Kundër-spin: “Rasti Spasov” është gjithçka përveç temë dytësore
Në Maqedoni me dekada jemi dëshmitar të papërgjegjshmërisë së politikanëve udhëheqës dhe deklaratave të papërgjegjshme. Jo rrallë herë kalohet dhe pragu më i ulët i tolerancës dhe pafytyrësisë ndaj opinionit, siç është rasti “Të gjithë në mbrojtje të Dime Spasov”, përgjatë të cilës “e keqja” fshihet me akuza ndaj kundërshtarit politik dhe ndaj mediumeve
Shkruan: Teofil Bllazhevski
Antonio Milloshoski, anëtar i Komisionit ekzekutiv të VMRO DPMNE-së dha deklaratën në vazhdim, të cilën e vlerësojmë si shtrembërim të së vërtetës ose spin:
Spin: Atë që bën LSDM në lidhje me rastin e z. Dime Spasov, qartazi është spinim i një teme të caktuar, sepse kur jeni inferior në ekonomi, në bujqësi, në tërheqjen e investimeve të huaja, në hapjen e vendeve të reja të punës, atëherë temat e dorës së dytë i kthen në të rëndësishme, që të mund të kompensoni dhe merrni vëmendjen e opinionit.
[Burimi: TV 24 Vesti – Lajmet e orës 17, (minuta 5.50) Data: 30.10.2016]
Kundër-spin: Funksionari i lart i partisë qeverisëse Antonio Milloshovski, duke biseduar në konferencë për shtyp për temë tjetër, shumë ashpër shtrembëroi te vërtetën për rastin e zëvendës ministrit Dime Spasov, po ashtu, për shumë kohë pjesë e udhëheqësisë së VMRO DPMNE-së. Bëhet fjalë për temën rreth aksidenteve të cilët Spasov i shkaktoi natën e të premtes mbrëma (28-29.10.2016). Në të vërtetë, Millosovski në deklaratë spinoi duke deklaruar se është bërë spin nga partia opozitare, duke e thënë dy herë në një fjali relativisht të shkurtër, frazën – temë e dorës së dytë.
Milloshovski nuk është politikan pa përvojë. Ai i ka kaluar të gjitha shkallët e partisë, përfshirë edhe pozicionet udhëheqëse të sektorëve të caktuar, deputet më Kuvendin e RM-së, dhe shumë gjatë kohë ka qenë edhe ministër i Punëve të Brendshme. Prej këtu, Milloshovski mund të mos dijë shumë punë, por sigurisht i ka të njohura fjalët llogaridhënie dhe përgjegjësi.
Fjalori i gjuhës angleze në ueb-faqen e Kembrixhit, fjalën llogaridhënës, e definon si përgjegjësi:
Dikush që jep llogari është përgjegjës për veprimet e veta dhe duhet të jetë në gjendje të jep arsye të kënaqshme për të njejtat; Politikanët duhet të jenë përgjegjës ndaj opinioni, sepse ai i ka zgjedhur.
Fjalori Uebster, fjalën llogaridhënie e definon si aftësi për të marrë përgjegjësi:
Të japësh llogari është cilësi ose gjendje, Veçanërisht: detyrim ose vullnet që të pranohet përgjegjësia ose të përgjigjet për ndonjë vepër të dikujt.
Se sa është e rëndësishme llogaridhënia – përgjegjësia e gjendjes së përgjithshme në Maqedoni, në pjesën e respektimit të shtetit të së drejtës dhe demokracisë, mjaftueshëm flet vetëm fakti nëse shihet ndonjë prej raporteve të progresit për Maqedoninë, të cilët i përgatit BE, ndërsa i miratojnë qeveritë tona – si shembulli i vitit 2015, ku fjala llogaridhënie përmendet 15 herë, më pas Raporti i Parlamentit Evropian për Maqedoninë po atë vit, prej ku nga qeveritë në Maqedoni kërkohet përgjegjësi – llogaridhënie për pyetje të ndryshme, pesë herë.
Prej këtu, partia qeverisëse e Antonio Milloshovskit, si dhe e mediumeve nën direktivat e tyre, mund të thonë ç’të duan në fushatën politike për kundërshtarin, por assesi nuk mund që për të zezën të thonë e bardhë dhe ngjarjen me zëvendës ministrin, më herët ministër, Dime Spasov, ta cilësojnë si “temë e dorës së dytë”. Para së gjithash, për shkak se në këtë rast ekzistojnë indikacione që bëhet fjalë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe më pas ikje nga përgjegjësia morale, politike dhe penale, ndërsa ekziston edhe dyshimi për vepër penale, dëshmi e rrejshme dhe nxitje të personit tjetër për dëshmi të rrejshme.
Llogaridhënia e qeverisë dhe e politikanëve, gjegjësisht përgjegjësia e tyre, para së gjithash përpara opinionit është temë kryesore – parësore për secilin votues dhe është bazament i zgjedhjeve demokratike.
Nëse vetëm formalisht pranohet përgjegjësia, që më pas të ketë një lum arsyetimesh dhe tentativa që t’i iket të njëjtës përgjegjësi, atëherë ajo definohet si raport jo i sinqertë dhe jo i denjë në lidhje me opinioni – ose me fjalë tjetër mashtrim. Ndërsa raporti i kallëzimit si spinim nga pala tjetër, është shtrembërim i ashpër i së vërtetës.
Këtu nuk ka hapësirë dhe kohë që të bëjmë krahasim se si zbatohet përgjegjësia në Maqedoni me vendeve që Maqedonia ka deklaruar se dëshiron t’i ketë si model. Aq më pak, është koha që të rikujtojmë se llogaridhënia dhe përgjegjësia mohohet edhe në situata kur zihen “në flagrancë”. Por në rastin e Dime Spasovit, përgjegjësia së pari duhet të pranohet, gjë që lehtë mund të shihet se nuk është ashtu, më pas të pranohet nga partia politike të cilës Spasov i përket, ndërsa në fund të trajtohet nga institucionet shtetërore.
Çdo interpretim tjetër, siç është interpretimi i Spasovit, interpretimi i partisë së Spasov, veçanërisht deklarata e Antonio Milloshovskit, janë shtrembërime të papara të së vërtetës.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari