Kundër-spin: Spasov vetë u thye duke treguar përralla për fëmijë

Dime Spasov ndjehet viktimë politike. Foto: printscreen.

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Zëvendës ministri për Punë dhe Politik Sociale Dime Spasov në një intervistë të shkurtër për TV NOVA dha deklaratën në vazhdim, të cilën e vlerësojmë si spin:

 

Spin:Ky është stil i punës së LSDM-së dhe funksionarëve të LSDM-së, të cilët me aktivitetet e tyre tregojnë paaftësi, joprofesionalitet dhe pandershmëri..me gënjeshtra, me manipulime, me kurthe, me rrena dhe manipulime vetëm për të shkaktuar dëm. Kjo është mënyra me të cilën këto funksionarë të LSDM-së punojnë. Kjo tregohet dhe përmes ngjarjes së paramenduar, përmes këtij kurthi policor kriminel i cili u realizuar të premten mbrëma me të vetmin qëllim që të dëmtohet integritet im, pozita ime, vetëm e vetëm të shkaktohet dëmi. Ky është një keqpërdorim i forcës së institucionit siç është MPB. Po ashtu do të doja them se kjo nuk do të më thyej dhe nuk duhet të më thyej…

 

[ Burimi: TV Nova, prej minutës 9:30 deri në minutën 10:30, Data 03.10.2016]

Kontraspin - foto Vistinomer

Kundër-spin: Pas 5 ditësh nga ngjarja e cila shkaktoji interes të gjerë në opinion, sepse bëhet fjalë për dyshime të keqpërdorimit të pronës shtetërore dhe parave, si dhe për sjelljen e papërgjegjshme të funksionarit të lartë të administratës shtetërore dhe partisë në qeveri, zëvendës ministri Dime Spasov dha një intervistë të shkurtër, me të cilën jo vetëm që i konfirmoj dyshimet, por edhe u mundua që të shfrytëzoj ngjarjen për kampanjë politike.

Spasov në intervistën konfirmoi se e gjithë ngjarja është kurth kriminal politik, edhe këtë e përsërit katër herë në deklaratën prej 12 minutave – dhe se qëllimi final ka qenë që t’i dëmtohet imazhi, nderi dhe integriteti i personalitetit të tij.

Me gjithë atë, gjatë dëgjimit me kujdes të deklaratës të Dime Spasov dhe kryqëzimit të fakteve që janë mbledhë nga dita e parë e ngjarjes, si dhe të atyre nga raporti i MPB-së për ngjarjen në përgjithësi, tregojnë aq shumë për gjëra të palogjikshme në tregimin e Spasov, gjë që mund të vlerësohen me termet si “gënjeshtra laramane” ose “përralla për fëmijë”. Ja se çfarë thotë Spasov, në momentin që shpjegon se në dy raste nga vetura që e ka përndjekur i kanë dal njerëz dhe i kanë trokitur në xham dhe i kanë kërkuar që të hap derën:

…u ndala menjëherë pas Kadastrës. Dola nga vetura, ashtu siç dola vërejta se si dy vetura parkohen pas veturës sime. Prej të parës dolën persona me armë, pistoleta në dorë, ndërsa nga vetura e dytë e cila ishte menjëherë prapa, dolën atë persona që më ndiqnin dhe më sulmuan në dy udhëkryqe. U mundova që të flas me personat të cilët ishin me armë në duar, ndjeva se më sulmuan, gjegjësisht u sulmova papritmas,u ushtrua forcë mbi mua dhe më shtyn në veturën të cilën e drejtoja. Një pistoletë ishte e drejtuar kah unë. Unë deri më sot nuk kam pasur punë me kriminel dhe nuk kam merituar diçka të tillë, që të më drejtohet arma…disa çaste më pas u afrua dhe ndaloi vetura e policisë nga ana e djathë dhe sulmuesi i cili kishte armën e drejtuar kah unë, u tërhoq. Më pas erdhën më shumë njerëz, një pjesë me uniforma, pjesa më e madhe pa uniformë, një pjesë e tyre mu kërcënua. Në një atmosferë të tensionuar…erdha në përfundim se bëhet fjalë për një konstrukt kriminal policor, me qëllim që të më bëjnë kurth me të cilin do të prishnin imazhin tim dhe do të më dëmtonin, ekzistonte edhe rreziku për jetë. Pikërisht për këtë vendosa që të lëshoj vendin e ngjarjes. 

Do me thënë Dime Spasov, kur u largua nga personat e panjohur për të cilët nuk e ka ditur pse e kanë ndjekur dhe përgjatë asaj ka bllokuar në veturë nëpër rrugët e ngushta në Taftalixhe, dhe ka ndaluar pas Kadastrës. Nëse ka qenë i frikësuar, përse ka ndaluar? Nëse ka parë persona me armë, jo nga vetura që e ka ndjekur, por nga tjetra, dhe nuk e ka ditur se kush janë, si është munduar të flasë me ata, dhe nuk ka ikur? Nëse ka arritur policia dhe shumë persona të tjerë, një pjesë me uniformë, dhe një pjesë e madhe pa uniformë zyrtare dhe nëse i janë kërcënuar edhe më pas, a është e logjikshme ikja nga këta persona, kur personat me uniformë kanë qenë afërt tij?

Të mos flasim për shkresën policore për ngjarjen që dha MPB të shtunën me 29.10.2016, me të cilin përshkruhen ngjarjet, që ekzistojnë deklarata nga bashkudhëtarja e cila ka qenë në veturën e cila tregon se nuk kanë qenë të kërcënuar, dhe se ekzistojnë deklarata në stacionin policor në Karposh, krejt në fund, ashtu siç u deklarua sot edhe zyrtarisht- se ekzistojnë audio materiale të incizuara në polici të cilat dëshmojë se Dime Spasov ka ikur që nga momenti kur ka aksidentuar veturën, pronari i të cilës më pas e ka paraqitur dy herë dhe është munduar që të bind Spasovin që të del dhe të merren vesh.

Se nuk ka pasur dhunë fizike mbi Spasov nga personat që e kanë ndjekur, tregojnë edhe incizimet që të cilat u paraqitën në mediumet pro qeverisë në mënyrë “të magjishme”. Në një pjesë të tyre shihet se ata mundohen të hapin derën edhe nga udhëtari edhe nga ana e bashkudhëtares, por jo në mënyrë të dhunshme dhe të ashpër, siç pretendon Spasov. Ajo që shihet në incizimet është se me të vërtetë përfaqësuesit e Alfave, mbajnë në dorë diçka që ngjan në pistoletë dhe në një moment kur sqarohen me Spasovin diçka, e kthen kah vetura dhe e fokusojnë kah dera e veturës. Por, që kur kjo është e ndaluar në intervenimin e policisë kur vihen pas dikujt që ik nga vendi i ngjarjes. Nëse jo nga ngjarja e parë, sepse thotë se s’ka qenë i vetëdijshëm, atëherë nga ngjarja e dytë?

Ajo që rrëfen Dime Spasov dhe vlerëson si kurth kriminal policor, në të vërtetë është intervenim i njësisë Alfa, të cilët pasi shoferi i veturës së parë gjithë kohës i ka informuar se kah lëviz Tuargeri i drejtuar nga Spasov, të cilët menjëherë kyçen në përndjekje dhe e lokalizojnë.

Ndoshta Dime Spasov nuk i ka pëlqyer fakti që momentalisht ministër është Oliver Spasovski, ndoshta nuk i ka pëlqyer që shefi i njësisë Alfa është emëruar nga Spasovski, ndoshta Dime Spasov nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit, ose është e mundshme se nuk e ka ndjerë kur ka aksidentuar veturën e parë nëse ka pasur muzikë me zë të lartë në Tuargerin edhe nëse aksidenti ka qenë i vogël. Ai nuk ka asnjë shpjegim se përse vozitësi më pas u munduar të jep deklaratë të rrejshme – ndoshta nuk është pyetur për këtë, po ashtu duhet të thuhet se edhe MBP nuk ka shpjegim logjik se përse nuk kanë ngritur padi kundër tij.

Dime Spasov po ashtu nuk ka ndonjë arsyetim logjik se përse në orët e vona të natës ka drejtuar automjetin e Agjencisë për punësim, edhe sikur të ketë marrëveshje mes Ministrisë dhe Agjencisë, ndërsa Ministria siguron se nuk ka një të tillë. Spasov thotë se vetura i është dhënë që të kryej detyrat e punës, sepse ministria nuk i ka siguruar as zyrë e as veturë. Me të vërtetë, cilët detyra kryhen natën në orët e vona në afërsi të stadiumit në Parkun e Qytetit në Shkup?

Zëvendës ministri Dime Spasov në vend të mbajë përgjegjësi për sjelljen e vet si funksionarë shtetëror – gjë që është shumë e rëndësishme në demokraci dhe për këtë të rikujtojë diçka që ka ndodh tani vonë – dhe ajo është deklarata para opinionit, ende mundohet që të largojë vëmendjen me pretendimet se kjo është dora e kundërshtarit politik, dhe se kjo nuk do ta thyej dhe nuk duhet të lejoj që ta thyej atë.

As që ka nevojë. Para gjyqit të opinionit Dime Spasov duke refuzuar që të mbajë përgjegjësi dhe të jep llogari për sjelljen e vet, është thyer që të shtunën, kur as në fund të ditës nuk u shfaq në stacionin policor që të dëshmojë, por atë e bëri ditën në vazhdim. Sot ai është vet thyer.

Prej këtu, gjithë deklarata e Spasoc është shtrembërim i së vërtetës, ndërsa deklaratën konkrete që e analizuam e vlerësojmë si spin pa më të voglin dyshim.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.