KUNDËR-SPIN: Transparenca dhe ligjshmëria për borxhin nuk mund të jenë destruktive

Peshevski: "Ne nuk jemi transparent , por opozita i shkakton dëm shtetit". foto: Qeveria e RM-së

Не може инсистирање на начелото на јавност и транспаретност, згора на тоа и законитост, да биде деструкција, односно да ја урива репутацијата на Република Македонија. Напротив, имајќи ја предвид целата политичка криза и нетранспаретноста на трошењето на јавните пари, особено на проект каков што е Скопје 2014, сега веќе и 2016, токму власта е таа што го урнисува угледот на земјата

Nuk është e mundur që opinioni dhe transparenca, dhe aq më pak ligjshmëria, të jenë destruktive, gjegjësisht të rrënojnë reputacioni e Republikës së Maqedonisë. Përkundrazi, duke pasur parasysh të gjithë krizën politike dhe jo transparencën e harxhimit të parave publike, veçanërisht për një projekt siç është Shkupi 2014, tani më 2016, pikërisht është vet qeveria e cila ul imazhin e vendit

Shkruan: Teofil Blazhevski

 

Gati disa javë në Maqedoni është duke u bërë një diskutim i nxehtë publik, kryesisht mes njerëzve që mendojnë njësoj, se vendi nuk duhet të ketë edhe më shumë borxh me kredinë e re të marrë me një shumë të madhe, veçanërisht jo para zgjedhjeve dhe në të vërtetë nuk është transparente. Prej letrës nga Kire Naumov, përfaqësues i lartë nga radhët e LSDM-së, bankat botërore që e udhëheqin procesin e ndërprenë lëndën për të kontrolluar për ndonjë paligjshmëri të mundshme, zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski deklaroi se opozita ia ka shkaktuar dëm të madh imazhit të vendit, gjë që është shtrembërim i të vërtetës apo spinim.

Spin:Me këtë i shkaktohet një dëm i madh reputacionit të Republikës së Maqedonisë, sepse edhe përkrah asaj se nuk ekzistojnë pengesa juridike për huamarrje, përsëri, investitorët dhe këshilltarët të gjithë këto shkrime i ndjekin me vëmendje të madhe dhe tani do të duhet që përsëri të vërtetohet se nuk ka asnjë pengesë. Ekipi ka bërë prezantim kryesisht të mirë para investitorëve, interesi indikativ ka qenë më i madh se kur, për secilën huamarrje që më parë e ka marrë Republika e Maqedonisë, gjë që është edhe vërtetim dhe besueshmëri nga ana e investitorëve të cilët besojnë në politikën ekonomike të qeverisë dhe në performancat të cilat i ka ekonomia e vendit. Ky ngadalësim besojmë se do të jetë afat shkurt dhe se përsëri procesin do ta përfundojmë me sukses, por përsëri ndaj reputacionit të Republikës së Maqedonisë është shkaktuar një dëm i madh dhe për këtë përgjegjësi të plotë ka opozita.       

[Burimi: Kanal 5, nëpërmjet Netpres, Data, 14.07.2016]

Kontraspin - foto VistinomerKundër-spin: Ka disa shtrembërime të të vërtetës në këtë deklaratë të Peshevskit, të njëjta edhe me deklaratat nga Ministria për Financa në Republikën e Maqedonisë. Ne nuk dot të hyjmë në detaje në ligjshmëritë dhe në atë se cili nen prej cilit ligj është i vlefshëm, e cili jo, ne do të përmendim disa nene prej disa ligjeve të cilat vërtetojnë se bëhet fjalë për shtrembërime të vërtetës. Por, për fillim, argumenti më i fortë, është transparenca. Në të vërtetë, procesi i nxjerrje jo vetëm prej kësaj, por edhe huamarrjeve të mëparshme, nuk është i kompletua por as edhe transparent, në mënyrën që mund të kuptojë opinioni se për çfarë konkretisht harxhohen paratë. Përgjatë asaj, në kushtet ekzistuese politike për akuza të harxhimit të parave publike me qëllim korrupsioni parazgjedhor (rritje të pensioneve, pagesa të ndryshme për ndihmesa sociale, fillim të punëve publike para zgjedhjeve, e kështu me radhë), reaksioni i opinionit është më se i arsyetuar dhe gati të gjitha partitë parlamentare opozitare dhe jo parlamentare, disa si Levica, kanë qenë më radikale, duke ju shqiptuar edhe opinionit publik në vend edhe atij të huaj se nëse do të vinin në qeveri nuk do ti paguajnë këstet e marra. Ministria për financa deklaron se i gjithë procesi i huamarrjes ka qenë ligjor dhe sipas ligjit për borxhin publik.

Huamarrja jepet në bazë të Ligjit për borxh publik neni 18 paragrafi 15 i cili voton letrat shtetërore me vlerë në emër të Republikës së Maqedonisë, në pazarin e kapitalit ndërkombëtar i nxjerr ministria për Financa në bazë të vendimit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë me çka edhe vërteton shumën maksimale për huamarrje të re nëpërmjet letrave shtetërore me vlerë. Qeveria në seancën e mbajtur me 21.06.2016 morri vendimin për huamarrje të re dhe që është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare të RM-së.  

Këtë të dhënë të cilën e jep ministria është e vërtetë. Por ministria nuk thotë se në Ligjin e përmendur për borxh publik ekziston edhe një kapitull i quajtur

 TRANSPARENCA PËR BORXHIN PUBLIK

Në këtë kapitull deri para dy vjetësh, në nenin 27 ekzistonin 4 paragrafë në të cilat në mënyrë mjaftë precize thuhej se huamarrja duhet të jetë publike dhe patjetër të ketë strategji për menaxhim të borxhit publik. Paragrafi i parë thotë kështu:  

(1) Regjistri për borxh publik dhe Regjistri për garanci shtetërore të dhëna janë të disponueshme për publikun.  

Në vitin 2014,u sollën ndryshime në këtë ligj me të cilin mes tjerash u intervenua në nenin 27, gjatë të cilës ky paragraf u fshi tërësisht. Prej paragrafit të katërt tani neni 27 kalon në 2, gjatë së cilës është fshirë edhe detyrimi për strategji të menaxhimit të borxhit publik (shih nenin 24 në ndryshimin e bërë). Me fjalë të tjera, ashtu siç rritet huamarrja e RM-së, borxhi shtetëror dhe publik, transparenca është më e vrullshme dhe më e komplikuar, dhe kjo është lëshuar nga qeveria dhe Kuvendi një herë në vit. Pikërisht edhe në ueb-faqen e MF strategjia e fundit për menaxhim të borxhit publik është për vitet 2010-2012, ndërsa informacionet në formë më të komplikuara janë shkruar në Bilten. Në lidhje me transparencën, të përmendim edhe një ligj tjetër. Ligji për qeverinë, të njëjtën të cilën e kanë marrë vendimin dhe e kanë botuar në Gazetën zyrtare, me çka transparenca nuk është e disponueshme për opinionin e gjerë, sepse botimet gjatë vitit nuk mund të kontrollohen pa parapagesë. Në atë Ligj për qeverisje thuhet se Qeveria është transparente në vendimet e saja. Neni 6 parasheh “Për zbatimin e detyrës së sajë Qeveria sjell program vjetor për punë“, ndërsa neni 7 paragrafi 1, se “Qeveria është e obliguar të informojë opinionin për punën e saj dhe për realizimin e programit nga nenit 6 i këtij ligji“. Por përderisa e hapni ueb-faqen e qeverisë në pjesën e Programit, do të gjeni program përkatës të qeverisë  për 4 vite, ndërsa atë, në faqen 6 shtohet se qëllimi i qeverisë do të jetë “ruajtja mesatare të deficiti buxhetor, stabilitetit makroekonomik dhe përkrahje për ekonominë vendase përmes rritje së vëllimit të investimeve kapitale.   Kjo nënkupton mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor i cili shkallë shkallë do të zvogëlohet”, ndërsa për sa i përket huamarrjes “qëllimi është që edhe në mandatin e ardhshëm Maqedonia të ruaj pozicionin e tanishëm, gjegjësisht të qëndrojë mes pesë vendeve që i kanë më pak borxh Evropës“. Në fund të fundit, nëse qeveria punon sipas programit vjetorë, ndërsa ka marrë vendime për realizimin e politikave të saja për të marrë një këst të ri, atëherë si ky këst është edhe për vitin 2017, ashtu siç thonë institucionet dhe kompetentët?

TRANSPARENCA ËSHTË PARIM THEMELOR EDHE TE BUXHETI

Në lidhje me transparencën, nuk është tepri që të dihet edhe Ligji për Buxhetin. Në nenin 3 për qëllime dhe parime të buxhetit, paragrafi 1 thotë:

(1) Qëllimi bazë gjatë përgatitjes dhe ekzekutimit të buxhetit është stabilitet makroekonomik dhe i qëndrueshëm dhe stabil për zhvillim nacional ekonomik.

Paragrafi 1 prej këtij neni të këtij ligji, i rregullon edhe vendimet për marrje dhe ekzekutim të buxhetit, të cilat duhet të themelohen në 8 parime, mes të cilave, ato për baraspeshë, siguri, dhe ekonomi e kështu me radhë, gjithashtu parashihet edhe parimi për Transparencë (parimi numër 7):

Transparenca e cila nënkupton, qasje të opinionit për të gjitha fazat të përgatitjes dhe ekzekutimit të buxhetit; 

Duke pasur parasysh se opinioni i gjerë aspak ose pak të mos ishte i njoftuar me qëllimet, nëse hyjnë edhe frazat e përgjithshme të kryeministrit Emil Dimitriev dhe të ministrit për Financa Kiril Minovski – siguria, pagat, pensionet, në kushte të krizës së imponuar nga kriza, etj…, as edhe për mënyrat e harxhimit dhe strategjia për menaxhim dhe kthim të borxhit, përfshirë këtu edhe këstin e fundit me të cilin Maqedonia do të ketë borxh prej plus një miliard euro, deklaratën e zv. kryeministrit Vlladimir Peshevski e vlerësojmë si spin. Për shkak se, nuk mund të insistojë që opinioni dhe transparenca, mbi të gjitha e ligjshmëria te jetë destruktive, gjegjësisht që rrënon reputacionin e Republikës së Maqedonisë. Është e kundërta, duke pasur parasysh krizën politike  dhe jo transparencën në harxhimin e parave publike, veçanërisht për një projekt siç është Shkupi 2014, tani më 2016, duke pasur parasysh edhe dyshimet e opinionit për aktivitete kriminale përgjatë huamarrjeve të tjera (kredia kineze) apo harxhimi i parave publike (IPA fondet), është pikërisht qeveria e cila rrënon imazhin dhe e dëmton reputacionin e vendit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.