Kundërspin: Deklarata e Grubit në lidhje me Rezolutën është spin i paketuar me zgjuarsi

Të thuhet që BDI nuk ka asgjë kundër një rezolute në Kuvend për negociatat me Bullgarinë, sepse partia për 20 vjet ka përfaqësuar edhe interesat e shqiptarëve edhe maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve, dhe në të njëjtën kohë të kërkohet harmonizim i tekstit, në momentin kur partia e vlerësoi rezolutën si të dëmshme dhe në një kohë kur LSDM e pranoi tekstin siç u lexua nga mediat, nuk është asgjë tjetër veçse spin.

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Artan Grubi, sekretari organizativ i BDI-së dhe zv.kryeministri i parë në Qeverinë e RMV-së dha një deklaratë në lidhje me propozimin e VMRO-DPMNE-së për Rezolutë në Parlament mbi negociatat me Bullgarinë, në të cilën vërehet spin:

 

SPIN: Asgjë nuk na pengon, ne e mbështesim. BDI ka përfaqësuar interesat e shqiptarëve, maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve për 20 vjet dhe kjo është arsyeja pse sot ne jemi në NATO dhe një hap më afër BE-së. Ne vetëm kërkojmë që teksti të harmonizohet me të gjitha partitë parlamentare, e cila është një praktikë e mëparshme në miratimin e rezolutave të tilla dhe të mos jetë një pengesë shtesë në mosmarrëveshjen dypalëshe. Ne kemi deklaruar në mënyrë të përsëritur se identiteti, gjuha, kultura dhe historia janë të padiskutueshme dhe nuk mund të jenë pjesë e mosmarrëveshjeve të shekullit 21.

[Burimi: Plus Info – Grubi: Asgjë nuk na pengon … – data: 07.07.2021]

 

 

Kundërspin: Njeriu i dytë joformal i BDI-së, zv.kryeministri i parë, Artan Grubi, dha deklaratë në lidhje me fatin e Rezolutës së propozuar nga VMRO-DPMNE që duhet të miratohet nga Parlamenti për negociatat me Bullgarinë, me çka në deklaratë vërehet spin i dyfishtë:

Spin i parë është kërkesa që teksti i Rezolutës të harmonizohet me të gjitha partitë parlamentare, dhe e dyta është konteksti më i gjerë i deklaratës së Grubit, se BDI i përfaqëson interesat e shqiptarëve, maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve për 20 vjet dhe kjo është pse sot ne jemi në NATO dhe një hap më afër BE-së.

Së pari, është e pa shpjegueshme të pretendosh se BDI-së “nuk i pengon asgjë” rezoluta dhe se “e mbështesim atë“, pasi dje BDI votoi kundër rezolutës, e cila gjithashtu është vlerësuar dy herë si dokument i dëmshëm nga shefi i diplomacisë Bujar Osmani. Herën e parë më 04.07.2021, kur tha se dëmton interesat e qytetarëve dhe më 07.07.2021, kur tha se me Rezolutën mund të bëhet gabimi më i madh (“Gabimin më i madh që mund të bëjmë deri tani, nga një pozicion shtetëror i cili ka besueshmëri para botës, dikush tani ta kthejë atë në pozicion etnik“).

Spin-i në deklaratën e Grubit mund të shihet jo vetëm në ndonjë ndryshim jozyrtar të kursit të BDI-së, ose duke mbetur në të njëjtën pozitë ose të ngjashme me Osmanin rreth “tekstit që duhet të harmonizohet” (Osmani thotë se nuk duhet të imponohet nga ndonjë parti politike dhe se teksti duhet të shkruhet nga e para), por edhe për shkak se Grubi është plotësisht i vetëdijshëm se “partitë e mëdha” tashmë janë deklaruar se teksti është pak a shumë i konfirmuar.

Gjegjësisht, partia më e madhe në koalicionin qeverisës, LSDM, tashmë ka njoftuar se janë të gatshëm të pranojnë rezolutën vetëm në formën siç është deklaruar tashmë përmes mediave, të cilat e publikuan tekstin e rezolutës të ardhshme të mundshme parlamentare.

Pra, duke ditur pozicionin e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, duke pritur pozicionet precize të partive të tjera të shqiptarëve, pasi partitë e maqedonasve pak a shumë u deklaruan, BDI përfaqësohet nga Grubi si një parti që nuk ka asgjë kundër rezolutës, nuk i pengon, por kërkon harmonizim të tekstit. Gjë që nuk është gjë tjetër veçse, de fakto, në thelb i njëjti qëndrim si ai i Osmanit dhe partisë.

Kuptohet, çdo debat i mëtejshëm do të çojë në diskutime të mundshme mbi çështjet etnike ose kushtëzim (jo) parimor dhe pritje, dhe propozuesi i Rezolutës, VMRO DPMNE, tashmë po minon pozicionet për konsensus me thirrjen aspak diplomatike për BDI-në, që të votojë rezolutën. Por kjo nuk është tema e këtij kundërspini, por spin-i në deklaratën e Grubit.

Aspekti i dytë i spin-it të BDI-së është një deklaratë e përgjithshme vendimtare në nivelin e aksiomës se BDI “ka përfaqësuar interesat e shqiptarëve, maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve për 20 vjet dhe kjo është arsyeja pse sot jemi në NATO dhe një hap më pranë BE-së

BDI është subjekt politik që doli nga kuadri i ish-udhëheqjes së UÇK-së, që nxiti, filloi dhe mori pjesë në konfliktin e armatosur në 2001, në Republikën e atëhershme të Maqedonisë. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, në 2002 BDI u shfaq në skenën politike. Që atëherë, deri më sot, BDI është një parti që është vazhdimisht në pushtet. Më e afër për ta humbur pushtetin ishte në vitin 2016 kur numri i deputetëve të opozitës në elektoratin shqiptar filloi të rritet, por edhe atëherë BDI, për pak, kishte grup më të madh parlamentar.

Për të gjithë këto 19 vjet, është fakt, përmes të gjitha drejtimeve të përgjithshme politike të veprimit në Qeveri dhe Parlament, që BDI-ja në thelb është marrë me realizimin e të drejtave të shqiptarëve të parashikuara në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe të përkthyera në ndryshimet në Kushtetutën e vitit 2002, në vend se me ndonjë gjë tjetër, që do të thotë, me ndonjë interes tjetër. Në fakt, anëtarësia e partisë dhe elektoratit janë, mbi të gjitha, shqiptarë të RMV-së.

Si e bënë këtë dhe nëse kanë përfaqësuar me sukses interesat e shqiptarëve në vend është çështje tjetër, për të cilën mund të analizohen zgjidhjet themelore ligjore në zbatimin e përfaqësimit të drejtë në institucione ose përdorimin e gjuhës. Nuk ka nevojë për të hyrë në vlerësime për mënyrën e zbatimit të politikave në menaxhimin e vetëqeverisjeve lokale ku BDI ishte ose është në pushtet, dhe ku shumica e qytetarëve edhe shqiptarë edhe maqedonas dhe të tjerët janë të pakënaqur me politika të tilla, kështu që shprehin dëshirë për ndryshim të qeverisë, si, për shembull, në Gostivar, ndërsa në qeveritë e tjera të mëdha lokale BDI e mban pushtetin vetëm me ndihmën e koalicioneve me partitë e tjera të mëdha në bllokun maqedonas.

Sipas kësaj, deklarata se “BDI përfaqëson interesat e shqiptarëve, maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve për 20 vjet dhe kjo është arsyeja pse sot ne jemi në NATO dhe një hap më pranë BE-së“, nuk është asgjë tjetër veçse një frazë e zhveshur (e pa modest) politike , në të cilën, gjithashtu ka spin.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.