Kundërspin: Afatet për dorëheqjen e Filipçes me spin të paracaktuar dhe të vetëdijshëm

Dhënia e afatit për paraqitjen e dorëheqjeve të Filipçes dhe Hasanit deri nesër është shfaqje e motivuar nga partia, me spin të paracaktuar. Vetë Mickoski në konferencë e pranoi se ata do të shkojnë me një procedurë të tillë (të gabuar), kërkesë për shkarkim, edhe pse ai në mënyrë eksplicite e pranon se është jo standarde.

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Hristijan Mickoski, në konferencën për shtyp të VMRO-DPMNE-së foli për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, gjatë së cilës mund të vërehet spin:

Ne i japim afat deri të martën herët në mëngjes që ministri i Shëndetësisë dhe zëvendësi i tij të dorëzojnë dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Që të mund të konstatohen në fillim të seancës së re tashmë të planifikuar në të njëjtën ditë.

Nëse këto dorëheqje nuk dorëzohen, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, sigurisht me bashkëpunim të ofruar për grupet e tjera parlamentare dhe deputetët, bazuar në nenin 184 paragrafi 1 të Rregullores, do t’i paraqesë Kuvendit projektvendim për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë dhe zv.ministrit të Shëndetësisë.

[Burimi: VMRO-DPMNE – Mickoski/press, data: 12.09.2021]

 

 

 

Kundërspin: Rrotullimi i kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski është i qartë dhe konsiston në procedurën e ofruar nga partia më e madhe opozitare, aplikimi i nenit 184, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit, në bazë të të cilit grupi parlamentar do të dorëzojë projektvendimi për shkarkimin e Filipçes dhe zëvendësit të tij Ilir Hasani.

Ja çfarë thuhet në nenin 184 dhe në paragrafin e 1:

Neni 184

(1) Çdo deputet, grup parlamentar, trup punues dhe qeveri kanë të drejtë të propozojnë miratimin e deklaratave, rezolutave, vendimeve, rekomandimeve dhe akteve të tjera të përgjithshme.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, reagoi menjëherë për këtë:

Thirrja në nenin 184 është bazë e gabuar dhe e papranueshme, sepse nuk është kompetencë e deputetit, pra e Kuvendit, që të inicojë procedurë të tillë për një anëtar të Qeverisë në mënyrë specifike. Procedura në lidhje me dorëheqjen dhe shkarkimin janë kompetenca të Qeverisë (dhe kryeministrit – n.z.) si mandatues para se Kuvendi të paraqesë projektvendim mbi përbërjen e qeverisë. Si procedura për dorëheqjen ashtu edhe shkarkimin kalon përmes urdhërdhënësit, pra përmes Qeverisë, e cila informon Kuvendin se personi në fjalë ka dorëzuar deklaratë ose se ai paraqet propozim për shkarkimin e ndonjë anëtari të Qeverisë.

Këtë mendim e ndajnë edhe profesorët në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” pranë UKIM në Shkup, Borçe Davitkovski dhe Ana Pavlovska-Daneva.

 

Davidovski: Lojëra për pika të vogla politike

Dorëheqja i paraqitet mandatarit që ju ka propozuar. Nuk ka pse ministri të ofrojë dorëheqjen tek kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. Zaev është mandatari, ai e ka formuar qeverinë, dhe Filipçe është ekip i qeverisë. Nëse kryeministri pranon dorëheqjen, ai do të propozojë një tjetër në vend të tij, për të cilin Kuvendi do të vendosë më pas. Kuvendi voton vetëm atë që do të propozojë mandatari. VMRO-DPMNE mund të paraqesë kërkesë për shkarkimin e ministrit, por ata duhet të shpjegojnë bukur arsyet për të cilat Kuvendi do të diskutojë dhe e gjithë kjo do të reduktohet në interpelancë. Shfaqjet e tilla të VMRO-DPMNE-së janë lojëra për pika të vogla politike. Rregullat janë të qarta.

 

Pavlovska-Daneva: Kushtetuta dhe Rregullorja janë të qarta – dorëheqja kalon përmes kyeministritа

Kushtetuta është e qartë, dhe deri më tani praktika politike në Maqedoni nuk është ndarë: një anëtar i Qeverisë ka të drejtë të japë dorëheqje, dhe më tej kryeministri mund t’i propozojë Kuvendit shkarkimin e një anëtari të Qeverisë (neni 94 )

Në të kundërt, kur bëhet fjalë për dorëheqjen e një deputeti, Kushtetuta përdor terminologji tjetër: “Deputeti jep dorëheqje personalisht në seancë të Kuvendit” (neni 65, paragrafi 1). Nuk ka detyrim të tillë për ministrat, sepse ata logjikisht japin dorëheqje tek kryeministri – i njëjti që i propozoi ata para Kuvendit si ministra, tani në rend të kundërt i propozon ata për shkarkim.

Për më tepër, juristët e opozitës do të ishte e mjaftueshme ta lexonin Rregulloren e Kuvendit: dorëheqja e një anëtari të Qeverisë te kryetari i Kuvendit paraqitet përmes kryeministrit “(neni 219, paragrafi 3).

Nga shpjegimet e kryetarit të Kuvendit dhe profesorëve, duket se nuk ka dyshim se nga pikëpamja juridike, procedura në të cilën Mickoski synon të përgjigjet, nëse ultimatumi nuk përmbushet, është e pazbatueshme dhe de fakto zbulon spin. Por, ekziston një fjali tjetër nga konferenca e udhëheqësit të VMRO-DPMNE-së, e cila tregon se ai dhe partia po shkojnë me vetëdije në procedurë jo standarde dhe të pazbatueshme:

Pasi kryeministri Zaev tallet me Kuvendin dhe nuk i dorëzon dorëheqjet e tij organit përgjegjës, organit që i ka zgjedhur ministrat dhe zv.ministrat, atëherë ne do ta ndjekim këtë procedurë. Duhet të sigurohet dhe garantohet hetim i pavarurMickoski / press

Është mjaft e qartë se kjo është spin (rrotullim), të cilin Mickoski e pranon në mënyrë të nënkuptuar, dhe qëllimi i së cilës është pozicionimi parazgjedhor i opozitës kundër qeverisë. Tragjedia në spitalin modular në Tetovë është një ngjarje që, natyrisht, do të ketë ndikim të madh në vlerësimet e palëve. Por nuk duhet të përdoret në mënyrë që me publikun të komunikonhet me spine.

Respekti më i madh për viktimat dhe familjet e tyre, si dhe “mësimi i mësuar” do të ndodhë vetëm me hetim të pavarur dhe të plotë. Është një çështje krejtësisht tjetër, megjithëse sipas Kushtetutës dhe ligjeve, Prokuroria duhet ta bëjë këtë, në praktikë ka ende mosbesim të madh ndaj këtyre institucioneve në sistem. Por spin-i nuk është ilaç për këtë sëmundje.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.