Kundërspin: “Duke inkurajuar kolegët”, Çulev MPB-në e shndërroi në “MPB-VMRO”

Nëse inspektorët nga MPB, “të inkurajuar” nga Çulev, filluan me thirrjen ose arrestimet të politikanëve të partive kryesore gjatë fushatës zgjedhore, pa PTHP-në, kjo do të thotë përzierje e MPB-së në procesin zgjedhor, si vazhdim i “MPB-VMRO-së” nga koha e qeverisjes së Nikolla Gruevskit. Kjo do të çojë deri në ndarjen e të punësuarve, diçka që na paralajmëroi sindikata policore 

 

Shkruan:  Teofil Bllazhevski 

 

Gjatë reagimit ndaj një deklarate të dhënë nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev, shtrembëroi të vërtetën, gjegjësisht spinoi:

Spin: Në deklaratën e sotme lideri i LSDM-së më bëri thirrje publike që ta ftojmë atë dhe disa persona të tjerë të cilët përmenden në bombat dhe menjëherë inkurajova kolegët e mi ta bëjnë këtë për një afat sa më të shkurtër të mundshëm, por jo vetëm ata të cilët i përmendi ai, por të gjithë politikanët që periudhën e fundit kishin lidhje, ishin përmendur ose në të ardhmen do të kenë ndonjë lidhje me bombat që publikohen në opinion, përfshirë edhe vet Zoran Zaevin. 

Drejtësi për qytetarët duhet të ketë dhe çdo kush duhet të përgjigjet për krimin që ka kryer, në veçanti nëse me këtë ka dëmtuar buxhetin e shtetit. Ndoshta me qeverinë teknike drejtësia është më e ngadaltë, por i sigurojë qytetarët se pas 15 korrikut përfundimisht institucionet do të fillojnë të funksionojnë në tërësi dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të fillojë me luftën e përforcuar kundër krimit dhe korrupsionit.

[Burimi: Makfaks – Çuel deri te Zaev: Inkurajojë…, data: 27.06.2020]

 

Kundërspin: Ministria për Punë të Brendshme, Naqe Çulev, spinoi, gjegjësisht shtrembëroi të vërtetë, duke ju përgjigjur lideri të LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa në lidhje me bisedën informuese me Den Donçev, ish drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor dy herë – kur “inkurajon kolegët” dhe me vlerësimin se “drejtësia në qeverinë teknike është më e ngadaltë”, por pas 15 korrikut do “të lulëzojë” në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

PËR ÇULEV, NË VEND TË ZGJEDHJEVE, PRIORITET FUSHATA ZGJEDHORE 

Naqe Çulev, së pari është ministër i qeverisë teknike, i nominuar nga VMRO-DPMNE, është i detyruar që të sigurojë gjithçka nga aspekti i kompetencave të MPB-së, që procesi parazgjedhor dhe zgjedhor të kalojë siç duhet dhe në qetësi. Çulev këtë rol tha se do ta shkel që para Vitit të Ri në intervistë për REL, kur njoftoi se kanë pasur informacione për krimin e organizuar në të cilin janë përfshirë funksionarët e qeverisë dhe të MPB-së, dhe më pas, kur njoftoi se si MPB publikisht do të zbardh rastet për dyshime për krime të kryera nga funksionarët e lartë. 

“Vërtetmatësi” atëherë despinoi këtë spin të Çulev, ndërsa argumenti kryesor në tekst ka qenë se procedurat parahetimore dhe hetimore janë sekrete sipas ligjit.

Por, Çulev menjëherë pas asaj,  arsyetoi që MPB ka ngritur padi penale për ish drejtorin e REK Bitola, Vasko Kovaçevski, për shantazhin në tenderin në të mirë të kompanisë afër me LSDM-në. Çulev vazhdoi me publikimin e informacioneve së fundmi në TV Kanël 5, se “ne si MPB disponojmë informacione operative që strukturat e krimit të organizuar do të shfrytëzohen për ryshfet dhe shtypje për të votuar, megjithatë punojmë në terren”, që njëkohësisht mund të jetë një lloj spini.

Përse nëse MPB disponon informacione të tilla nuk publikohen në opinion, diqen dhe ndalohen në kohë me arrestime dhe me ngritjen e padive penale me fakte. Në të kundërtën, është e mundshme që të çojnë në spekulime, të cilat të njëjtën ditë mund të shfrytëzohen nga ndonjë parti politike, si për shembull, Aleksandar Nikolloski në fjalimin e tij parazgjedhor në Mogilla, i cili ditën pas deklaratës së Çulev, së pari përmendin Zaev, dhe më pas dha mendim për çdo anëtarë të secilës parti: Unë vijë me krahë hapur dhe program, ai (Zaev) fshihet prej njerëzve dhe ofron ryshfet, unë shkojë me shpresë, ai shkon me kërcënime, shantazhistët dhe ryshfet-mbajtësit do të përfundojnë drejtpërdrejtë në burg, sepse është vepër penale sipas Kodit Penal. 

“INKURAJIMI I KOLEGËVE” është punë e rrezikshme për MPB-në

Ky rikujtim ka për qëllim që të vlerësoj se bëhet fjalë për vazhdimësinë e spineve dhe sjelljen politike të tij në vend të asaj teknik. Ashtu që edhe në rastin e fundit, i nxitur nga thirrja e bisedës informative të Donçev (“pas thirrjes publik të Prokurorisë Publike”, siç thotë Çulev). Zaev më pas i bën thirrje që të veprojë në mënyrë njëjtë edhe me personat e bisedave të publikuara në të njëjtën kohë, për liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në të cilën shihen detaje për financimin e partisë nga ana e Orce Kamçev dhe pengesat e ligjit për PP-në, me qëllim të rrënimit të PSP-së dhe rastit “Perandoria”.

Në këtë thirrje Çulev “inkurajonë kolegët e tij” në një afat më të shkurtër, por jo vetëm për Mickoskin, Kamçev, Kiçaec, për të “të gjithë politikanët të cilët periudhën e kaluar kishin lidhje, janë përmendur ose në të ardhmen do të kenë lidhje me bombat e publikuara në opinion, përfshirë edhe vet Zoran Zaev”. 

Kjo deklaratë e Çulev është e vërtetë e shtrembëruar dhe spin dhe është plasuar, po ashtu, për qëllime politike në dobi të VMRO-DPMNE-së. Është spin, sepse detyra e Ministrit në qeveri teknik nuk është “që të inkurajojë kolegët e tij” që të sjellin politikanët në bisedat informative gjatë fushatës zgjedhore. Sipas ligjeve të MPB-së dhe Policisë, inspektorëve nuk ju duhet inkurajim, por është pjesë e detyrës së tyre. Nëse dyshojnë në ndonjë krim të mundshëm në bazë të incizimeve audio-vizuele, duhet të fillojnë me mbledhjen e fakteve, mbi baza të fakteve ose indikacioneve që të informojnë Prokurorinë Publike, e cila do të urdhëronte për parahetim, hetim, etj.

Përderisa inspektorët e MPB-së “të inkurajuar” nga Çulev filluan me thirrjen e politikanëve të partive kryesore përgjatë fushatës zgjedhore, pa PTHP-në, kjo do të thotë përzierjen e drejtpërdrejtë të MPB-së në procesin zgjedhor, në rrjedhën e “MPB-VMRO” nga koha e qeverisjes së Nikolla Gruevski. Fushata parazgjedhore e Çulev shihet edhe në fjalinë e dytë, se drejtësia e qeverisë teknik është e ngadaltë, “por bind qytetarët se pas 15 korrikut përfundimisht do të fillojnë që funksionojnë në tërësi dhe Ministria për Punë të Brendshme do të fillojnë me luftën e përforcuar kundër krimit dhe korrupsionit”. 

Është tërësisht joshembullore, detyra e kujt është sigurimi i kushteve për zgjedhje të qeta, fer dhe demokratike, e cila përkrah kësaj është spin, sepse qeveria teknike nuk e ka për detyrë që të sigurojë drejtësi të shpejtë, por kushte për zgjedhje legale dhe legjitime.

NDARJA E MPB-SË NË “TANËT” DHE “TUAJT” 

Përveç kësaj, Naqe Çulev me procedura të tilla “të inkurajimit të kolegëve”, i ndanë të punësuarit në MPB në “tanët” dhe “tuajt”, me çka mund të zbehë sigurinë e funksionit të MPB-së dhe të policisë jo vetëm për zgjedhje, por edhe për të tjera kompetenca që i takojnë me ligj. Sa është serioze një sitatë e tillë tregon edhe reagimi i Sindikatës së policisë maqedonase, e cila apeloi deri te partitë politike që të mos bëjnë shtypje mbi anëtarësimin, ndërsa deri te të punësuarit që të ju përmbahen ligjeve rreth zbatimit të zgjedhjeve:

Në mënyrë të vazhdueshme i kryejmë punët dhe detyrat tona në pajtim me rregullativën ligjore me të cilën rregullohet zbatimi i procesin zgjedhor. Që të mos jemi në funksion të partive politike për kryerjen e parregullsive zgjedhore, që të mos rrënojmë imazhin e institucionit në të cilin punojmë dhe të ju përmbahemi provokimeve të aktivistëve të partive. 

Për shkak të argumenteve të dhëna më lartë, mund të vlerësohet se deklarata e Naqe Çulev për inkurajimin e kolegëve për t’i thirrur politikanët në biseda informative, të cilat do të paraqiten në ndonjë incizim audio-vizuel, si dhe për vendosjen e drejtësisë në kohën e qeverisë teknike – janë spinime. 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .