Kundërspin: Dëmet nga spinet për stacionin e trajtimit mund të bëhen shumë më të mëdha se 136 milionë euro

Derisa për atë që ka ndodhur nuk deklarohet zyrtarisht organi i autorizuar, me prova të mbështetura mirë në procedurë transparente që do të ishin në dispozicion të publikut, çdo akuzë e mëtejshme në një drejtim apo në një tjetër nga dy partitë kryesore në vend, plus nga Arsovska, mund të të vlerësohet si shtrembërim i së vërtetës. Nga ky spin i fortë, përveç të vërtetës, viktimë shumë realisht mund të ishte jo vetëm stacioni i trajtimit të ujërave të zeza, por edhe i gjithë funksionimi i qytetit, si dhe reputacioni i shtetit për huamarrje të mëtejshme.

 

Shkruan: Теоfill Bllazhevski

 

Seri e akuzave në mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së (si dhe kryetares së Shkupit Danela Arsovska), janë plasuar këto ditë në opinion, të cilat mund të klasifikohen me termin spin:

 

Spin: Nuk kaluan pak ditë, u zbuluan motivet e vërteta të Arsovskës, takimet sekrete me dezertorin Kovaçevski dhe Zeçeviqin kanë efekt, ata ia paguajnë billbordet nëpër Shkup, për propagandë politike. Arsovska në vend që të punojë merret me politikë, punon sepse e kanë shantazhuar.

Arsovska me vetëdije e rrezikoi projektin për stacionin për trajtimin e ujit në lumin Vardar. Në kundërshtim me rekomandimet dhe rregullat e BEI dhe BERZH, ajo ka dashur të ndryshojë komisionin gjatë procedurës…

[Burimi: Kurir – VMRO-DPMNE/Komunikatë, data: 20.09.2022]

 

Spin: ….Shkupi ka stagnuar gjatë gjithë vitit. Ndërkohë, shpërtheu skandali korruptiv prej 136 milionë eurosh, grindje dhe trazira brenda VMRO-DPMNE-së. Emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre skandaleve janë paratë dhe interesat e biznesit të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit. Pasi u përlesh me Arsovskën, doli në dritë se kryebashkiaku dinak Mickoski dhe kuadrot e tij si Perinski u kapën me duar në mjaltë.

Kryetari i Shkupit Mickoski duhet të dalë para qytetarëve dhe të përgjigjet: Për sa mjaltë po i dështojnë tenderët Mickoskit në qytetin e Shkupit?

[Burimi: LSDM – Komunikatë, data: 20.09.2022]

 

 

 

Kundërspin:  Pasi kryetarja e Shkupit Danela Arsovska sulmoi në konferencën për media drejtorin e atëhershëm të NP “Ujësjellësi” Zlatko Perinski, i cili u shkarkua atë ditë, më 12 shtator të këtij viti, ndodhi një “teatër” në të cilin mund të shiheshin kërcënime të pahijshme, akuza për keqpërdorime, hakmarrje, fyerje… dhe opinioni vazhdimisht bombardohet me akuza për korrupsion nga dy partitë më të mëdha në vend, LSDM në pushtet, VMRO-DPMNE opozitare, si dhe nga vetë kryetarja Arsovska. Megjithatë, shumica e këtyre komunikatave mund të shihen si spine.

Tema kryesore rreth së cilës rrotullohen këto akuza është ndërtimi i një stacioni për trajtimin e ujërave të zeza që derdhen në lumin Vardar në dalje nga Shkupi, projekt i vjetër sa një ide dhe zbatimi i të cilit duhet të jetë para fillimit, ndërsa vlera është 136 milionë euro, të cilat në pjesën më të madhe duhet të financohen nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Ky duhet të jetë një nga investimet më të mëdha të destinuara për një mjedis më të pastër në qytetin e Shkupit, por edhe në shtet në përgjithësi, dhe këto para janë të garantuara nga shteti dhe qyteti i Shkupit, ndërsa e realizon NP “Ujësjellësi”, për të cilin u nënshkruan pesë kontrata që në vitin 2019. Me konstruksionin financiar të asaj kohe sigurohen kredi nga të dyja bankat (58 milionë euro nga BERZH dhe 68 milionë nga BEI + 10 milionë grante nga BE-ja, pra nga disa shtete anëtare të BE-së).

Nga ceremonia e atëhershme e publikuar në një komunikatë për media të Ministrisë së Financave, kuptohet rëndësia e investimit, i cili do të përfshijë 9 nga 10 komunat e Shkupit, për të cilin foli drejtoresha e BERZH-it, Susan Goranson, e cila theksoi se Shkupi është një nga kryeqytetet e pakta në Evropë që nuk kanë një stacion për trajtimin e ujërave të zeza:

Projekti do ta ndryshojë këtë. Me të për herë të parë do të futen shërbimet e trajtimit të ujërave të zeza në qytetin e Shkupit dhe do të mbulojnë 9 nga 10 komunat e tij. Përveç përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e Shkupit, ndikimi i këtij projekti do të jetë shumë më i gjerë. Me të do të zvogëlohet ndotja e lumit Vardar që do të ndikojë pozitivisht në jetën e qytetarëve, në rrjedhën e lumit. Projekti gjithashtu do të rrisë rezistencën e Shkupit ndaj ndryshimeve klimatike duke forcuar sistemin e trajtimit të ujërave të zeza të qytetit në trajtimin e ngjarjeve ekstreme të motittha Goranson.

Por, pas shkarkimit të Perinskit dhe dorëheqjes apo shkarkimit të sekretarit të Qytetit të Shkupit, Gjoko Velkovski, ajo që mund të kuptohet është se e gjithë kjo po ndodh për shkak të përpjekjeve për të ndikuar në komisionet që vlerësojnë ofertën e tenderit nga aspekti teknik dhe financiar për ndërtimin e objektit.

Pra kështu, Danela Arsovska që në konferencën për media të Perinskit deklaroi se nuk është informuar nga NP “Ujësjellësi” për rrjedhën e procedurës dhe se dyshon se është bërë në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa Perinski ka pohuar krejtësisht të kundërtën dhe se ka marrë njoftim nga banka se në këtë fazë të procedurës nuk do të ishte mirë të ndërroheshin anëtarët e komisionit. Për këtë dëshmojnë titujt e thuajse të gjitha mediave në vend që atë ditë dolën në një nga grumbulluesit e lajmeve – Time.mk.

Në dy ditët e para ka pasur akuza dhe përleshje më së shumti mes Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së, pas së cilës doli edhe akuza dramatike e Arsovskës se si ajo “kapi me duar në mjaltë drejtoritë e kryetarit dinak Hristijan Mickovski” – e cila ajo duhej t’i tregonte opinionit se korrupsioni vjen nga VMRO-DPMNE. Kjo u pasua me një seri të re dorëheqjesh në ndërmarrjet publike në Shkup dhe akuza ndaj Arsovskës se ajo “sillet si fëmijë katër vjeçare” nga kryetari i Këshillit Trajko Sllaveski, gjë që e bën të qartë se projektet në Qytet dhe funksionimi i ndërmarrjeve kryesore publike që duhet të ofrojnë shërbime për qytetarët, pak a shumë janë vënë në pikëpyetje.

Nuk kaloi shumë kohë dhe partia në pushtet në nivel shtetëror, LSDM, u përfshi në akuza, por edhe në vendosjen e billbordeve nëpër qytet me fjalorin identik të përdorur nga Arsovska: “kryetar dinak” (Hristijan Mickoski), ” duart në mjaltë”, korrupsioni, etj.

Krahas kësaj, LSDM-ja filloi të publikonte të paktën dy njoftime në ditë, plus edhe ndonjë konferencë për shtyp, me tituj si “Për sa kavanoza me mjaltë Mickoski dështoi…” ose “Deri kur do të fshihet kryetari dinak Mickoski …“, etj.

 

E vërteta mund të zbulohet vetëm nga organi i autorizuar – pjesa tjetër janë spine

Përveç fjalorit të përdorur në këto sulme, i cili padyshim është në kundërshtim të plotë me një nivel të mirë kulturor në komunikimin publik me qytetarët, mund të vlerësohet se të gjitha ose pothuajse të gjitha pretendimet e deritanishme janë spine.

Arsyeja është e qartë dhe e thjeshtë. Askush, absolutisht askush, në akuzat e deritanishme nuk paraqet prova të qarta, të sakta apo konkrete, nga të cilat mund të fitohej bindje apo dyshim më i fortë se ky apo ai mund të ishte vërtet fajtor për korrupsion. I vetmi fakt i konfirmuar që qarkullon në opinion për këto dhjetë ditë është deklarata zyrtare nga BEI, e cila është përgjigje e pyetjeve të TV Telma dhe në të cilën në një pjesë thotë:

…Deri sot, Komisioni i vlerësimit, i ndihmuar nga një ekip me përvojë konsulentësh ndërkombëtarë, i ka kryer detyrat e tij në mënyrë të përkushtuar.

Monitoroi dokumentacionin e tenderit dhe kërkoi këshilla nga BEI kur ishte e nevojshme.

Përpjekjet për të rishikuar strategjinë e prokurimit pa arsyetim adekuat në këtë fazë të procesit të vlerësimit, ose mospërputhja me parimet e zbatueshme të konfidencialitetit, mund të shkaktojë vonesa të konsiderueshme në procesin e prokurimit dhe në këtë mënyrë mund të rrezikojë disponueshmërinë e fondeve….

Drejtori i shkarkuar i NP “Ujësjellësi”, Perinski këtë e interpreton si argument se ka të drejtë, por pavarësisht kësaj, publiku nuk u “nderua” nga dy palët me asgjë më shumë për të besuar se mbizotërojnë argumentet e njërës palë. Ndërkohë diçka më konkrete mund të pritet vetëm nga organet e autorizuara që kontrollojnë tenderat, policia financiare dhe prokuroria. Por, nëse ka dyshime edhe tek ata, ka autoritete të tjera, dhe jo vetëm vendase, sepse bëhet fjalë për grant europian.

Që këtu, derisa një organ i autorizuar zyrtarisht të prononcohet për atë që ka ndodhur realisht, me prova të mbështetura mirë që do të ishin në dispozicion të publikut në një procedurë transparente, çdo akuzë e mëtejshme në një drejtim apo në një tjetër nga dy partitë kryesore në vend, plus nga Arsovska, mund të vlerësohet si shtrembëruese e së vërtetës. Nga ky rrotullim i fortë, përveç të vërtetës, viktimë shumë reale mund të ishte jo vetëm stacioni i trajtimit të ujërave të zeza, por edhe i gjithë funksionimi i qytetit, si dhe reputacioni i shtetit. Së paku, BE-ja dhe bankat do të mendojnë dy herë për termocentralet e radhës në Shtip dhe Veles, si dhe në Manastir dhe Tetovë, të cilat i shpalli atëherë, në vitin 2019, nga ministri i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini.

 

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari