Kundërspin: Çdo funksionar, edhe Bekteshi mund të ndikojë në punësimin e familjarëve

Kreshnik Bekteshi, ministër. Foto: META

Deklarata e Bekteshit se nuk ka mundësi të ndikojë për punësim është spin. Nëse ka ndikuar ose jo, këtë opinioni nuk e di. Çështja është serioze dhe çdo rast duhet të shqyrtohet veçmas, pikërisht këtë e njoftoi Komisioni për Antikorrupsion

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Deklaratat e Ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në lidhje me motrën e tij të punësuar në MEPSO, e vlerësojmë si shtrembërim të së vërtetës, gjegjësisht spin.

Spin: Unë nuk ka mundësi të ndikojë në punësimet në ELEM ose në MEPSO, nën ndikimin e Ministrisë së Ekonomisë janë vetëm resurset enegjetike. Të tjerat kompani energjetike nuk janë nën kompetenca të ministrisë. MEPSO është nën kompetenca të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa ELEM nën kompetencat e Qeverisë

[Burim: Shtypi i Lirë– Deklarata e Bektesh-it – data: 20.02.2019]

KUNDËRSPIN:

Ministri i Ekonomisë në Qeverinë e RMV-së, Kreshnik Bekteshi, i pyetur nga gazetarët nëse do të ndikojë mbi motrën e tij, e cila para disa muajsh është punësuar në kompaninë shtetërore për përçimin e energjisë elektrike MEPSO të jep dorëheqje, dha disa deklaratat, prej të cilave njëra është e vërtetë e shtrembëruara, gjegjësisht spin.

Në këtë fluks të madh, por edhe “gjueti” të punësimeve joekzistente, në veçanti në administratën publike ose në kompanitë shtetërore që kanë të ardhura mbi mesataren në administratën publike, është tërësisht e pritur që opinioni i sensibilizuar të parashtrojë pyetje. Një prej pyetjeve ju parashtrua Bekteshit, ndërsa ai në deklaratë pretendon se nuk ka pasur mundësi të ndikojë rreth punësimit.

Kjo deklaratë nuk ka përse të trajtohet në veçanti, për atë se gjithçka është e qartë, se çdo funksionarë i zgjedhur ose i emëruara, në veçanti funksionarë i lartë, ka mundësi të ndikojë në disa punë, përfshirë këtu edhe punësimet të më të afërmve. MEPSO, nuk është nën kompetenca të drejtpërdrejta të Bekteshit, jodrejtpërdrejtë po, për atë se edhe energjia elektrike dhe gjithçka çka lidhjet me të, prodhimi dhe distribuimi, në përgjithësi hyjnë nën kompetencat e ekonomisë.

Por, edhe sikur të mos jetë kështu, si funksionar i lartë, ai ka mundur drejtpërdrejtë ose nëpërmjet një personi të tretë të ndikojë mbi udhëheqësinë e MEPSO-s, që motra e tij të pranohet në punë.

Kuptohet se kjo nuk do të thotë se Bekteshi ka ndikuar. Ndoshta ai në të vërtetë nuk ka ndikuar, prej ku edhe vjen deklarata e tij se nuk ndjen përgjegjësi morale. Njëjtë sikurse është e vërtetë dhe deklarata e tij se motra është person i rritur që jeton me familjen e saj të formuar dhe se pyetja i është drejtuar gabimisht atij.

Çështja, bëhet edhe më e ndërlikuar që të bëhet çështje ditore. Nisur prej aty, ndoshta duhet të që të lihet Komisionit për Antikorrupsion t’i shqyrtojë çështjet e këtyre rasteve siç edhe njoftuan në fillimin e punëve të tyre. Këto pyetje janë rregulluar me Ligjin për parandalim të përplasjes së interesave, i cili do të vlente gjatë kohës kur është punësuar edhe motra e ministrit Bekteshi, edhe pse tani kemi Ligj të ri për ndalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave.

Këtë e sugjerojnë edhe ekspertët. Profesori Dragan Gocevski nga Fakulteti Juridik në Shkup, Justiniani i Parë, së fundmi në emisionin Otvoreno në TV 24 u shpreh se çdo rast është rast më vete dhe nuk duhet të arrihen përfundime të përgjithshme:

Fëmijët e funksionarëve, edhe pse të gjithë kanë mundësi të njëjta të punësohen në tregun e punës..Së pari duhet të flasim nëse ekziston procedurë për punësim…nëse ekziston ajo procedura a është e drejtë ose jo, a ka shkuar përmes shpalljes publike me kriteret e dhëna, normat, kushtet, nëse ekziston një vend i tillë i punës…nëse është njoftuar për vendin e punës për të cilin pjesa më e madhe e të interesuarve potencial të vijë deri te ai informacion, dhe nëse ajo do të jetë e mjaftueshme që të mund të dorëzohen dokumentet, më pas nëse janë kontrolluar kualifikimet të atyre që kanë konkurruar, nëse të gjithë kanë marr të njëjtin tip të pyetjeve për nga vështirësia…dhe në fund kush është i zgjedhuri. Nëse i zgjedhuri ishe më i përshtatshmi, nëse edhe është fëmijë i vet kryeministrit. Nëse sipas këtyre filterëve del se i posedon kualifikimet, nuk duhet të lihet anash…Por, duhet të ketë proces transparent…(prej minutës së 35 deri në minutën e 7 në video).

Se duhet pasur kujdes, i referohemi rastit të deputetit Goran Misovski. Djali është paraqitur në konkurs, të publikuar nga Agjencia për mbikëqyrje të sigurimeve, ku është punësuar me marrëveshje 12 mujore. Sot mediumet transmetuan se djali ka dhënë dorëheqje, “duke ndjerë përgjegjësi morale dhe nën shtypjen e madh të opinioni”, edhe pse de fakto, si i vetëm i paraqitur në konkursin me kualifikimet e tilla, gjithçka duhet në rregull. Por, në njoftimin në FB, Hristijan Misovki, paralajmëron për “shtypje dhe histeri”…Sepse babai i tij nuk është funksionarë i zgjedhur dje, por prej shumë kohësh.

Të përfundojmë, deklarata e Bekteshit se nuk ka ndjerë përgjegjësi morale t’i bëj thirrje motrës së tij të jep dorëheqje, ndoshta është në rregull, ndoshta jo, ndoshta është shtypja e lartë e opinioni, por pas pyetjes nëse ka mund të ndikojë në punësimin e saj, përgjigja është e qartë – gjithsesi se po. Prandaj edhe pretendimin e tij se nuk ka mund të ndikojë për atë se MEPSO nuk është në resorin e tij, e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.