Kundër-spin: Të gjitha vendimet në duar të qeverisë, vetëm data e zgjedhjeve qenka e varur nga opozita

Popovski: ne jemi ne qeveri, por opozita është fajtore përse nuk ka kushte për zgjedhje. Foto: printscreen.

Во ситуација кога сите механизми за контрола на власта се во рацете на ВМРО-ДПМНЕ (таа ги има трите клучни фукнции во државата), јасно е дека одговорноста за исполнување на критериумите за фер, праведен и кредибилен изборен процес ја има партијата на која и припаѓа министерот Попоски. Но, ете, колку и да делува апсурдно тој смета дека датумот за одржување на изборите зависи од опозицијата?!

 

Në gjendjen kur  të gjitha mekanizmat e kontrollit të qeverisë janë në duar të VMRO DPMNE-së (ajo ka që të tre funksionet kryesore të shtetit), është e qartë se përgjegjësinë për përmbushje të kritereve për zgjedhje të lira, të drejta dhe kredibile e ka partia të cilës i përket ministri Popovski. Por, ja që, sa do që të duke absurde ai vlerëson se mbajtja e zgjedhjeve varet prej opozitës?!

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

Shefi i diplomacisë maqedone Nikolla Popovski në intervistën për radion Deutsche Welle, duke ju përgjigjur pyetjeve se kur pritet që të mbahen zgjedhjet,deklaroi:

Spin: Ky vendim (duke i’u referuar datës së zgjedhjeve) i cili varet prej partisë më të madhe opozitare, sepse ne në kaluarën arritën në përfundim se ekzistojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Që të gjithë zgjedhjet e mëparshme në RM kanë qenë dhe kanë shprehur vullnetin e qytetarëve dhe nuk shoh se përse nuk duhet të jetë kështu edhe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por, kërkimi i arsyetimeve na solli dëm serioz në periudhën e kaluar dhe për atë shkak mbamë qëndrim që në atë moment që partia më e madhe opozitare do të ndjehet e gatshme që të konfrontohet me vullnetin e qytetarëve, duhet atë që ta shpreh, dhe publikisht të deklaroj se janë plotësuar kushtet që më pas të  lemë qytetarëve të vendosin cila garniturë politike do të udhëheq me RM-në në periudhën e ardhshme. Mendoj se kjo është e drejtë dhe demokratike. 

[Burimi: Deutsche WelleData: 22.08.2016]

 

Të njëjtin qëndrim Popovski e tha edhe dy ditë më herët (24.08.2016) në deklaratën për mediume në të cilën, mes tjerash, thotë se partia më e madhe opozitare është ajo e cila duhet të përzgjedh datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare:

Partia më e madhe opozitare ka mundësinë, privilegjn dhe luksin që të zgjedh se në cilin moment ndjehet komfore për t’u përballur me qytetarët ne zgjedhjet e organizuara demokratike, që mendojë se është një pozicion mjaftë i mirë në këto rrethana. (Popovski)

Kontraspin - foto Vistinomer

Kundër-spin: Ky qëndrim i ministrit Popovski nuk është i saktë dhe është spin politik. Ja përse:

Me 20 korrik të këtij viti (2016) katër partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos (VMRO DPMNE, LSDM, BDI, PDSH), me ndërmjetësim të asociacion ndërkombëtar nënshkruan aneks ( të tretë) të Marrëveshjes së Përzhinos, me të cilin më në fund arritën që të gjejnë zgjidhje për dalje nga kriza politike. Me këtë dokument i cili përbëhet nga pesë kapituj është specifikuar se

Deri me 31 gusht, liderët e katër partive politike do të vlerësojnë nëse hapat më lartë janë realizuar, me çka do të plotësohen kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve. Liderët do të vërtetojnë me atë edhe datën e zgjedhjeve me këtë nënshkrim. 

Që do të thotë se, data e zgjedhjeve nuk varet vetëm prej LSDM-së, as më pak, se kjo parti ka të drejtën ekskluzive që të zgjedhë kohën e përballjes zgjedhore. Nga ky dokument shihet qartë se drita jeshile për datën e zgjedhjeve, si dhe garanci me nënshkrim, duhet që të japin që të katër liderët, përshirë këtu edhe shefin e partisë së Popovskit – kryetarin e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Popovski e di shumë mirë atë, pasi që është pjesë e ekipit të ngushtë të partisë qeverisëse. Fundja, vet ai në deklaratën për mediume i thërret Marrëveshjes së Përzhinos dhe thotë:

Mendoj se kemi marrëveshje politike, ajo marrëveshje politike mbetet e gjallë edhe për ne paraqet mënyrën e tejkalimit të krizës politike. Me të nënkuptohet dhe organizimi i zgjedhjeve ne pajtueshmëri me kushtet të cilat janë të definuar me atë marrëveshje politike, 

Por, që të sipinoj të vërtetën dhe të jep një fotografi manipuluese de opozita gjatë gjithë kohës kërkon justifikime që të mos dal në zgjedhje, Popovski me dozë cinizmi thotë:

…në atë moment në të cilin partia më e madhe opozitare do të ndjehet e gatshme që të konfrontohet me vullnetin e qytetarëve, duhet që ta shpreh atë, dhe të pranoj publikisht se janë përmbushur kushtet që më pas të jua lejmë qytetarëve që të vendosin se cila garniturë politike do të udhëheq me RM-në në periudhën e ardhshme. 

LSDM-ja, në të vërtetë, në periudhën e kaluar në shumë raste deklaroi se nuk ka kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Por, për hir të së vërtetës opozita nuk ishte e vetme me këtë qëndrim. Me atë lloj mendimi disa herë dolën edhe përfaqësues të asociacionit ndërkombëtar dhe organizatave joqeveritare, qëndrimet e të cilëve nuk janë në anën e qeverisë.

Të kujtojmë se me 21 shkurt të vitit 2016, BE dhe SHBA-të kishin vlerësim të përbashkët se nuk janë përmbushur kushtet për zgjedhje me 24 prill:

Vlerësojmë se rezultatet e punës së KSHZ-së në lidhje me kontrollin e listës zgjedhore në këtë fazë nuk janë të mjaftueshme që të mbahen zgjedhje kredibile me 24 prill, edhe pse ka përparim në këtë drejtim. Po ashtu, ende nuk është arritur marrëveshje për reformat në media që të sigurohet fushë për qasje të njëjtë. Po ashtu, jemi të shqetësuar nga raportet për shtypje dhe kërcënime mbi votuesit dhe persona të tjerë. Gjithë kjo është mjaftë shqetësuese. Këto janë përfundimet të cilat dolën nga raporti i ambasadorit të BE-së, Aivo Orav dhe atij të SHBA-ve, Xhes Bejli. 

Me qëndrim identik me 23 shkurt të vitit 2013 doli edhe MPB gjermane:

“Qeveria Federale ndanë vlerësimin e Komisionit Evropian në lidhje me situatën e përgatitjeve të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni. Janë të nevojshme edhe hapa të tjerë reformues, përpara se të ekzistojë mundësia për zgjedhje sipas standardeve evropiane. Përgjegjësia që të ndërmerren përfundimet e nevojshme mbi bazën e gjendjes momentale në përgatitjen e zgjedhjeve, bie mbi nënshkruesit e marrëveshjes së Përzhinos. Qeveria Federale i thërret paritë e përfshira që të japin mund, me vullnetin e duhur politik dhe në mënyrë konstruktive të gjejnë zgjedhje të përbashkët, e cila do të çojë vendin përpara, në drejtim të integrimit evropian”. 

Kjo vlen para së gjithash, për partinë qeverisëse VMRO. Ajo duhet që të thirret në atë që zgjedhjet do t’i ndihmojnë vendit vetëm nëse më parë krijohen parakushtet për zbatimin e drejtë të tyre, në pajtueshmëri me standardet evropiane. 

Që të krijohen shanse të njëjta (“level palying field”) për të gjithë partitë, janë të patjetërsueshme për lista zgjedhore të besueshme, reformat ne mediume, të cilat ende nuk janë zbatuar, si dhe ndarjen mes partisë dhe shtetit, gjë e cila mungon. (komunikim i lëshuar nga MPB gjermane)

Me 24 shkurt të vitit 2014 parlamenti solli ndryshime të Kodin zgjedhor me të cilat zgjedhjet u shtyn me 5 qershor, ndërsa për këtë vendim nuk votuan deputetët nga radhët e LSDM-së:

Kuvendi caktoi datën për zgjedhje të parakohshme me 5 qershor. ky është epilog nga seanca urgjente në të cilën me 83 vota “për” dhe 3 “kundër” dhe asnjë i përmbajtur, deputetët sollën ndryshimin e vendimit për shpërndarjen e Kuvendit, me çka data e re ishte 7 prilli. Më parë, iniciativën për ndryshim të vendimit deri te kryetari i Kuvendit e bën 27 deputetët nga radhët e BDI-së, PDSH-së, si dhe deputetja e partisë PDM, Liljana Popovska. Në seancë nuk u arrit konsensusi, LSDM-ja nuk votoi për vendimin, sipas tyre, nuk është arritur marrëveshja për mediumet dhe nuk ka zhvillim në pastrimin e listës zgjedhore. 

Në maj të vitit 2016 u emetua deklarata nga Bukseli se “nuk ka kushte minimale për zgjedhje në 5 qershor”

Në deklaratën për Deutsche Welle, zëdhënësja e KE Maja Kocijançiç çoi porosi të ashpër deri te liderët në Maqedoni, duke përcjellë kërcënimin se lëvizjet e fundit “do te ketë pasoja serioze”.

Komisioni Evropian ankohet se kriza politike e vazhdueshme e largon edhe më shumë e largon vendin nga integrimet euro-atlantike dhe thekson se disa parti nuk paraqitur listë kandidaturash deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor në afatin për atë rast.

“Vlerësojmë se nuk janë përmbushur kushtet as minimale për të mundësuar zgjedhje të besueshme me 5 qershor të vitit 2016, të cilat mund të pranohen nga asociacioni ndërkombëtar.”

Komisioni disa herë e saktësoi nevojën për pastrim të listës zgjedhore, sigurimi i informimit mediatik të balancuar dhe hulumtimet për kërcënimet nda votuesve.Në kushtet aktuale, cila do qoftë qeveri e cila do të dal me rezultat nga zgjedhjet në të cilat tre partitë më të mëdha nuk do të marrin pjesë nuk do të jetë partner kredibil i asociacionit ndërkombëtar. 

Prej këtu, Kocijançiç për DW thotë se Komisioni thërret të gjithë liderët partiak dhe qeveritë relevante të ndërmarrin hapa të sigurt që të zgjidhin situatën, duke respektuar Marrëveshjen e Përzhinos. 

Organizata joqeveritare “Civil” në mars të vitit 2016 komunikoi se: Nuk krijohen kushte për zgjedhje të lira me 5 qershor”: 

Gjendja katastrofale e listës Zgjedhore të cilën e themeluam në vitet e kaluara, tregon tjetër gjendje. Më saktë, lisat Zgjedhore është në gjendje më të keqe nga të gjitha vlerësimet dhe analizat e CIVIL në vitet e kaluara. 

Nga kjo del se, përkundër notave optimiste tonat se kapaciteti i ekspertëve të KSHZ-së do të jetë i mjaftueshëm, përsëri, nuk besojmë se ka mjaftueshëm kohë që të sanohet kjo gjendje katastrofale. Veçanërisht nëse merren parasysh edhe të gjitha obstruksionet dhe rrethanat e tjera të cilat e shoqërojnë të gjithë këtë gjendje në Maqedoni. 

CIVIL konstaton se ka keqpërdorim të vazhdueshëm dhe obstruksion në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, veçanërisht në pjesën e lirisë së mediumeve dhe kushteve të tjera kritike me të cilat duhet të sigurohet ndarja e partisë nga shtetit dhe kushte për zgjedhje të lira. Pas njohurive të fundit për gjendjen e listës Zgjedhore, bëhet tërësisht e qartë se do të jetë e pamundur që të krijohen kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 5 qershor. 

Se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira në qershor arritën në përfundim edhe nga asociacioni civil “Most“:

Për shkak të numrit të madh të parregullsive dhe shkeljeve, të cilat injorohen nga KSHZ-ja, konstatojmë se qeveria dhe institucionet tjetra nuk arritën që të sigurojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të besueshme me 5 qershor. 

Me 18 maj Kuvendi i RM-së me 96 vota “për” dhe asnjë kundër dhe të përmbajtur solli ndryshime të Kodit zgjedhor, me procedurë të shpejtë, me të cilin rranë nene me të cilët parashihej mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me 5 qershor. Me ndryshimet, të propozuara nga Talat Xhaferi nga radhët e BDI-së, nuk u parapa datë e re për mbajtjen e zgjedhjeve. Për këtë vendim votuan edhe deputetët e LSDM-së.

Më pas, në korrik të vitit 2016 pas bisedimeve torturuese mes katër partive politike, ndërsa me ndërmjetësim të diplomatëve të huaj, u nënshkrua aneksi i Marrëveshjes së Përzhinos, në të cilin ashtu siç thamë më lartë, është shtuar se kryetarët e katër partive deri me 31 gusht të vitit 2016 duhet të vlerësojnë ndryshimin e marrëveshjes dhe a janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve, që më pas të specifikojnë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në situatë kur të gjithë mekanizmat e kontrollit të qeverisë janë në duar të VMRO DPMNE-së (ajo i ka që të tre funksionet kyçe shtetërore), është e qartë se përgjegjësia për përmbushjen e e kritereve për proces zgjedhor të lirë, të drejtë dhe kredibil bie mbi partinë në të cilën bën pjesë edhe ministri Popovski. Por, edhe pse mund të duket absurde, ai vlerëson se data për mbajtjen e zgjedhjeve varet nga opozita?!

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.