Kundër-spin: Nuk kishte „huligan të LSDM-së“ në protestat e Martin Neshkoskit
По повод годишнината од протестите пред Владата на Република Македонија во 2015 година, кои од мирни прераснаа во насилни, при што дојде до судир со полицијата, вчера дел од провладините медиуми емитуваа новинарски прилози, во кои заедничка нишка беа „хулиганите на СДСМ“, што го оценуваме како спин, т.е. извртување на вистината
Me rastin e përvjetorit të protestave para qeverisë së Republikës së Maqedonisë në vitin 2015, të cilat nga protesta të qeta kaluan në të dhunshme, me ç’rast erdhi deri te konfrontimi me policinë, mbrëmë disa nga mediumet pro qeveritare kanë emituar kronikë gazetareske, në të cilat në qendër të vëmendjes ishin “huliganët e LSDM-së”, të cilët i vlerësojmë si spin, që do të thotë shtrembërim i të vërtetës.
Shkruan: Teofil Blazhevski
Shembull marrim kronikën në TV Sitel, të emituar në lajmet qendrore në po këtë televizion më 05.05.2016. Në këtë kronikë konsiderojmë se gjërat në vazhdim e shtrembërojnë të vërtetën:
Spin: 5-majin e kaluar, huliganët e LSDM-së më mënyrë agresive kanë sulmuar policinë: me shkopinj, metale dhe gurrëz, saktë para një viti, demonstruesit u munduan që me dhunë të hyjnë në ndërtesën e qeverisë. Gjatë kohës së protestave, sipas njohësve të ngjarjes, u organizua nga opozita, janë shkatërruar 7 vetura të policisë, dritare të thyera të Radio Maqedonia e Lirë, po ashtu është ulur edhe flamuri Maqedonisë prej shtizës para qeverisë. Është sulmuar ekipi i gazetarëve,janë dëmtuar disa kamera dhe vetura të televizioneve…. Mediumet kanë raportuar se është parë prezenca e aktivistëve të LSDM-së dhe funksionarëve të lartë të lartë të kësaj partie, mes të cilëve edhe Radmilla Sheqerinska.
Kundërspin: shtrembërimi kryesorë në këtë Tv raportim, i cili në të vërtetë është “remake” me tekst të njëjtë të publikuar vetëm disa orë më herët në gazetën “Kurir“, ka në shënjestër LSDM-në , si “organizues” kryesorë të protestave dhe “huliganët e të cilëve sulmojnë veturat e policisë”, dhe përsëri “funksionarë të lartë të partisë” kanë qëndruar prapa mes demonstruesve.
Kronika është e shoqëruar nga disa video incizime me të gjitha elementet se çka flitet në të, me përjashtim të disa gjërave. Domethënë, me të vërtetë ka gjuajtje me gurë dhe me sende të tjera kundrejt policisë, me të vërtetë demonstratat e qeta kalojnë në të dhunshme dhe me konfrontim me policinë, por…, nuk i përmban provat themelore- faktni që demonstruesit që gjuajnë janë huliganë të LSDM-së dhe faktin se LSDM-ja i ka organizuar këto protesta. Kishte shumë të arrestuar, të akuzuar dhe më pas të gjykuar për këtë rast (rreth 40-50), nga ata të cilët në gjyq kanë pranuar fajin, edhe me arsyen,në një rast se kanë qenë të dehur. Ka grupe prej shtatë deri dhjetë persona të akuzuar për shkelje të rënda, të cilët janë të detyruar të paguajnë dënim prej 600 deri mijëra euro, dhe nuk kanë nënshkruar asnjë deklaratë në stacionet policore, asnjëherë nuk kanë pranuar se janë sulmuar dhe se kanë sulmuar policinë, ndërsa lënda ende zhvillohet në gjykatë dhe kurrsesi nuk është duke përfunduar.
Sido që të jetë, për asnjërin grup të njerëzve nuk ka deklaruar askush, as nga Prokuroria, as nga Gjykata se bëhet fjalë për njerëz të cilët i takojnë partisë politike LSDM dhe se kanë marr urdhër prej strukturave politike të organizojnë protesta të dhunshme, të sulmojnë policinë dhe të hyjnë në qeveri. Pikërisht edhe në spin përdoret fjala “sipas njohësve”, ndërsa nuk përdoret ndonjë fakt konkret nga gjykatat apo fakt tjetër deri tek i cili arriti televizioni, që në të vërtetë shkelen standardet gazetareske dhe etika.
GJithashtu është marr incizimi në të cilin shihet Radmilla Sheqerinska, gjë që automatikisht përdorur si fakt se LSDM-ja i ka organizuar protestat, aq më shumë që pjesëtarët më të afërt të familjes së funksionares të lartpërmendur jetojnë në atë rrethinë
Kronika në vete mban edhe fakte të treguara dhe të fshehura që ndihmojnë spinin themelorë: nga të treguara, ka deklarata bindëse të përgjithshme dhe pa lidhje se janë sulmuar ekipet e gazetarëve, kamera të thyera dhe vetura të kanaleve televizive- gjë që thjeshtë nuk është e vërtetë, e thënë në përgjithësi. Nga të fshehurat, për shembull nuk përmendin numrin e qytetarëve pjesëmarrës në ato demonstrata, kishte disa mijëra njerëz, të cilët me asnjë gjest, përveç se me të bërtitura dhe parulla dhe me ‘UA’, nuk ndërmorën as “dh” nga dhuna.
Në të kundërtën, askund nuk përmenden detaje nga policia, e cila në momente të caktuara ishte sjellë brutalisht dhe ka përdorur forcë pa qenë nevoja, ashtu siç vlerësojnë disa nga organizata joqeveritare, siç është komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni, as detaje për hyrjen në bibliotekën e hapur, një kilometër e gjysmë larg qeverisë dhe rrahjen e studentëve, as nuk përmendet se prokuroria publike nuk ka ngritur procedura pas padive penale, të parashtruara në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe indirekte nga ana e qytetarëve.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari