Kundërspin: Ahmeti spinon – Gruevski nuk e ka ekskluzivitetin mbi votuesit maqedonas
Тврдењето на Али Ахмети дека Ниола Груевски е неприкосновен претставник на гласачите Македонци, е погрешно. Дел од коалицијата предводена од ВМРО-ДПМНЕ се десетина партии со етнички преднзак, што говори дека во купот гласови на ВМРО-ДПМНЕ има еден солиден процент кои припаѓаат на претставниците на помалите етнички зедници. Ахмети тоа го знае, но бара етничка формула за си ја спаси сопствената кожа, бидејќи, исто така, знае дека не може да излезе „ангел“ од сојузништвото со оние со кои цели осум години ја делеше власта, а која според тоа што го слушнавме „бомбите“, како и од случаите кои ги отвори Специјалното јавно обвинителство, се сомничи дека е одговорна за корупција и криминал од големи размери
Pretendimi i Ali Ahmetit se Nikolla Gruevski është përfaqësues legjitim i votuesve maqedonas, është i gabuar. Një pjesë e koalicionit e udhëhequr nga VMRO-DPMNE me dhjetë parti me prapavijë etnike, e cila flet për votat e përgjithshme të VMRO DPMNE-së se ka një përqindje solide të cilat u përkasin përfaqësuesve të bashkësive më të vogla etnike. Ahmeti e di këtë, por kërkon formulë etnike që të shpëtojë lëkurën e vet, sepse, po ashtu, e di se nuk mund të del “engjëll” nga aleanca me ata të cilët tetë vite e ndau qeverinë dhe sipas asaj që dëgjuam nga “bombat”, edhe nga rastet të cilat i hapi Prokuroria Publike Speciale, janë të dyshuar për korrupsion dhe krim të shkallës së lartë
Shkruan: Olivera Vojnovksa
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në emisionin “Click plus” në Tv 21 (10.01.2017), duke folur për kombinimet e mundshme për përbërjen e koalicionit qeveritar, mes tjerash, tha se në bisedime nuk do të tërhiqen nga kërkesat e platformës së tre partive – BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët. Në pyetjen e gazetari këmbëngulës: “A do ta zbatojë VMRO-DPMNE platformën e përbashkët të partive politike në Maqedoni”, (nga minuta e 24,55 deri në minutën e 25,18 të videos) Ahmeti u përgjigj:
Spin: Unë nuk e di a do të mund ta zbatojë ose do të hasim në mirëkuptim nga ana e tyre. Nuk mund t’a parashikojë. Por, të analizojmë më mirë pyetjet. VMRO-DPMNE është subjekt politik i cili ka kapacitet dhe votuesit e të cilëve janë 100 përqind maqedonas (nga minuta e 25,29 deri në minutën e 25,48 të videos)
Ndërsa, në vërejtjen e gazetarit: “Thoni se VMRO-DPMNE ka kapacitet më të madh se LSDM”, Ahmeti thotë:
Padyshim se ka. Lidhja Socialdemokrate në Maqedoni, në përqindje nuk e di por edhe ata mund të jenë gabim, sepse numrin e saktë nuk i dimë, por një numër i madh i votave nuk vjen nga votuesit maqedonas. Mund të jetë 40, mund të jetë 45 ose 35 përqind të votave të cilat nuk vinë prej maqedonasve. Është e vërtetë dhe ajo nuk mund të mohohet se VMRO-DPMNE në kampin maqedonas doli fituese në zgjedhje…(prej minutës së 25,52 deri në minutën 27,04 të videos)
Kundërspin: Një qëndrim i tillë i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, në të cilin thotë se VMRO-DPMNE e ka ekskluzivitetin që të përfaqësoj, kushtimisht thënë, votuesit maqedonas, e vlerësojmë si spin politik i cili duhet që të arsyetojë vazhdimin eventual të “dashurisë” së koalicionit mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Andaj që të kthen ujin në “vijë” Ahmeti në intervistën e TV 21, duke rikujtuar Marrëveshjen e majit nga viti 2007, sipas të cilit qeverinë e përbëjnë partinë fituese nga blloku maqedonas dhe blloku shqiptar, tha se në “vitin 2006 VMRO-DPMNE i nënçmoi shqiptarët, me atë se nuk e morri parasysh vullnetin e shumicës dhe u bë partner me partinë e cila doli e humbur në zgjedhje (PDSH) dhe tani BDI duhet të bëj kujdes dhe të llogarit më mirë që të mos e përsërisë të njëjtin gabim (që të injoroj fituesin e zgjedhjeve në bllokun politik maqedonas)”. (prej minutës 27,47 deri në minutën 28,05 të videos). Përgjatë asaj Ahmeti e paraqiti Grevskin si përfaqësues të pakontestueshëm të votuesve maqedonas, gjegjësisht ashtu siç thotë ai: “VMRO-DPMNE është subjekt politik i cili ka kapacitet dhe i cili 100 përqind të votuesve i ka maqedonas”. Ndërsa sipas pikëpamjes së Ahmetit, LSDM prezanton vetëm 60 përqind të votuesve maqedonas.
Pretendimi i tij është i gabuar edhe matematikisht, edhe etnikisht. Faktet flasin (Rezultatet finale të KSHZ-së faqe 34) jo vetëm në koalicionin e udhëhequr nga LSDM, por edhe në atë të VMRO-DPMNE ka parti të bashkësive të tjera etnike. Ashtu që, një pjesë e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” (të udhëhequr nga VMRO-DPMNE) janë dhjetëra parti me shenja etnike edhe atë: Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoni, Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni, Lëvizja e Bashkimit Kombëtar të Turqve, Partia Demokratike e Boshnjakëve, Partia e Aksioneve Demokratike në Maqedoni, Lidhja e Romëve në Maqedoni, Partia e Vllahëve në Maqedoni, Partia për Integrim të Romëve, Forcat Demokratike të Romëve, Partia e Bashkuar për barazi të Romëve, Partia Demokratike e Romëve, Romët e Bashkuar të Maqedonisë. Gjë që flet se në grumbullin e votave të VMRO DPMNE-së ka një numër solid të përfaqësuesve të cilët iu përkasin bashkësive më të vogla etnike si serbë, turq, romë, boshnjak, vllahë…Padyshim se 454.577 vota të cilat i mori në zgjedhjet e fundit koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, nuk janë maqedonas të pastër, por vota të përziera. Për shembull që të fitojë në Komunën Shuto Orizare (e cila është në njësinë e dytë zgjedhore dhe në të cilën dominojnë lagjet e banuara me romë), VMRO-DPMNE mori 4.856 nga gjithsej 10.583 vota në Komunë (45,88 %).
Në të njëjtën kohë, e pakuptueshme është se si mund Ahmeti, goja e të cilit është e mbushur me demokraci dhe bashkëjetesë, që t’i pengojë ajo që për LSDM-në nuk kanë votuar vetëm maqedonasit. Ose, përsëri, i dhëmb ajo se humbi “qëndrueshmërin” te votuesit shqiptar, të cilët faktikisht e dënuan BDI-në.
FITORJA E “THATË”
Mjaftë i diskutueshëm është edhe pretendimi i Ahmetit
E vërteta është dhe ajo nuk mund të mohohet se VMRO-DPMNE në kampin maqedonas korri fitore në zgjedhje…
VMRO-DPMNE në zgjedhjet e parakohshme parlamentare mori 454.577 vota ose 51 mandate, dy mandate (17.596 vota) më shumë se LSDM (436.981 vota – 49 deputet), por kjo është një fitore e “Thatë”, duke pasur parasysh faktin se në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në vitit 2014 mori 61 deputet. Një rezultat i tillë nuk i jep hapësirë Gruevskit që të i qetë dhe të shijojë “fitoren”.
Po ashtu, nuk duhet që të lihet pas dore fakti se përkundër “fitores së padiskutueshme” të VMRO DPMNE-së një numër i madh i qytetarëve me zgjedhjen që bën u shprehën se duan ndryshime dhe se nuk e mbështetin politikën e qeverisë aktuale. Përveç atyre të cilët votuan për koalicionin LSDM, por janë edhe zgjedhësit të cilët u ndanë në parti më të vogla të cilat nuk morën mandat në Kuvend, dhe të cilat janë për opozitën dhe të cilët së bashku kanë mbi 50.000 vota: Koalicioni VMRO për Maqedoninë – 24.524 vota, E majta – 12.120, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi – 10.028 dhe Partia Liberale – 3,840 vota.
Andaj, nëse shihet numri i përgjithshëm i votuesve të cilët votuan kundër politikës së VMRO-DPMNE, rreth 487.000 (436.981 LSDM-së dhe 50.000 vota partive më të vogla, të cilat vetvetiu haptazi definohen si opozitë dhe të cilat deklaruan se assesi nuk do të hyjnë në koalicion me VMRO-DPMNE), ai është më i madh nga ana të cilët treguan mbështetje (436.981). Të cilët përsëri tregojnë se operacionet matematiko-etnike të Ahmetit me votat në bllokun maqedonas nuk janë të sakta.
“ENGJËJ” NË QEVERINË E KORRUPTUAR!
Ajo që Ahmeti dëshiron të paraqes Gruevskin dhe VMRO-DPMNE si fitues lë hapësirë për dyshime se bën alibi që të hyjnë në qeveri. Edhe pse, ai në intervistën, në të cilën gazetari më shumë se 20 herë e pyeti “a do të koalicionojë me VMRO-DPMNE”, nuk dha përgjigje precize, por tha se në tavolinë janë të hapura gjitha opsionet: koalicioni me VMRO DPMNE-në, koalicioni me LSDM-në, qeveria e zgjeruar teknike si ajo e 11 dhjetorit të 2016, largimi i BDI-së në opozitë, dhe nuk e përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të reja (prej minutës 48,38 deri në minutën 49.40 të videos). Ahmeti tha se para se të marrin vendim 99 herë do të mendojnë, ndërsa në të 100 do të vendosin.
Përsëri, përshtypja e gjithë ngjarjes nga paraqitja e tij është se, në të vërtetë ai kërkon formulën e koalicionimit me VMRO DPMNE-në e cila do të shfaqet si respektim i principit dhe domosdoshmërive demokratike në vend. Edhe pse, Ahmeti shumë mirë e di se Gruevski është “fitues” në bllokun maqedonas, aq sa janë fitues ai dhe BDI-ja e tij me dhjetë mandate në Kuvend (nëntë më pak nga zgjedhjet e vitit 2014). Dhe pikërisht për këtë ai kërkon formulë etnike me të cilën humbësit real do t’i shndërroj në fitues matematikisht dhe përgjatë asaj do të shpëtojë lëkurën e vet. Pragmatizmi i tij, ndoshta ka të bëj me atë se ai nuk mund të del “engjëll” nga aleanca me ata të cilët plotë tetë vite e ndau qeverinë, dhe i cili përmes “bombave” të cilat i dëgjuam, si dhe nga rastet të cilat i hapi Prokuroria Speciale Publike, ku janë dyshuar për korrupsion dhe krim.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari