KUNDËR SPIN: Obstruksionet e sistemit kundër PSP-së për Dimovskin qenkan paaftësi e Janevës?!

Dimovski dëgjon, por pjesërisht. Foto: screenshot

Pas Janeva ju tregoi qartazi se ekziston një numër i madh i obstruksioneve nga ana e institucioneve dhe organeve shtetërore në lidhje me punën e saj, përgjatë asaj dhe duke shtuar katër shembuj konkret, deputeti i VMRO DPMNE-së dhe shefi i grupit të deputetëve të kësaj partie, Ilija Dimovski, deklaroi se pranon që “lëndët janë boshe” dhe se bëhet fjalë për paaftësi të Janevës dhe PSP-së. Ky lloj i ashpër i shtrembërimit të fakteve nuk është asgjë tjetër përveç se spin i dukshëm

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Deklarata e Ilija Dimovskit në diskutimin e komisionit në Kuvend për raportin e PSP-së, të cilën e vlerësojmë si shtrembërim i së vërtetës:

Spin: Qytetarët e Republikës së Maqedonisë këto ditë kuptuan se institucioni i PSP-së as nuk ka koncept, as nuk ka profesionalizëm, as paanësi, as nuk e ka të qartë se ç’farë duhet që të punojë. Zonja Janeva pranoi se nuk janë lëndët nuk janë komplete. Këtë e kuptoi profesori nga fakulteti i juridikut dhe u alarmua. Edhe për mua kjo është më se e qartë. 

[Burimi: Republika, Data: 23.09.2016]

Kontraspin - foto Vistinomer

Kundër-spin: Diskutimi në Kuvendin e RM-së, në Komisionin për sistemin politik pas raportit gjashtëmujor të punës së Prokurorisë Speciale, Ilija Dimovski, koordinator i grupit të deputetëve nga radhët e VMRO DPMNE-së deklaroi të premten pasdite (23.09.2016) se Katica Janeva vet pranoi se është jokompetente, për faktin se ka treguar një numër të caktuar të lëndëve të cilat nuk janë të kompletuara dhe të përfunduara.

Deklarata e tillë e Dimovskit është shembull eklatant i shtrembërimit të së vërtetës dhe përsëritjes së saj në realitetin virtual, gjegjësisht shfaqja e të zezës si të bardhë.

Ky spin i Dimovskit është më se i dukshëm nga secili që e ka ndjek diskutimin e komisionit  ose me kujdes i ndjek mediumet objektive dhe raportimet e tyre. Në fakt, Dimovski dha kualifikime të tilla për Janevën, pasi prokurorja speciale, si përgjigje për pyetjet të dy deputetëve më parë, foli për obstruksionet që i bëhen PSP-së gjatë punës.

…Pyes, a ka ndërmend parlamenti të pyes kryetaren e Gjykatës Supreme ose Këshillit Gjyqësor, kush është fajtor për vonesën e lëndës- Siç thotë deputeti ( Kërsto Mukoski) raportimi im ka qenë i ashpër , këtë nuk e kam shkruar tek obstruksionet që të mos turpërohemi të gjithë nga puna jonë. Gjashtë muaj një gjykatë të mos veproj për një kërkesë për dorëzimin e dëshmive është turp –  deklaroi Janeva në përgjigjen e pyetjes për rastin “Puç” .

 

Pas kësaj Jaenva, si përgjigje të pyetjes së deputetit Goran Milçevski për rastin konkret, dyshim për votim të dyfishtë në rrethinën e Manastirit, theksoi edhe disa obstruksione më konkrete për një pjesë të lëndëve që janë në fazë hetimore, për të cilat pritet ngritje e aktakuzave.Këtu do të parafrazojmë disa nga përgjigjet:

Për shembull, për rastin “Fortesa”. i cili është në fazë hetimi në për atë se kush, si dhe pse i ka shkatërruar pajisjet për përgjim në DSK. Janeva tha që obstruksionet vinë nga vet DSK-ja. Para disa muajsh një person përgjegjës i DSK-së nuk bashkëpunoi me PSP-në dhe nuk ju përgjigjet pyetjeve të tyre, gjithashtu i pengon edhe bisedat informative me të punësuarit në DSK. Janeva sqaroi që i kanë thirrur disa të punësuar në DSK në cilësinë e dëshmitarëve, por nga ana e personit përgjegjës dëshmitarët janë ndaluar të pranojnë thirrje për biseda, kështu që PSP ju ka dërguar në adresat e tyre private , por, kur është dashur të paraqiten në takimet e përcaktuara,kanë refuzuar duke u arsyetuar që janë të sëmurë, tha Janeva.

Në rastin “Transportuesi”, ku si të dyshuar janë më shumë persona, ndërsa i dyshuari kryesor është kryetari i komunës së Manastirit, në lidhje me pagesën e paligjshme të parave për transport të nxënësve të komunës, Janeva tha që obstruksioni i fundit vjen nga organet kompetente, me ç’rast as komuna , as ministria e Arsimit, as shteti, për një kohë të gjatë nuk duan të paraqesin kërkesë për dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar, me ç’rast dëshmitë për veprën penale mund të bëhen të pavlefshme.

Në një rast të tretë të hetimit për një blerje publike, kur persona zyrtar nga PSP kanë shkuar për një bisedë informative në kompaninë EVN  me qëllim që të vërtetojnë disa fakte, disa herë gjatë bisedës informative ka qenë prezent edhe person i tretë, me ç’rast hetimi i këtij rasti është dashur që të vazhdohet me takime të caktuara në hapësirat e prokurorisë.

Pas deklarimit të këtillë të Janevës, në vend të pyetjeve për sqarim të mëtejshëm kur dhe kush bën obstruksione, vijon deklarata e Dimovskit, i cili ju falënderua prokurores që pranoi që veprat janë të pa kompletuara, dhe kjo qenka dëshmi për paaftësinë e saj!?

Në fakt, PSP në raportin e saj të dytë ( faqe 12) thekson që has në pengesa në punën e saj përkundër obligimit ligjor që del nga Ligji për PSP-në, ku të gjithë institucionet duhet të bashkëpunojnë me Prokurorinë Speciale:

Megjithatë, përkundër obligimit të tillë ligjor edhe gjatë kësaj periudhë të raportimit Prokuroria Publike ballafaqohet me vështirësi të caktuara për sa i përket bashkëpunimit ndër-institucional dhe një pjesë e madhe e institucioneve nuk respektojnë kërkesat e kësaj Prokurorie, të adresuara në bazë të kompetencave dhe të drejtave që i takojnë sipas ligjit.

Nga kjo, deklarata e deputetit Ilija Dimovski, e cila në tërësi i shmang faktet të cilat i dha Janeve, për  të theksuar kinse paaftësinë e Janevës, paraqet spin të padiskutueshëm dhe shtrembërim të së vërtetës.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.