrëveshje i dha fund konfliktit ushtarak të vitit 2001 në Maqedoni. Anulimi i saj mund të na kthejë në luftë. Edhe këtu, Koçovski nuk ofroi asnjë alternative.

E Majta do të anulojë këto marrëveshje, siç tha ai, me qëllim “të korrigjimit të padrejtësive të shkaktuara ndaj Republikës së Maqedonisë”. Ne nuk kemi dëgjuar se cilat ishin ato padrejtësi.

Një retorikë e tillë nga E Majta është thjesht marketing parazgjedhor dhe një përpjekje për të fituar votuesit duke luajtur kartën e nacionalizmit. Partia njofton se me anulimin e të gjitha marrëveshjeve të mundshme Maqedonia ka përfitime, por nuk ofron ndonjë alternative dhe nuk tregon se cilat do të ishin pasojat e anulimit të këtyre marrëveshjeve.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.