Kundërspin: “E Majta” dorëzon amendamente për ndryshimet ligjore tashmë të tërhequra dhe manipulon se ndihma e shpejtë do të privatizohet

“E Majta”, duke prezantuar ndryshimet ligjore gjoja të dëmshme në Ligjin për mbrojtje shëndetësore, duke shtrembëruar informacionet, prezantohet si parti që do të shpëtojë popullin kështu që deputetët e saj dorëzuan deri në 1200 amendamente, duke bllokuar miratimin e ndryshimeve të propozuara nga pushteti. Problemi i vetëm është se ndryshimet kundër të cilave proteston “E Majta”, ose janë tërhequr ose nuk janë fare në rend dite.

 

 

Partia “E Majta”, duke komentuar ndryshimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore, shprehu spin në opinion se ndryshimet ligjore hapin mundësinë e privatizimit të ndihmës së shpejtë dhe transplantimit të organeve njerëzore.

Spin: QEVERIA NË LARGIM TENTON ME KONTRABANDIME TË PRIVATIZOJË NDIHMËN E SHPEJTË

Ministri i Shëndetësisë (në largim) – Venko Filipçe, përmes ndryshimeve në Ligjin për kujdesin shëndetësor, të propozuara me procedurë të shkurtuar, sot – në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë – do të përpiqet ta shtyjë planin jashtëzakonisht të dëmshëm për hapjen e mundësisë së privatizimit të ndihmës së shpejtë dhe transplantimit të organeve të njeriut.

E informojmë opinionin e gjerë maqedonas se “E Majta”, si parti e profilizuar ideologjikisht, qëndron fuqishëm kundër vendosjes së logjikës fitimprurëse të biznesit në shëndetin publik. Shëndeti për ne është çështje politike e prioritetit më të lartë dhe nuk duhet trajtuar si shtesë luksi, që do të jetë i disponueshëm vetëm për të pasurit dhe i paarritshëm për gjithë të tjerët.

Për këtë qëllim, dy deputetët tanë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot, në Komisionin për Shëndetësi, parashtruan mbi 1200 amendamente për të penguar miratimin e këtij ligji jashtëzakonisht të dëmshëm. Kërkojmë hapjen e një debati publik për këtë çështje vendimtare që është në interes të të gjithë qytetarëve, dhe tërheqjen e menjëhershme të këtij ligji të dëmshëm nga procedura parlamentare.

 

[Burimi: Faqja zyrtare në Facebook e partisë “E Majta”, Data: 15.12.2021]

 

Kundërspin: “E Majta”, duke prezantuar ndryshimet ligjore kinse të dëmshme në Ligjin për mbrojtje shëndetësore, duke shtrembëruar informacionet, prezantohet si parti që do të shpëtojë popullin kështu që deputetët e saj dorëzuan deri në 1200 amendamente, duke bllokuar miratimin e ndryshimeve të propozuara nga pushteti.

 

Dhe gjithçka do të ishte në rregull nëse “E Majta” do të kishte për çfarë të ndërhynte dhe nga çfarë të shpëtonte njerëzit, veçanërisht në lidhje me mundësinë që transplantimet t’i kryejnë edhe institucionet shëndetësore private. Konkretisht, më 9 dhjetor 2021, gati një javë para komunikatës së “Të Majtës”, Ministria e Shëndetësisë tërhoqi ndryshimet e propozuara në pjesën e transplanteve të organeve.

Në nenin 3 të këtyre ndryshimeve parashikohet që brenda rrjetit të institucioneve shëndetësore, veprimtarinë e ndihmës së shpejtë mjekësore e dentare dhe të trajtimit në shtëpi, si dhe marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për mjekim, ta kryejnë edhe institucionet shëndetësore private, përveç atyre publike, me qëllim të krijimit të një sistemi më efektiv të kujdesit emergjent mjekësor, si dhe harmonizimit të Ligjit për mbrojtje shëndetësore me Ligjin për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për trajtim.

Pas reagimeve, Ministria e Shëndetësisë u tërhoq nga propozimi dhe njoftoi opinionin se do të ndërhynte me një amendament për tërheqjen e ndryshimeve në Ligjin për mbrojtje shëndetësore për pjesën e transplantimit të organeve, me arsye për trajtim. Ata theksuan se janë të hapur për debat dhe synimi është që së bashku me të gjitha palët të tejkalojnë dallimet në të mirë të pacientëve.

Sa i përket ndihmës së shpejtë, “E Majta” gjithashtu, manipulon publikun se ajo do të privatizohet dhe se do të jetë në dëm të qytetarëve. Deputetja Sonja Mihailovska nga LSDM, sqaron se ndihma e shpejtë nuk do të privatizohet, por vetëm do të shtohen resurset e saj që edhe qytetarët e zonave rurale të kenë kujdes të përhershëm shëndetësor.

Ndryshimi ligjor nuk i ekspozon qytetarët në shpenzime shtesë, thotë deputetja Mihailovska, por ndihma e shpejtë e spitaleve private do të përdoret pa pagesë.

Ndryshimet në ligjin për mbrojtje shëndetësore në pjesën e me ndihmën e shpejtë do të mundësojnë rritjen e resurseve të ndihmës së shpejtë si dhe rregullimin ligjor të shërbimit që ofrohet prej vitesh nga institucionet shëndetësore private.

Ndryshimi ligjor nuk i ekspozon qytetarët në kosto shtesë financiare, por përkundrazi, makinat e ambulancës së ndihmës së shpejtë në institucionet private shëndetësore do të vihen në dispozicion të qytetarëve, përkatësisht qytetarët do të mund ta përdorin ambulancën pa pagesë, tha Mihailovska nga LSDM.

Se ndihma e shpejtë nuk do të privatizohet, ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Nuk bëhet fjalë për privatizimin e ndihmës së shpejtë, është spin politik. Pse? Sepse në ligj tani thuhet qartë se kujdesi urgjent mjekësor mund të ofrohet vetëm nga institucionet publike shëndetësor, dhe gjendja faktike në terren është se kujdesi urgjent mjekësor dhe stomatologjik ofrohet nga institucionet private. ‘Neuromedica’ ka ndihmë të shpejtë. ‘Zhan Mitrev Clinic’ ka transport, “Nikob” fillon tani. Ne vetëm legjitimojmë atë që në fakt po ndodh në terren. Transportin privat që e telefonon tani qytetari, e paguan nga xhepi i tij dhe kështu do të vazhdojë. Fondi i Shëndetësisë nuk do të marrë përsipër këto përgjegjësi. Qytetarët nuk do të kenë shpenzime që nuk i kanë pasur më parë. Tani po e vendosim në ligj atë që ka ndodhur në terren prej vitesh. Ku është privatizimi këtu?, tha ministri Filipçe për “Sloboden Pecat”.

Duke pasur parasysh “E Majta” dorëzon amendamente për ndryshimet që janë tërhequr, siç është rasti me ndryshimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore në pjesën e transplantimit të organeve, por edhe se dezinformon për gjoja privatizimin e ndihmës së shpejtë, mund të konstatohet se kjo parti rrotullon dhe shtrembëron çështjet, me qëllim që të fitojë pikë politike, në dëm të qytetarëve të cilët i informon gabimisht.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.