Kundërspin: A e liroi Kovaçevski edhe Trajko Veljanoskin?

Nëse nisemi nga pretendimi i VMRO-DPMNE-së se në udhëheqjen e LSDM-së drejtësia është emër i menduar, sepse Gjykata e Apelit ka marrë vendim për heqjen e masës së paraburgimit për Dragi Rashkovskin dhe kjo arsyetohet me pretendimin se “pioni Kovaçevski e liroi të përkëdhelurin e Zaevit”, atëherë shtrohet edhe pyetja nëse Kovaçevski e liroi Trajko Veljanoskin, sepse edhe ky është i përkëdheluri i Zaevit?

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Heqja e masës së paraburgimit për Dragi Rashkovskin ka qenë rast për një komunikatë nga VMRO-DPMNE, në të cilën vërehet spin:

Spin: Drejtësia me LSDM-në në pushtet është emër i menduar, dëshmi për këtë është edhe lirimi i Dragi Rashkovskit.

Pioni Kovaçevski e liroi të përkëdhelurin e Zoran Zaevit.

Rashkovski i qesh drejtësisë në fytyrë, në vend që të burgoset, i është hequr edhe arresti shtëpiak.

[Burimi: VMRO-DPMNE – Komunikatë, data: 03.02.2022]

 

Kundërspin: Duke reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, VMRO-DPMNE pretendon se lirimi nga arresti shtëpiak i Dragi Rashkovskit është dëshmi se drejtësia me LSDM-në në pushtet është emër që vetëm mendohet– pretendim në të cilin vërehet spin.

Bëhet fjalë për shtrembërimin e së vërtetës në tre baza. E para është formaliteti dhe vërtetësia e pohimit që shtrembërohet Konkretisht, vendimi për heqjen e masës së paraburgimit ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Rashkovski është vendim i gjykatësve në Gjykatën e Apelit në Shkup. Në shtet, siç dihet, sistemi është i ndarë në degë ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore dhe të gjitha janë ose duhet të jenë të pavarura nga njëra-tjetra. Pra, në këtë rast, një pjesë e organeve të drejtësisë, duke vepruar sipas kërkesës së mbrojtjes së Rashkovskit, i cili akuzohet për dy vepra, kanë marrë vendim se nuk ka më bazë për vazhdimin e paraburgimit të të pandehurin, për të cilin para disa ditësh filloi procedura gjyqësore.

Kjo do të thotë se nuk ka asgjë formalisht të vërtetë në pretendimin se “pioni Kovaçevski e liroi të përkëdhelurin e Zoran Zaevit”, sepse do të nënkuptonte de fakto, se me urdhër të ish-kryeministrit Zoran Zaev, kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski në një orar të ngjeshur mes përgjegjësive në Shkup, Sofje, Bruksel…, gjeti kohë dhe pati fuqi të ndikojë që gjyqtarët në Gjykatën e Apelit të marrin vendim për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Dragi Rashkovskin. Nëse, nga ana tjetër, partia kishte prova të tilla për ndikim në vendimin e gjykatësve – sepse, në të vërtetë, pavarësia e gjyqësorit ende debatohet në shoqëri – atëherë VMRO-DPMNE ishte e detyruar t’i vërë në dispozicion të publikut provat e tilla.

Përfundimisht, ekziston edhe një element tjetër që thekson absurditetin dhe shtrembërimin në pretendimin e partisë opozitare, në të cilin në të njëjtën kohë flitet shumë për selektivitetin në komunikimin me opinionin në VMRO-DPMNE. Përkatësisht, në të njëjtën ditë kur Gjykata e Apelit në Shkup mori vendim për heqjen e masës së paraburgimit për Rashkovskin, e njëjta gjykatë mori edhe një vendim tjetër. Heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Trajko Veljanoski, ish-kryetar i Kuvendit dhe një nga pendët e VMRO-DPMNE-së, i cili për dallim nga Rashkovski që do të gjykohet, fillimisht ishte dënuar me 6.5 vjet burg për krim krejtësisht të ndryshëm, gjegjësisht organizimin e ngjarjeve të 27 prillit 2017.

Por, vendimi i Gjykatës për Trajko Veljanoskin nuk gjendet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së. Vetëm Rashkovski është i apostrofuar, gjë që tregon selektivitet të partisë në komunikimin me publikun. Ky është një element i rëndësishëm që çon gjithashtu në njohjen e spinit.

Sepse, nëse nisemi nga pretendimi i VMRO-DPMNE-së se në qeverisjen e LSDM-së drejtësia është vetëm emër i menduar, sepse Gjykata e Apelit ka marrë vendim për heqjen e masës së paraburgimit për Dragi Rashkovskin dhe kjo arsyetohet me pretendimin se “pioni Kovaçevski e liroi të përkëdhelurin e Zaevit”, atëherë shtrohet pyetja nëse Kovaçevski e liroi edhe Trajko Veljanoskin, pasi edhe ky është edhe i përkëdheluri i Zaevit? Gjë që në vetvete tregon për absurditetin e pretendimit të VMRO-DPMNE-së, në të cilin vërehet spin.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.