Kundërspin: Bumin investues dhe spiunët i sheh vetëm qeveria!

 

Për atë se si është fotografia reale dhe sa dobi ka Maqedonia nga “bumi investues” mjaftueshëm tregojnë rezultatet e hulumtimit të Qendrën për analiza ekonomike (të publikuar në shkurt të vitit 2016), sipas të cilave një vend i ri i punës në kompanitë e huaja të cilat gjenden në zonat  teknologjike-industriale shtetit i kushton 21.000 euro

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

 

Në konventën të cilën e mbajtën në “Metropolis arena” në Shkup me 12 nëntor të vitit 2016, në të cilën u prezantuan listat e kandidatëve të koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” të udhëhequr nga VMRO DPMNE në zgjedhjet parlamentare, Antonio Miloshoski, bartësi i listët në njësinë e 5-të zgjedhore, dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si spin politik:

Spin: VMRO DPMNE është këtu për të fituar dhe të ketë shumicë absolute në Kuvendin e Maqedonisë. Duam shtet të qëndrueshëm, shtet i cili do të përparojë dhe nuk jemi këtu që të krijojmë kriza të reja politike, jemi këtu që të fitojmë dhe të hapim vendet e reja të punës, të sjellim investime të reja të huaja. Zotëri Zaev le të sjellë shërbime të reja të inteligjencës dhe spiunë të ri, ne do të sjellim investime të reja

 [Burime: VMRO-DPMNE, Data: 12.11.2016]

Kundërspin: Duke biseduar në Konventën e VMRO DPMNE-së dhe të koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, Antonio Miloshoski shfrytëzojë mundësinë që me rastin e zgjedhjeve edhe një herë të shpalos përkushtimin e partisë së tij në “tërheqjen e investimeve të huaja dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, ndërsa njëkohësisht liderin e LSDM-së, Zoran Zaevin, të paraqes si armik shtetëror, tradhtar, i cili punon për interesat e huaja.

Së pari tregimin e bumit investues të cilin partia qeverisëse pa pushim E shtynë këto vite, duke krijuar në opinion fotografi se kjo strukturë politike punon pa ndalë për “progresin ekonomik në shtet”. Ç’farë, në të vërtetë, ka nën sipërfaqen e mitit të investimeve të huaja dhe nëse me të vërtetë qytetarët e ndjejnë përfitimin e “rilindjes ekonomike”?

Në shkurt të vitit 2016, mediumet duke iu thirrur të dhënave të BPRP-së për dhjetë muajt e parë të viti të kaluar, publikuan se Maqedonia është e fundit në rajon në fluksin e investimeve të huaja, para së gjithash, pas: Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bonja dhe Hercegovinës.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore në RM (BPRM)  në nëntor të vitit 2015 në Maqedoni kanë hyrë investime të huaja me vlerë prej 142 milion eurosh që janë më pak për 32 milion euro ose për 18,5 % më pak në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

 Bilanci në shtator dhe nëntor ka qenë edhe negativ kur janë tërhequr 21 gjegjësisht 24 milion, ndërsa në tetor ka qenë pozitiv kur kanë hyrë 53 milion euro. 

Parë në vite, Maqedonisë më së miri i ka shkuar në vitin 2007 kur kanë hyrë 506 milion euro. Në vitin 2008 kanë hyrë 400 milion. Por, pas krizës botërore ekonomike ka pasur rënie – në vitin 2009 investimet kanë qenë 145, në vitin 2010 161, në vitin 2011 344, më 2012 111 milion, në vitin 2013 252 milion, në vitin 2014 205 milion. 

Për atë se si është fotografia reale dhe çfarë dobie ka Maqedonia nga “bumi investues” mjaftueshëm flasin rezultate nga hulumtimet e Qendrës për analiza ekonomike, në korniza të projektit “Dialogje për vizion” (të publikuar në shtator të vitit 2016), sipas të cilave një vend i ri i hapur i punës në kompanitë e huaja të cilat gjenden në zonat industriale të zhvilluara (ZTKZH), shtetit i kushtojnë 21.000 euro. Ndihma shtetërore në kompanitë e huaja, përsëri prej 2007 deri në 2014 në forma si subvencione të drejtpërdrejta, grande, lirim prej tatimi ka arritur vlerën prej 56,58 milion eurosh.

Ndihma që shteti jua jep kompanive të huaja është një e dhënë jotransparente dhe një numër tillë nuk mund që të jetë. Por, shumën prej 56,58 milion eurosh e marrim duke u nisur prej analizës financiare të raporteve të kompanive. Varësisht nga lartësia e investimit të huaj, ajo ndihmë do të lëviz prej 7 deri në 41 përqind. Një vend i ri i punës në kompanitë e huaja në ZTIZH, shtetit i kushton 21.000 euro (Vesna Garvanlieva – qendra për analiza ekonomike). 

Analiza e bazuar në të dhënat e Entit shtetëror statistikor (ESHS) dhe i Këshillit të investitorëve të huaj pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë (ODM) tregon se paga në zonat e lira mesatarisht është me e vogël për 100 në raport me pranimin e tyre jashtë saj.

Sipas ESHS-së paga mesatare në Maqedoni në nëntor të vitit 2015 ka qenë 22.000 denar, ndërsa në industrinë prodhuese e cila qeverisë në zonat ka qenë 17.555 denarë. Nga ana tjetër, sipas Odës Ekonomike në Maqedoni (OEM) paga mesatare te investitorët e huaj është 16,143 denarë nëse përjashtohen pagat e menaxherëve dhe udhëheqësve.

Gjithë kësaj duhet t’i shtohet edhe se kompanitë në zonat industriale për 10 vite janë të liruar nga përfitimi personal dhe tatimi, TVSH-ja, ndërsa janë të liruar edhe nga dogana.

Në lidhje me filmin inteligjencë-spiunim me Zaevin në rolin kryesorë, partia qeverisëse duhet më në fund t’ia shpalos opinionit se kush janë spiunët, të cilët, kushtimisht, i sjellë Zaev.

Në rastin “Puç”, të cilin e zbardhi vet lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, para publikimit të bombave (31 janar i vitit 2015), , të cilin partia qeverisëse aq shpesh e (keq)përdorën , lideri i LSDM-së Zoran Zaev është i akuzuari i katërt, por jo për spiunim, por për “dhunë ndaj përfaqësueseve të organeve të larta shtetërore”, gjë që është totalisht e kundërta e asaj.

Para dy javëve (01.11.2016). përsëri, seanca për këtë rast u shty për kohë të pacaktuar, ndërsa prokurorja speciale publike Katica Janeva akuzoi Gjykatën se për një vit manipulojnë opinionin dhe zvarritin gjykimin. Avokati i Zaev atëherë reagoi se përse Gjykata nuk e ka thirrur si dëshmitarë Gruevski për seancën e caktuar. Në intervistën e fundit për javoren “Fokus”, Zaev, pretendon se përgjimet janë bërë me urdhrin e qeverisë, dhe jo për shkak të shërbimeve të huaja. Interesante ka qenë, gati sa ditë pas intervistës nuk ka asnjë reagim nga partia qeverisëse.

Kështu që, thirrja e sforcuar të Milloshoskit në konventën partiake që Zaev “sjellë shërbim inteligjentë të ri dhe spiunë”, nuk është asgjë tjetër përveç se spin politik i dhënë në funksion të llogarive politike.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.