KUNDËR-SPIN: Porosi të përbashkëta të Gruevskit në sandviç me akuza për intrigant, spiun, persona destruktiv…
Политичкиот наратив на Груевски во кој критички настроените граѓани ги нарекува секташи, платеници, интрганти, кодоши, хулигани, не остава простор за верување дека се искрени неговите повици за единство искажани во илинденскиот говор
Narracioni politik i Gruevskit në të cilin qytetarët me mendim kritik i quan sekt, të paguar, intrigant, spiun, huligan, nuk lë hapësirë për të besuar se thirrjet e tij për bashkim të thëna në fjalimin e ilindenit
Shkruan: Olivera Vojnovska
Kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, gjatë takimit tradicional të Ilindenit e cila u mbajt me 02.08.2016 në fshatin Tërnovo të Pelisterit, porositi:
Spin: Ne maqedonët, nga Ilindeni këtu porosisim se Maqedonia, do të dal më e fortë siç ka dal deri më tani përgjatë historisë, më e suksesshme, ekonomikisht më e fuqishme dhe më e bashkuar. Na qoftë shumë vite dhe shekuj festa e Ilindenit!, porositi Gruevski duke çuar urim deri te të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ne jemi një tërësi e pandashme, një flamur, një shtet dhe një emër – Maqedoni!
[BURIMI: ueb-faqja e VMRO DPMNE-së , Data: 02.08. 2016]
Kundër-spin: Shumë bukur tingëllonin porositë për unitet dhe bashkim të cilat i dha nga Ilindeni lideri i VRMO DPMNE-së. Por, a ishte i sinqertë shefi i partisë qeverisëse kur nga Tërnovo bëri kësi lloj thirrej? Ose, përsëri, në pyetje ishte vetëm një spin politik mirë i paketuar, në të cilin, në të vërtetë, ishte “helm” mirë i ambalazhuar për personat që nuk mendojnë njëjtë!
Çfarë kuptimi ka thirrja për unitet dhe bashkim, nëse Gruevski në të njëjtin fjalim fletë për: intrigant, spiunë, të papunët, persona destruktiv, për njerëzit të cilët punojnë kundër interesave të shtetit…? – S’ka asnjë kuptim! Kryetari i partisë qeverisëse, i cili ka qenë kryeministër për gati dhjetë vite (nga gushti i 2006 deri në janar të vitit 2016), bën thirrej për bashkim, dhe në të njejtën kohë vetë ai sulmon, kritikon, bën ndasi në fjalimin e tij nga njëra anë i vë patriotët punëtor, ndërsa nga ana tjetër të papunët dhe intrigantët.
Ashtu pra, nga goja e ish-kryeministrit dëgjojmë se:
E lehtë është të rish ulur, dhe të vëzhgosh nga anash, edhe më e lehtë është të kritikosh dhe të jesh destruktiv, të pështysh në gjithçka që bëhet, krijohet dhe ndërtohet, vetëm të flasësh, dhe të mos bësh asgjë, dhe atë të dijë shumica e këtij populli.
E ndjejë urrejtjen e qindra mijëra njerëzve me të cilët takohem në të gjithë shtetin të cilët e kanë ndaj secilit i cili me spiunllëkun e vet, me elemente anësore, të papunë dhe me kritikë pas kritike, dhe pa asnjë parim dëshiron të ndërtojë qëllimin e vet të ngushtë që shkon në dëm të interesit të shtetit të Maqedonisë.
…çdo kritik e pasinqertë, gënjeshtër dhe manipulim të cilat i servojnë, të papunët dhe personat intrigues përfundon që në momentin e parë me hapërimin i tyre në mes popullit.
Nuk është aspak e rëndë që të gjendet se ndaj kujt është drejtuar urrejtja e qindra mijëra njerëzve me të cilët takohen Gruevski. Është e qarë se ai aludon opozitën, organizatat joqeveritare, intelektualët, gazetarët, ndaj të gjithëve të cilët në dhjetë vitet e fundit ka thënë edhe kritikën më të vogël në adresë të tij, apo ndaj politikës të cilën e zbaton partia qeverisëse.
Dhe, për dallim nga këto tone drejtë personave që mendojnë ndryshe, në të njejtën dalje publike Gruevski për vetveten tha se deri në atomin e fundit të fuqisë do të luftojë që të realizojë atë që ka premtuar!
Unë e di se vendi i politikanëve është mes popullit, në çdo pëllëmbë të tokës maqedonase, në çdo lagje, në çdo qytet dhe fshat me popullin dhe me problemet e tij dhe jo vetëm kur është e lehtë por dhe kur është rëndë, kur ka brenga dhe kur duhet t’i ndihmohet dhe t’i ndihmohet.
Unë në këtë festë premtoj se deri sa të më mbaj atomi i fundit i fuqisë do të punojë për të realizuar sa më shumë premtime të cilat i kam dhënë, do të zgjedhim numër të madh të problemeve, do të realizojmë sa më shumë projekte dhe vepra, suksese për Maqedoninë, për çdo person të saj, për popullin. Populli është forca që krijon shtetin dhe e cila e mbron dhe zhvillon atë shtet…
Ashtu duke, lexuar paralelisht këto porosi, thirrjet për unitet- bashkim, marrin një intonacion kryesisht deklarativ.
Fundja, nuk është hera e parë që Gruevski të kthehet kah armiqtë nga radhët e opozitës ose kah sektori civil. Ai, për shembull, në maj të këtij viti (2016), në këtë intervistë, të cilën e transmetuan mediumet, thotë, se, ka dy opozita: “Një është zyrtare, LSDM me disa satelitë dhe partiak, me to edhe një, do të thosha një opozitë e paguar..Joqeveritarët, të cilët financohen nga Soros dhe përmes sjelljes sektare marrin të ri që të punojnë kundër Maqedonisë”
Në intervistën e përmendur Gruevski sqaron se si, sipas tij, veprojnë organizatat joqeveritare:
…OJQ, të cilat kryesisht financohen nga firmat e Sorosit dhe nga disa burime të huaja kanë kontinuitet në punën e vet, edhe kur ka edhe kur nuk ka protesta. Në periudhën kur nuk ka protesta, ato, përsëri të njëjtët persona i harxhojnë parat lartë e poshtë, por në forma të ndryshme.
Për shembull, mbajnë debate të ndryshme publike kundër aktiviteteve dhe projekteve të qeverisë, mbajnë pres-konferenca, janë mysafirë në televizione dhe radio emisione, organizojnë plenume nga më të ndryshmet, dhe me to kryejnë tensione të ndryshme. Tensionet më së shpeshti i bëjnë personat më të shquar të organizatave të Sorosit dhe nga ajo që kam dëgjuar, shpesh ka ligjërime dhe sjellje sektare, tentim për rekrutim të të rive dhe personave me perspektiv dhe kryerjen e indoktrinimit në to, dhe gjatë saj duke ju dhënë para dhe shumë udhëtime pa pagesë, i cili është edhe motivi i parë për të ardhur deri te ato ligjerime dhe tentim për shpëlarjen e trurit. Ata të cilët pas një kohe nuk do të jua pranojnë lojën, të cilët nuk do të ndjekin doktrinën , informohen që mos të shkojnë, ndërsa paratë të vazhdojnë që t’i investojnë diku tjetër, aty ku kanë efekt.
Ish-kryeministri figurativisht sqaron se përse e ka përdoru sinonimin “sektarë“:
… еja, një shembull që ma tregoi njëri prej pjesëmarrësve, mendojë për një fjalim të vitit 2009. Duke folur kundër politikës së qeverisë, kanë kërkuar që çdo njëri prej të pranishmëve të sulet mbi tavolinë dhe të kërcej dhe të shkel programin e VMRO DPMNE-së. Është tërësisht çmenduri! Ose kërkesa në kor që të gjithë ndjekësit e ligjeratave të përsërisin: Kjo qeveri nuk vlen!!!
Nga këtu, duke pasur parasysh narracionin politik të Grevskit, të cilët disa qytetarë kritikues i quan sektarë, të paguar, intrigant, spiunë, huligan, nuk ka hapësirë për të besuar se thirrjet e tij për unitete të thëna në fjalimin e Ilindenit janë të sinqerta.
Ne jemi një tërësi e pandarë, një flamur, një shtet dhe një emër – Maqedoni!
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari