Kundërspin: Cinizëm është kur VMRO -DPMNE flet për gazetari të pavarur

Nuk është parimore që ushtruesi i "censurës" akuzon për "censurë". Foto: Ueb-faqja e VMRO-DPMNE.

 

Pretendimi i partisë qeverisëse, VMRO-DPMNE-së se “LSDM dhe Soros e shkatërrojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe korruptojnë gazetarët të cilët më pas u  shndërruan në robot të bindur”, jo vetëm që është spin i padiskutueshëm, por edhe cinizëm dhe ofendim për mendjen e shëndosh. Mjafton që të shihet një raport i vetëm i OKB-së nga viti 2014.

Shkruan: Teofil Bllazhevski

VMRO-DPMNE deklaroi që (12.01.2017) ka filluar procesin e “desorosizimit”, përgjatë të cilës në një pjesë përmend edhe gazetarinë, të cilën e vlerësojmë si spin:

Spin: LSDM dhe Soros punojnë në vazhdimësi në shkatërrimin e sektorit civil dhe iniciativave, si dhe në pavarësinë e gazetarisë në Republikën e Maqedonisë…LSDM dhe Soros sistematikisht korruptojnë gazetarët dhe mediumet, duke krijuar prej tyre robotë të dëgjueshëm të cilët ushqehen nga grandet që pa asnjë fjalë kryejnë detyrat ti cilat u caktohen…


Kundërspin: Në një breshëri sulmesh mbi sektorin civil dhe gazetarinë të cilin e vlerëson si “Sorosoid3”,, dhe gjë që u bë e dituar në Shpalljen e VMRO DPMNE-së të lexuar para Komisionit Shtetëror Zgjedhor (17.12.2016), partia ditën e Mërkurë (12.01.2017), dha deklaratë, në të cilën ashpër shtrembëron të vërtetën dhe spinon në pjesën e gazetarisë në vend.

Fajin për gjendjen e keqe të gazetarisë, veçanërisht për mosekzistencën e “gazetarisë së pavarur”, VMRO-DPMNE e hedh mbi LSDM-në dhe mbi Sorosin. Po ashtu, partia deklaron që  LSDM dhe SOROS, “sistematikisht i ka korruptuar gazetarët dhe mediumet, si dhe prej tyre ka krijuar robotë të dëgjueshëm”.

Pa pasur qëllim që të hyjmë në atë se sa para dhe ndikim ka LSDM dhe Soros që t’ia bëjnë këtë gazetarisë dhe gazetarëve, sepse fundja shumë herë është shkruar për atë temë, dhe duke mos hyrë në vlerësimet e gazetarisë dhe gazetarëve në kohën kur LSDM ka qenë pjesë e qeverisë ekzekutive, por vetëm që të kujtojmë disa fakte kyçe për dhjetë vitet e fundit, që kur qeveria ekzekutive është në duart e VMRO DPMNE-së.

 

VMRO-DPMNE MBULON GAZETARINË

Paraqitja e klimës shkatërruese për lirinë e fjalës dhe për gazetarinë profesionale, është regjistruar që në fillimet e qeverisjes së VMRO DPMNE-së në vitin 2007, vitin 2008 dhe vitin 2009.  Gazetarët dhe kolegët e “Utrinski vesnik”. nga “Dnevnik”, e gazetës “Vest”, “Vreme” dhe “Shpic”, “Fokus”…, shumë mirë i mbajnë mend mospërputhjet e zëshme të lideri të partisë Nikolla Gruevski ndaj teksteve të publikuara në këto mediume, dhe veçanërisht në një moment, Gruevski bën thirrje të opinioni të mos besojnë në gjithçka që është publikuar në njërën prej gazetave. Po ashtu, i mbajnë mend dhe ndërhyrjet në politikën redaktuese dhe zgjedhjen e kuadrit,veçanërisht në një pjesë të këtyre gazetave ( si për shembull RTVM).

Në vitin 2011, u shua edhe televizioni më i shikuar dhe që ka gëzuar besim, TV A1. Nën maskën e luftë së krimit financiar të Velija Ramkovskit, me dhunë, me polici speciale u ndërpre programi i televizionit, ndërsa me masat e ndërmarra më vonë të autoriteteve gjyqësore, financiare dhe rregullative, u mbyll televizioni dhe tre gazetat ditore të cilat shtypeshin nga ky grup. Qindra gazetarë mbetën ma punë.

Menjëherë pas këtij hapi startoi edhe operacioni tjetër, marrja e kontrollit mbi televizionet kombëtare private, përmes investimit të miliona dhe miliona euro nga parat e buxhetit nën maskën e reklamave qeveritare ose parave për incizim të produksioneve muzikore, dokumentare dhe artistike me prejardhje vendore. Shuma e këtyre para në vitet e qeverisjes së pandërprerë asnjëherë nuk u tregua, por vetëm për vitin 2012, vitin 2013, dhe një pjesë e 2014, kur qeveria u detyrua që të deklarojë disa numra, bëhej fjalë për 18 milion euro. Hetimet e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë nga dhjetori i vitit 2014 edhe pse për periudhë të shkurtër, vetëm se i vërtetoi shumat e mëdha.

Përgjatë qeverisjes, përmes biznesmenëve të afërt, filluan dhe investimet e drejtpërdrejta në strukturën e mediumeve nën pronësi. Ashtu që, u ble edhe biznesi më i madh i ngelur në pjesën e gazetarisë së shkruar, kompania MPM, ndërsa te televizionet marrëveshja më e madhe ishte me TV Alfa, si dhe krijimin i serive të reja të televizioneve rajonale ose kabllovik, përgjatë të cilës një pjesë e tyre pretendojnë edhe për koncesionin kombëtar.

Paralelisht  me ndihmën e kompanive nga Belize, që në fazën e hershme të qeverisjes formuan edhe mediume nga sektori on-line, pas së cilët u krijua e ashtu quajtura “gazetari e kuririt”.

Kjo “gazetari” njihet mjaftë për atë se pa argumente sulmojnë personat publik dhe institucionet të cilat nuk janë në linjë me mendimin e pagabuar qeveritar, ndërsa më pas, teksti i njëjtë me shkronja të shkruara gabimisht dhe me presje në vend të gabuar, transmetohen në dhjetëra mediume on-line dhe elektronike, që ditën e ardhshme të del edhe në mediumet  e shtypura nën kontroll të tyre…Kaq për sa i përket kronologjisë.

 

VMRO-DPMSNE KONTROLLON TELEVIZIONET

Ndikimi të madh në informimin e qytetarëve të RM-së kanë televizionet me rreth 80%, më pas interneti, edhe krejt në fund edhe një përqindje e vogël e gazetarisë së shtypur dhe radiot. Këtë e kanë treguar edhe hetimet nga profesionistët për gjendjen e mediumeve në Maqedoni, duke përfshirë edhe hetimet e agjencive të marketingut, por dhe Agjencinë për Mediume Audio dhe Audio-Vizuale.

Duke pas parasysh këtë, nga pesë televizione private me koncesion kombëtar, VMRO-DPMNE dhe BDI kontrollojnë 4 prej tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, Shërbimin Publik,  prandaj pakuptimta të gjithë argumentet për atë se kush qeverisë dhe kush prish “gazetarinë e pavarur”. Partia qeverisëse drejtpërdrejt ose tërthorazi kontrollon rrjedhën e informacioneve deri te 80% të qytetarëve të RM-së, përfshirë këtu rregullativën e mediumeve..

Megjithatë, dëgjoni disa prej bisedave telefonike të cilat i publikoi opozita dhe do ta keni më të qartë.

 

JO VETËM SEKTORI JOQEVERITAR EDHE OKB KRITIKON QEVERINË

Për gjendjen e lirisë së fjalës dhe mediumeve në RM, për arë se kush është fajtor dhe përse është në gjendjen e tanishme, mund të shqyrtojmë dhjetëra raporte relevante nga organizata ndërkombëtare me ndikim dhe me vlerë ose të institucioneve. Duke filluar nga organizatat profesionale, përmes organizatave joqeveritare, deri te institucionet siç janë OSBE ose Unioni Evropian.

Por, të gjitha këto për qeverinë e VMRO-së nuk janë relevante (ose janë OJQ ndërkombëtare të sorosit, ose janë agjentë të huaj ose të paguar, ose janë të parëndësishme sepse kanë ardhur nga BE e cila nuk ka pasur qëllim që të na pranojë për shkak të Greqisë, prandaj krijon probleme me mediumet), ne do t’i referohemi vetëm një raporti, të cilin, edhe kjo qeveri e pranon si relevant.

Bëhet fjalë për raportin e Kombeve të Bashkuara, më saktë Raportuesi Special për Promocion dhe mbrojtja e të drejtave të lirisë së mendimit dhe të shprehurit, i cili të gjithë raportet i dërgon deri te Komisioni për të drejtat e njeriut të OKB-së në Gjenevë, deri te Kuvendi i Përgjithshëm i OKB-së dhe deri te Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Raporti për Maqedoninë është i përgatitur dhe miratuar në prill të vitit 2014, ndërsa u nënshkrua nga Raportuesi i atëhershëm Special Frank La Ru, njeri me reputacion ndërkombëtar, ndërsa e nënshkroi Raportuesi special i mendimit dhe të shprehurit.

Në raport, gjendja e lirisë së të shprehurit, lirisë së mediumeve ose realitetin e përgjithshëm mediatik është përshkruar me tone shqetësuese, ndërsa faji është drejtuar kah qeveria e RM-së dhe institucioneve të tjera, me të cilat udhëheq VMRO-DPMNE dhe BDI. Raportin e përgjithshëm mund ta lexoni në këtë link, ndërsa pjesë të shkurtra tij i publikuan edhe mediumet në vend dhe në perëndim.

Prej këtu, pretendimin e partisë qeverisëse, VMRO-DPMNE-së se LSDM dhe Soros shkatërrojnë pavarësinë e gazetarisë, dhe se i korruptojnë gazetarët të cilët më pas shndërrohen në robotë të bindur, jo vetëm që është spin i padiskutueshëm, por edhe cinizëm dhe ofendim për mendjen e shëndosh.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.