Kundërspin: Banori i arrestuar i Strumicës nuk mund të jetë provë e një skenari për ndejzen e zjarreve

Gënjeshtrat dhe përhapja e të pavërtetave për zjarret nga dy partitë më të mëdha në bllokun maqedonas nuk duket se do të ndalen. VMRO-DPMNE po përdor motive kriminale në një individ për të vërtetuar se LSDM po ndez sistematikisht zjarre në vend, ndërsa LSDM po gënjen përsëri për 20 përqind të territorit të djegur…

 

Shkruan: Teofil Blazevski

VMRO-DPMNE në pushtet dhe LSDM në opozitë kanë lëshuar dy qëndrime/deklarata komunikimi në të cilat përsëri shtrembërojnë dhe paraqesin gjysmë të vërteta dhe të pavërteta në lidhje me zjarret. Deputeti Mile Levkov, duke përdorur një akt kriminal në Strumicë, lëshoi një deklaratë në të cilën mund të dallohet spin:

M. Levkov: Në periudhën e kaluar, kemi thënë se një pjesë e madhe e zjarreve në të gjithë vendin janë shkaktuar nga struktura të afërta me LSDM-në, dhe sot kemi prova. Policia ka arrestuar personin A.N., shoferin e Zoran Zaevit, për zjarrvënie të qëllimshme.

Fakti që shoferi i Zaevit i ka vënë zjarret ngre pyetjen se cila është përfshirja e Venko Filipçes personalisht, duke ditur afërsinë dhe lidhjen e tyre?

A ka ndonjë grup të organizuar brenda LSDM-së për vënien e zjarreve dhe shkaktimin e kaosit në vend? Nëse një person nga rrethi më i ngushtë i Zaevit vë zjarre, atëherë lind pyetja jo vetëm nëse, por edhe sa prej tyre janë pjesë e një strukture dhe rrjeti të organizuar zjarrvënësish?…

[Burimi: VMRO-DPMNE– M.Levkov /press– data: 29.07.2025]

 

Kundërspin: Pretendimi i deputetit të VMRO-DPMNE-së, Mile Levkov, se arrestimi i personit A.N. nga Strumica, i cili u kap duke vënë zjarr në zonën e fshatit Vodoçë, është provë e ekzistencës së një grupi të organizuar zjarrvënës brenda LSDM-së me dy qëllime, është shtrembërim i së vërtetës, përkatësisht spin.

Partia ka kohë që e promovon publikisht tezën se pas zjarreve ka shumë të ngjarë të qëndrojnë “zjarrvënësit” dhe “nekrofilët” nga LSDM-ja, ndërsa dje deputeti Levkov tha se ata kanë prova për pohimin e tyre (“Në periudhën e kaluar, ne kemi thënë se një pjesë e madhe e zjarreve në të gjithë vendin janë shkaktuar nga struktura të afërta me LSDM-në, dhe sot kemi prova”). Por çfarë provash kanë ata në parti? Publiku mund të gjykojë vetëm sipas asaj që është paraqitur nga institucionet përkatëse, dhe në këtë rast, është Prokuroria Publike. Dhe gjetjet e Prokurorisë, nga ana tjetër, tregojnë për një rast të izoluar të një vepre penale që shkaktoi një rrezik të përgjithshëm:

…I dyshuari dje pasdite, nëpërmjet një rrjeti social, kërcënoi një person nga Strumica se do t’i digjte shtëpinë e tij verore, dhe më pas u përpoq t’i zbatonte kërcënimet.

Në vendndodhjen e Digës së Vodoçës, ai u përpoq të ndizte zjarr dhe të shkaktonte dëme të mëdha materiale. Me një pishtar të ndezur të bërë nga letra dhe tekstili, ai i vuri flakën trarëve të tendës, të cilat filluan të dilnin tym dhe të digjeshin. Duke vepruar kështu, ai shkaktoi rrezik zjarri jo vetëm për ndërtesën, por edhe për disa shtëpi të tjera verore dhe për bimësinë me kërcell të ulët dhe të lartë në afërsi… thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Bëhet fjalë për fillimin e një procedure hetimore, dhe personi është në paraburgim me kërkesë të Prokurorisë Publike të Strumicës për shkak të rrezikut të arratisjes.

Nga kjo deklaratë, mund të konkludohet se personi i arrestuar, i cili punonte në Komunën e Strumicës, me të vërtetë ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe me aktin e tij ka djegur disa shtëpiza të tjera dhe bimësi me kërcell të ulët dhe të lartë në afërsi të menjëhershme. Megjithatë, pasi më parë ka kërcënuar në rrjetet sociale, dhe më pas e ka zbatuar kërcënimin, ai ka vënë flakën në trarë të një shtëpize specifike të një pronari specifik, me të cilin ka shumë të ngjarë të ketë pasur marrëdhënie të pazgjidhura, të cilat mund të jenë edhe të natyrës kriminale.

Prandaj, kur Levkov thotë se arrestimi i këtij personi është dëshmi se struktura të afërta me LSDM-në ndezin zjarre në mënyrë të organizuar nëpër shtet, me qëllim që të tregojnë se pushteti është i paaftë, kjo është shtrembërim i së vërtetës, pra një spin. Së pari, nuk mundet që personi i arrestuar, për të cilin ish-kryeministri Zoran Zaev pretendon se kurrë nuk ka qenë shofer apo truprojw e tij, por i punësuar si roje në komunë, të përdoret si dëshmi se ai është pjesë e ndonjë strukture të organizuar që shkakton zjarrvënie. Së dyti, dhe ndoshta më kryesorja: kush (me mendje të shëndoshë) nga ndonjë grup i organizuar zjarrvënës, do të paralajmëronte në rrjetet sociale se do të digjte një shtëpi pushimi – dhe më pas ta bënte vërtet? Partia dhe deputeti Levkov ndoshta kanë prova të tjera, por për këtë që po pretendojnë, duket si shtrembërim i së vërtetës.

 

LSDM-ja bën dredhi rreth shkaqeve dhe pasojave të zjarreve

Për të mos mbetur pas, LDSM, në përgjigje të njoftimit për shtyp të Levkovit, përsëriti rrëfimin rreth 20 përqindëshit të Maqedonisë së djegur:

…Fajtorët e vetëm për zjarret janë VMRO-DPMNE dhe Mickoski, të cilët janë të paaftë.

Mbi 20% e territorit të vendit është djegur. Nuk ka automjete të reja, as pajisje, as zjarrfikës, as aeroplanë. Ka vetëm gënjeshtra, konferenca për shtyp dhe udhëtime luksoze (pjesë e një deklarate nga LSDM).

Së pari, spekulimi është se të vetmit fajtorë për zjarret janë partia në pushtet dhe kryeministri i paaftë, sepse logjikisht, rrjedh se ata po i vënë zjarret e tyre. Bazuar në statistika, pas një numri të madh zjarresh të hapura qëndron faktori njerëzor, ose më saktë, një faktor njerëzor, qoftë pakujdesi apo zjarrvënie e qëllimshme, dhe pjesa tjetër është për shkak të ndryshimeve klimatike dhe një pjesë e vogël është për shkak të faktorëve të tretë të paparashikuar. Në fund të fundit, zjarre me gjithnjë e më pak dëme kanë ndodhur çdo vit, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në botë.

Sa i përket faktit që 20 përqind e territorit të vendit është djegur, bazuar në shifrat mbi sipërfaqen pyjore dhe kullotat dhe në vlerësimet nga një organ evropian për zjarret në pyje, Vërtetmatësi ka bërë një rishikim në të cilin përcaktohet se shifrat janë larg realitetit, megjithëse çdo dëm është i madh dhe deri në fund të këtij viti do të jetë mbi mesataren shumëvjeçare.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.