Kundërspin: Anti evropiani Gruevski të mos kërkoj BE-në
Оној кој со својата политика најмалку во последните 8 години нè оддалечи од ЕУ и НАТО, сега не би требало да повикува на итно отворање на портите. Многу од Копенхашките критериуми, веќе се урнати, токму од Груевски
Ai i cili me politikën e vet më së paku në 8 vite na largoi nga BE dhe NATO, tani nuk duhet që të thërret hapje urgjente të dyerve të BE-së dhe integrim në NATO. Shumë kritere të Kopenhagës, tashmë janë rrënuar, pikërisht nga Gruevski
Shkruan: Teofil Bllazhevski
Lideri i opozitës Nikolla Gruevski dha deklaratë në lidhje me pozicionet euro-atlantike të Maqedonisë në të cilën gjejmë një shtrembërim të së vërtetës ose spin:
Spin: T’i dërgohet ftesë Maqedonisë për anëtarësim në NATO menjëherë, këtë vit të fillojnë edhe bisedimet për anëtarësim në BE. Kjo do të sjell forcë të re, energji të re dhe besojë se shumë procese negative të cilat kanë ndodhur në periudhën e kaluar nuk do të ndodhin si në 2008, kur i përmbushëm kushtet për anëtarësim në NATO, morëm ftesë dhe kur në vitin 2009 Komisioni evropian për herë të parë tha se i përmbushim kushtet që të fillojmë me bisedimet dhe i filluam, punët do të shkonin në drejtim të mirë..
[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb-faqja, data: 25.05.2017]
Kundërspin: Nikolla Gruevski personi i cili ka qenë në krye të Maqedonisë dhe ka dominuar jo vetëm në qeverinë ekzekutive, por edhe me qeveritë tjera ndihmëse, duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarit kërkoi nga BE dhe NATO që t’ia hapin portat Maqedonisë dhe të fillojnë bisedimet prej fillimit, gjegjësisht Maqedonia të bëhet anëtare në Nato.
Shikuar thellësisht, jashtë konceptit kohë dhe hapësirë, nuk ka qytetarë Maqedonie i cili nuk do të mbështeste këtë deklaratë. Por, shikuar në kohë prapa dhe të të gjithë politikat e udhëhequra nga Gruevski dhe partive të koalicionit, duke krahasuar edhe Republikën e Maqedonisë dhe rajonin, është më se e qartë se bëhet fjalë për një deklaratë jokonsekuente nga ish kryeministrit.
PËRFSHIRJE ME DHUNË NË HISTORI
Është e vërtetë se Republika e Greqisë vendoi veto për hyrje ne NATO në Bukuresht të vitit 2008, edhe pse Maqedonia u pajtua që të hyjë me emrin Republika e Maqedonisë (Shkup). Por, e vërteta është se pas saj pason deklarata se ftesa për vendin është e hapur, që në momentin kur do të arrijmë ndonjë zgjedhje me Greqinë. Kjo është një politik joparimore edhe sipas rezolutës së OKB-së dhe sipas gjykimit të gjykatës ndërkombëtar të Hagës ntq viti 2011, Greqia nuk ka të drejtë që të pengojë Maqedoninë që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare nën referencën e vitit 1993.
Por, e njëjta Greqi në dhjetor të vitit 2015 u pajtua që Republika e Maqedonisë të fillojë paranegociata për në BE dhe të merr statusin kandidat, Çfarë pas marrjes së qeverisë së VMRO-DPMNE-së në vitin 2006, gjashtë muaj pas kësaj ngjarje?
Riemërimi i aeroportit Petrovec në “Aleksandri i Madh” në dhjetor të vitit 2006, nuk besoj se është hap i cili drejtpërdrejtë ka irrituar Greqinë që të vendos veto për anëtarësim në NATO në vitin 2008, por gjithsesi nuk është një hap i cili do të linte gjakftohtë elitën politike në Athin. Më pas (viti 2008 pas samitit të NATO) vazhduan emërimi i autostradës nga Tabanovci deri në Bogorodice në “Aleksandri i Madh” , pastaj emërimi i Stadiumit të qytetit në Arena “Filipi i dytë”, pastaj “Ushtari në kalë” etj. Edhe nga perspektiva e atëhershme, politika e Gruevskit ishte e theksim i panevojshëm i çështjeve për të cilat historia ende ka debate – nëse qytetarët e RM-së kanë rrënjë dominante sllave ose antike. Edhe pse emrat e personazheve të historisë janë trashëgimi e përgjithshme historike, me përshtatjen e tyre në periudhë të shkurtër, Gruevski si bartës i asaj politike bëri ndërhyrje në histori, dhe nuk nxiti vetëm raporte kontroverse me Greqinë, por edhe debat serioz për ndarjen e qytetarëve të vendt.
NDARJE, PALIGJSHMËRI, PAPËRGJEGJSHMËRI
Pikërisht nga ajo periudhë fillojnë ndarjet rrënjësore politike, pas asaj keqpërdorimi dhe mos dhënia llogari, e cila çoi deri në shmangien nga drejtësia e të gjithë sistemit demokratik dhe ligjor, ngecje në zhvillimin e shtetit, që të vijmë në këtë derexhe të sotme. Tani duhet që të fillohet nga poshtë, që të kthehen në funksion disa, të a.q. “kritere të Kopenhagës“, që të mund të fillojmë bisedimet për anëtarësim në BE.
Vet Unioni Evropian pranoi se drejtpërdrejtë ose jo, ka faj në ndonjë pjesë, me atë që nga viti 2009 deri në vitin 2012 kanë propozuar raporte në të cilat “vendi është në progres” dhe kemi marr propozime për fillim të bisedimeve. Por, tashmë në raportin e vitit 2013, edhe pse kishte përsëri propozime për bisedime, për herë të parë shënohet ajo çka ndodhi në “Të hënën e zezë”, me 24.12.2012, kur deputetët e opozitës ishin larguar brutalisht nga Kuvendi.
Kjo, përsëri ndodhi, me mbylljen brutale të TV A1 dhe serisë së gazetave të shtypura nga i njëjti pronar (Velija Ramovski) në vitin 2011.
Këto vite në rikthim pas (2008/2011/2012) Republika e Maqedonisë ka lëvizur gjatë gjithë kohë mbrapsht në dy aspekte – liria e medieve dhe e shprehjes, liritë bazë të të drejtave të njeriut dhe sundimi i të drejtës. Politikën të cilat u promovuan nga Nikolla Gruevski, dhe padyshim ai është fajtor për këtë gjendje. Nëse nuk ka media të lira dhe nëse ka problem me lirinë e të shprehurit nuk ka shanse që të bëhet fjalë për rend demokratik. Nëse ka ndërhyrje në gjyqësorë, prokurori, polici, nëse ka institucione të partizuara dhe të korruptuara, nuk ka gjasa që të flitet për lirit e njeriu dhe te drejtat e qytetarëve, thënë troç, në shtet në të cilin sundon e drejta.
Ajo periudhë rezultoi më krizën prej 2014/2015/2016 dhe deri me 27 prill të vitit 2017, deri në të “Enjten e përgjakshme” dhe rrahjen e deputetëve. Refuzimi që të bëhet transferimi i qetë i qeverisë, grindjet me ambasadorët e huaj dhe me vendet fqinje, shkuarja ne gjah për shtriga pas organizatave joqeveritare dhe kërkimi i të “paguarve të Sorosit”. Të gjitha këto në kushte kur në raportin e fundit të BE-së, Maqedonia pa thonjëza u quajt “shtet i skllavëruar” (faqe 4) Shtet, në të cilin, për shembull, buxheti i policisë është dyfish më shumë se buxheti i ushtrisë, përderisa në të njëjtën kohë deklaron së është gati për anëtarësimin në NATO?!
Politika e kujt e solli këtë? E atij që ka qeverisur. A pothuajse pa asnjë pengesë ka qeverisur VMRO-DPMNE, ku Nikolla Gruevski i ka mbajtur të gjitha frenat dhe ka qeverisur në formë të brishtë dhe autokratike.
Prej këtu, kur i njëjti njeri i cili të paktën në 8 vitet e fundit në thelb ka udhëhequr politika antieuropiane dhe anti-NATO, tani kërkon kalim të shpejt në proceset për integrime euroatlantike, padyshim një pretendim i tillë është një shtrembërim i të vërtetës dhe jokonsekunecë, gjegjësisht një spin.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari