Kundërspin: Dy fytyrat e VMRO-DPMNE-së – Manifesti në praktik është kundërthënës
Делови од Манифестот на ВМРО-ДПМНЕ ги сметаме за извртена вистина или спин, бидејќи не е возможно исти луѓе на чело на оваа партија, во изминатите најмалку осум години да спроведувале политика спротивна на нивната визија за Македонија
Pjesë nga Manifesti i VMRO-DPMNE-së i vlerësojmë si shtrembërim të së vërtetës ose spin, sepse të njëjtët njerëz të kësaj partie, më së paku në tetë vitet e fund kanë zbatuar politikë që është e kundërt me vizionin e tyre për Maqedoninë
Shkruan: Teofil Bllazhevski
Manifesti i VMRO-DPMNE-së fillon me vizionin e kësaj partisë për Maqedoninë, ku në pjesët më të rëndësishme gjetëm spine, para së gjithash, për shkak veprimtarisë së deritanishme të të njëjtëve njerëz udhëheqës të partisë:
Spin: “Që të na çoj ka VIZIONI i shtetit tonë e cila:
(…)
- Sundimi e së drejtës e vlerësojmë si kusht bazë për sukses të shtetit dhe individëve në të.
- Ka treg të hapur ekonomik, ku nxitet secili – që të mos mësoj vetëm për një diplomë, por edhe që të arrij dituri, të zhvillojë aftësi, si dhe të sjellë inovacion dhe të ndërmerr rrezik, dhe me këtë arrin që të realizoj ëndrrën e vet. Sa më shume qytetarë me një kapacitet të atillë, aq shteti më i suksesshëm.
- Fqinjësia e mirë dhe ruajtje e kufijve me të gjithë përreth nesh, sepse e njëjta është parakusht për paqe dhe prosperitet.
- Theksimi se stabiliteti i Republikës së Maqedonisë është parakusht për stabilitet të të gjithë rajonit,
- Mbajtja mend e asaj se kujt i kemi ndihmuar në momente të vështira.
- Ndërton ardhmëri të bazuar të respektimin e të drejtave njerëzore, përfshirë këtu edhe të drejtën e vet identifikimit. Ata të cilët e shkelin këtë të drejtë, nuk mund që te na e marrin…”
[Burimi: VMRO-DPMNE, Manifest, data: 02.04.2017]
Kundërspin: Pjesa e nxjerr përmban disa pika nga kapitulli i titulluar “Vizioni për Maqedoninë”, ndërsa është përmbajtje e dokumentit të VMRO-DPMNE-së i thirrur “Manifest”. Partia e prezantoi me 2 prill të vitit 2017 dhe ai është vetëm një seri e dokumenteve të cilat filluan që të shpërndajnë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit 2016.
I pari është emëruar si “Shpallje“, më pas vazhdon “Udhërrëfyes“, ndërsa tani Kongresi, në të cilin Udhërrëfyesi është futur në Manifest, si udhëheqës për zbatim praktik të “Vizionit” dhe “Misionit” të VMRO-DPMNE-së. Këto dokumente janë të gjithë të ndryshëm, ndërsa disa prej tyre, siç është shpallja ose pjesë të saj, janë në kundërshtim me Manifestin, për shembull. Këtu do te ndalemi te vizioni i VMRO-DPMNE-së për Maqedoninë, e theksuar ne fillim të Manifestit, në të cilën një pjesë e madhe është shtrembërim i të vërtetës ose spinë.
VIZION PËR SHTET TË ROBËRUAR
Vizioni i partisë për vendin ka qenë “sundimi i së drejtës”. Ky është një shtrembërim i të vërtetës, sepse më së paku 8 vite, nga më tepër se dhjetë, sa janë bartës të qeverisë ekzekutive, dhe me të dominojnë edhe në qeverinë legjislative dhe gjyqësore në Maqedoni, shteti është shndërruar në shtet jo i drejtë, i vlerësuar si “shtet i robëruar” nga ene e Komisionit Evropian në raportin e fundit. Institucionet e shtetit funksionojnë si institucione të partisë. Nuk duhet që të argumentojmë atë që është e argumentuar në notat e ekspertëve vendas dhe të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve. Vetëm duhet që të shihet Presidenti i RM-së dhe se si ai “me krativitet” e interpreton Kushtetutën, në vend që ta zbatojë, gjatë të cilës nuk e jep mandatin për qeveri koalicionit i cili ka shumicën ne Kuvend.
Ose të shihet se si drejtori i shkollës thërret nxënësit e shkollës së mesme që të protestojnë për shkak të arsyeve politike, gjatë të cilës Inspektorati për arsim në ministrin përkatëse nuk ka gjetur shkelje. Ose, përsëri, të shihet në gjyqësorin me disiplinimin e gjykatësve nga ana e një gjyqësori të tret, i cili është zgjedhur ng Këshilli gjyqësor, i cili duahet që të jetë i pavarur. Nëse, rastësisht, “qeveris e drejta” për atë se për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë Prokuroria Publike kërkon nga Gjykata Supreme që të heq arrestin në rastin të cilin e udhëheq Prokuroria Speciale Publike edhe atë për person të dyshuar, i cili është në arrati?!
EKONOMI SHTETËRORE NË VEND TË ASAJ TREGTARE
Vizioni i partisë paska qenë se duhet që të ketë “Ekonomie te hapur të tregut“, ku nxitet që gjithsecili, jo të mësoj vetëm për diplomë, por që të arrij dituri,… dhe të realizojë ëndrrën e vet.
Ekonomia e tregut është larg politikës të cilën e zbaton VMRO-DPMNE si qeveri ekzekutive në Maqedoni në 10 vitet e fundit.
Se kjo është kështu vërtetohet edhe në raportin e përmendur të KE, por edhe në raportin e funti të Stejt Departamentit Amerikan, për të drejtat e njeriut në Maqedoni në vitin 2016, ku haptazi flitet për korrupsion dhe shtypje mbi kompanitë nga ana e organeve shtetërore.
Por, këto raporte përmbajnë vërejtje të cilat Maqedonia i njeh mirë . Nëse është ekonomia e tregut dhe është keqpërdor nga shërbimet e inspektimit dhe institucionet që të realizohet qëllim i caktuar mbi ndonjë pronar të ndonjë kompanie. A është ekonomi tregu nëse kompanitë të cilat lajmërohen në tendere në institucionet qeveritare ose ndërmarrje publike nuk jua paguajnë faturat ne kohë, ose, jua vonojnë me rimbursim të TVSH-së? Bëhet fjalë për tendere me vlerë rreth 900 milion euro secilin vit. Nëse bëhet fjalë për ekonomi tregu nëse kompanitë e vendit janë diskriminuar në lidhje me ata të huajat, sepse nuk ju japin injeksione të drejtpërdrejta financiare si investitorët e huaj në zonat e lira?
Për sa i përket pretendimit që të mund çdo i ri që të realizojë ëndrrën, këtë partia le tua shpjegojë ekspertëve të cilët vazhdimisht i përsëritin argumentet për një sistem të keq arsimor, për testime eksterne, për hapjen e një numri të madh fakultetesh dhe devalvim të diturisë së shkollimit të lartë…Gjithashtu, VMRO-DPMNE duhet që të shpjegoj se si vizioni i tyre për “realizim të ëndrrës personale” kushtëzohet me librezë partiake ose për “emrat në fletore”, si parakusht për shumë punësime në Maqedoni?
Vizioni për fqinjësi të mirë, mos prekjen e kufijve dhe formulimeve të ngjashme nuk do t’i despinojmë, vetëm vlen të theksohet që nuk duhet që të harrohet se disa politika janë vlerësuar nga fqinjët tanë si armiqësore (edhe nga Greqia, edhe nga Bullgaria, edhe nga Serbia), më pas se gjatë kohës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së në dhjetë vitet e fundit është kryer demarkacioni i kufirit me Kosovën, me çka është ndryshuar edhe marrëveshja e mëparshme për demarkacion me Serbinë. Dhe krejt në fund, në këtë pjesë të vizionit qëndron se partia ka vizion që të mbaj mend “se kujt i kemi ndihmuar në momente të vështira“…Ndihma në momentet e vështira është reflektim i politikës së përgjithshme të cilën e udhëheq shteti, dhe jo veprim i çastit për shprehje të ngushëllimit. Por, në “Vizionin” e partisë mungon pjesa e dytë e fjalisë – të mbahet mend se kush i ka ndihmuar Maqedonisë në momentet e vështira! Që nga shpallja e pavarësisë, deri te katastrofat natyrore!
TË DREJTAT E NJERIUT – VERI, JUG
Dhe krejt në fund, VMRO-DPMNE ka pasur vizion që të ndërtojë ardhmëri bazuar në respektimin e “të drejtave të njeriut”, përfshirë këtu edhe të drejtën e “vetdentifikimit”. Nëse për dikë ende është e paqartë se sa respektohen të drejtat e njeriut në Maqedoni, duhet vetëm që të shikohet Raporti Vjetori i Avokatit të popullit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016. Nuk duhet që të shihen raportet e huaja të partnerëve tanë, të miqve tanë, as të organizatave joqeveritare të huaja dhe vendore të cilat merren me këtë problematik. Fundja Avokati i popullit, të cilin e kanë votuar si përfaqësues i koalicionit të tyre qeveritar, është institucion mjaftueshëm relevant.
Këto pika të vizionit për Maqedoninë nga VMRO-DPMNE, të vendosura në Manifest – dokument i tyre me kuptim strategjik, në të vërtetë janë pjesë bazë të Kritereve të Kopenhagës të cilat BE i ka miratuar si parakusht që një vend të fillojë negociatat për anëtarësim.
Për shkak të asaj që është thënë më lartë, pjesët nga vizioni i Manifestit të VMRO-DPMNE-së i vlerësojmë si shtrembërim i të vërtetës ose spinë, sepse është evidente që të njëjtët njerëz në krye të kësaj partie, më së paku tetë vitet të fundit të zbatojnë politikë të kundërt me vizionin e tyre për Maqedoninë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari