KUNDËR-SPIN: Shkelje në komunikacion në trafik të ndalur

Spinim i dyfishtë për të nxirë Dimovën dhe Zaevin. Foto: skrinshot

ВМРО-ДПМНЕ ја злоупотребува изјавата на Димова за да го реактуелизира настанот од пред еден месец (од 27 јуни 2016) и да креира манипулативна слика дека Димова го злоупотребува пратеничкиот имунитет за да не плати казна за сообраќаен прекршок. Истовремено, се „вергла“ и спинерската приказна за „аболицираниот криминалец Заев“

VMRO DPMNE ka shfrytëzuar deklaratën e Dimov për të riaktualizuar ngjarjen e para një muaji (prej 27 qershor 2016) dhe për të krijuar një fotografi manipuluese se ajo e ka keqpërdorur imunitetin e deputetes për të mos paguar dënim për shkelje në komunikacion. Në të njetën kohë, “rrotullohet” edhe një bisedë spinuese për “Zaevin, kriminelin e aboluar”

 

Shkruan: Olivera Vojnovska 

 

Me 30 korrik të vitit 2016 partia qeverisëse dha deklaratë me të cilën manipulon me deklaratën e Lidija Dimova nga LSDM (Askush më nuk jua ka frikën, ajo është dhimbja juaj) dhe me këtë spinon të vërtetën.

Spin: Zoran Zaev mendon se është shtyrë nga Zoti për të vjedhur dhe në mënyrë të paligjshme të pasurohet duke mos marrë përgjegjësi. Lidija Dimova, përsëri, vlerëson se të gjithë qytetarët mund të dënohen për shkelje në komunikacion, por ajo nuk duhet, për atë se ka qenë e propozuar për deputete nga ana e të aboluarit të kriminalizuar.  

Makthi i pafundëm dhe i trishtuar në të cilin është fundosur LSDM e udhëhequr nga krimineli i aboluar Zoran Zaev. Hapësira për manipulime ju ngushtohet. Zgjedhjet afrohen, afrohet edhe dënimi i qytetarëve për një sjellje të tillë destruktive nga ana e LSDM-së. pas zgjedhjeve do të duhet të kthejë çka ka vjedhur, po ashtu edhe acaruesja Lidija Dimova do të duhet të paguaj të gjitha dënimet për shkeljet në komunikacion të cilat i ka kryer.  

Për këtë zonja Dimova, paguani dënimin! Ju dhe Krimineli i aboluar Zoran Zaev nuk jeni mbi qytetarët e tjerë. Të gjithë qytetarët janë të njejtë para ligjit dhe përderisa keni gabuar duhet të mbani përgjegjësi, përfshi këtu edhe shkeljen në komunikacion.  

Kohën që e keni harxhuar në pres-konferencë. z. Lidija Dimova keni mundur ta shfrytëzoni dhe të shkoni deri te stacioni policor dhe të silleni si qytetare e përgjegjshëm dhe e pjekur e Republikës së Mqedonisë. 

[BURIMI: Lokale , Data: 30 korrik 2016]

 

Kontraspin - foto Vistinomer

Kundër-spin: deklaratën e VMRO DPMNE-së, ka spinim të dyfishtë. Deklarata e Lidija Dimova, është shfrytëzuar vetëm si pretekst për shtrembërim të vërtetës për ngjarjen që ka të bëj me shkeljen e ligjit në qershor të këtij vitit (2016) dhe për denigrimin e saj, por edhe për të pështyrë dhe për të diskredituar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Së pari, reagimi i Dimovës nuk i referohet asnjë “incidenti në komunikacion”, dhe ajo askund nuk thotë se “nuk duhet të dënohet për shkelje të rregullave në komunikacion”. Por, reagon, ndaj asaj se policia me datë 29.07.2016, ashtu siç thotë ajo “ka vepruar në mënyrë të paligjshme dhe ka shqetësuar familjen e saj

Përgjatë ditës së djeshme, në shtëpi ka ardhur një polic nga policia rrugore për të më kërkuar, edhe pse e gjithë Maqedonia më shikonte në ulëset e Kuvendit. Mbrëmë në orët e mbrëmjes, në pra 20:30, përsëri u shfaq policia nga policia rrugore i cili më paralajmëroi për t’u nënshkruar protokollet, paramendoni, për një rast të inskenuar para një muaji. Edhe njeriu i cili nuk ka asnjë njohuri për ligjet e ka të qartë se është absurditet që të nënshkruhet në protokoll për diçka që është konstatuar në vendngjarje përgjatë një muaji. Të mos flasim për atë se me çfarë të drejte vinë dhe më shqetësojnë në orët e mbrëmjes mua dhe familjen (Dimova)

Por, VMRO DPMNE deklaratën e saj e shfrytëzoi për të riaktualizuar ngjarjen e ndodhur para një muaji (27 qershor 2016) dhe të krijojë një fotografi manipuluese duke thënë se Dimova e keqpërdorur imunitetin e deputetes për të mos paguar dënimin për shkelje të ligjit në komunikacion. Edhe pse, një akuzë e tillë për shkelje duke qesharake në situatën kur komunikacioni ka qenë i bllokuar për shkak se ka pasur protesta (Revolucioni laraman).

Në po atë kontest është edhe reagimi i Dimovës e cila duke u provokuar nga deklarata e dhënë nga VRMO DPMNE 930.06.2016) në profilin e saj në Facebook shkruajti:

Për çfarë dënimi flet VMRO DPMNE? A nuk jua tha Karalamisheva se komunikacioni u ndal kur ishin protestat?!

Përndyshe, këtë tregim spinues të VMRO DPMNE-së, analistët dhe mediumet afër partisë qeverisëse, e shtynë kur ndodhi incidenti (27.06.2016). Pas akuzave të tilla deputetja Dimova në facebook ka reaguar se në të vërtetë e kanë ndaluar alfat dhe nuk i kanë shkruar dënim (28.06.2016):

Së pari, policia në rrugë nuk më ndaloi, por policia rrugore e shoqëruar prej tridhjetë Alfave! E dyta, asnjë dënim nuk mu caktua. Dhe së treti, nuk është me rëndësi se sa i di unë kufizimet e mija që mi ofron imuniteti i deputetit! Me rëndësi është se sa policia mund të zbatojë ligjin!

Profesori i të drejtës kushtetuese, Osman Kadriu, atëherë në deklaratën për Vërtetëmatësin theksoi se në rastin konkret policia nuk ka pasur të drejtë të ndalojë deputeten Dimova, dhe aq më pak të pyes se i shfrytëzon imunitetin si deputete nga shkaku se nuk ka kryer asnjë shkelje.

Kur bëhet fjalë për pjesëmarrje në protesta, deputeti mund të përgjigjet nëse ka prishur qetësin dhe paqen publike, gjegjësisht nëse është zënë duke marr hapa konkrete në atë drejtim. Gjë që nuk është në rastin e deputetes Dimova. Më pas, ashtu siç dihet, ajo nuk ka bërë asnjë shkelje, asnjëherë nuk ka pasur një informatë të tillë. Sipas asaj, policia nuk ka pasur të drejtë në ndalojë Dimovën, dhe aq më pak ajo të thërras për imunitetin si deputete – (Kadriu)

Për sa i përket të drejtës për protesta, ajo është e garantuar me Kushtetutën e RM-së ku në nenin 21 thuhet:

Qytetarët kanë të drejtë që paqësisht të mblidhen dhe të mbajnë një protestë publike pa ndonjë lajmëri paraprak ose pa ndonjë leje të veçantë. 

Në nenin 137  Kodi Penal, përsëri, në pjesën që u dedikohet veprave penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit, është precizuar se:

(1) Ai që në bazë të gjinisë, rasës, ngjyrës së lëkurës, nacionalitetit dhe prejardhjes sociale, bindjeve politike dhe fetare, gjendjes shoqërore dhe pronësore, gjuhës dhe rrethanave tjera personale, do t’i merr ose kufizoj të drejtat e njeriut dhe qytetarit, të garantuara me Kushtetutë, ligj ose të ratifikuara me marrëveshje ndërkombëtare ose të cilat në bazë të këtyre dallimeve ju japin qytetarëve të drejta në kundërshtim me Kushtetutën,ligjin ose marrëveshje ndërkombëtare, do të dënohen me burg nga tre muaj deri në tre vite.

(2) Nëse veprën e paragrafit 1 e kryen person zyrtar gjatë kryerjes së detyrës, do të dënohet me burg me kohëzgjatje prej 6 muaj deri në pesë vite.

Në lidhje me tezën e dytë të spinuar, sërish, pjesa për ” kriminelin e aboluar Zaev”, e vërteta është që nuk ka vendim gjyqësor sipas të cilit Zaev ka kryer vepër penale. Opinioni e di që kryetari i mëhershëm Branko Crvenkovski me 2 gusht 2008 ka nënshkruar falje për Zaev dhe 5 bashkëpunëtorët e tij, me çka ata u liruan nga ndjekja penale për rastin “Global”. Por, Zaev nuk u dënua, por ishte në paraburgim, dhe në proces ishte hetimi. Që do të thotë, është e vërtetë që është ab0luar. Por, në asnjë mënyrë nuk mund të quhet kriminel.

Në lidhje me rastin “Global”, Zaev disa herë ka deklaruar që ” është i pastër si loti”. Duke aluduar për këtë rast, ai me 7 qershor 2014 në një konferencë për shtyp deklaroi:

Me regjistrimin në katastër të aktit për legalizim të Global, qeveria më siguroi edhe dëshminë kryesore për gjithë rastin Global, që do të thotë që nuk ka pas decionalizim, as kur është ndërtuar Global, as sot dhe që është regjistruar në katastrën e Maqedonisë.

Për shkak të këtij denacionalizimi, qeveria aktuale më paraburgosi mua dhe bashkëpunëtorët e mi. Për shkak të këtij rasti, Global dhe decionalizimit të tokës në të cilën është ndërtuar Global, gjashtë vite, Gruevski, qeveria dhe mediumet e afërta me pushtetin, nuk më ulëm më poshtë se sa një i aboluar, kriminel dhe etiketime të tjera.

Prandaj sërish do të përmend ” fluskën e të vërtetës”. Herët apo vonë del në sipërfaqe dhe kurdo për çdo shkelje ka përgjegjësi.(Zaev)

Partia në pushtet e njeh mirë rastin “Global” dhe përfundimin e tij, megjithatë ideja është që vazhdimisht “të qarkullojnë” teoria që lideri i LSDM-së është “kriminel i aboluar”, me qëllim që mendimi publik t’i besoj një konstruksioni të tillë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.