KUNDËR-SPIN: Më e pakta që duhet të bëj Trajanovski, është të mbaj përgjegjësi morale
Во ситуација кога во Скопје се случи потоп и кога има над 20 жртви, крајно несоодветно е со невидена леснотија да се елиминира одговорноста во стилот „така сакал Господ“! Наместо да се турка спинерската приказна дека „природата била сурова“, најмалку што треба Трајановски да направи, е да ја напушти градоначалничката функција од морални причини
Në situatën kur në Shkup patë përmbytje dhe kur ka më shumë se 20 viktima, është shumë e lehtë dhe mjaftë e papërshtatshme që përgjegjësia të eliminohet me stilin “ashtu ka dashur Zoti”! Në vend që të rrëfejnë tregime spinuese që “natyra ka qenë e pamëshirshme”, më e pakta që mund të bëj Trajanovski, është që të braktis funksionin e kryetarit të komunës si përgjegjësi morale.
Shkruan: Olivera Vojnovska
Kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, nuk ndjen përgjegjësi për vërshimet dhe jetët njerëzore të humbura. Ai ndjen keqardhje për personat që pësuan fatkeqësi, por thotë se bëhet fjalë fenomen natyror:
Spin: Po, unë nuk ndjejë përgjegjësi, ndjejë keqardhje për këtë gjendje, sepse jam në terren rreth orës 18-19, deri në orën 17 të mëngjesit (me siguri mendon për orën pesë)…Ne flasim për zona rurale, flasim për banorët e Smillkovës, flasim për zona malore, flasim për Rashtakun, Bulaçanin, prej ku dhe vjen sasia e madhe e ujit dhe rrjedh nëpër Smillkovë. Përmes Smillkovës kalon qarkoren dhe hyn në Stajkovce. Nuk ka asi lloj rrejte e cila do të mund të përballojë këtë. E njëjta sasi e ujit ku do që të binte pasojat do të ishin të njëjta (prej minutës së 2,28 deri minutën 3,05 të videos)
[BURIMI: 24 vesti (prej minutës së 2,28 deri minutën 3,05 të videos) , Data: 07.08 2016]
Kryetari i Shkupit nuk e gjen veten përgjegjës për katastrofën e cila i ndodhi kryeqyteti me (06.08.2016). Vërshimet deri më tani (11.08.2016) morën 21 viktima, ndërsa shumë persona u zhdukën dhe shumë të tjerë u lënduan, ka edhe shtëpi të përmbytura, rrugë të shkatërruara, automjete të përmbysura…Por, Koce Trajanovski vlerëson se në pyetje është “forcë madhore” dhe nuk e vë në pikëpyetje rolin e faktorit njeri, gjegjësisht përgjegjësinë e vet.
Kundër-spin Të gjithë janë të pajtimit se fenomeni natyror nuk mundej të ndalej, pasi kësi moti të keq së fundi herë ka pasur në vitin 1962 (edhe pse atëherë nuk ka pasur viktima). Por, po ashtu, është më se e qartë se natyra nuk është “fajtorja” kryesore për fotografit katalizmatike nga shirat dhe stuhitë në periferi të Shkupit: Stajkovci, Haraçinë, Singeliç dhe Çento. Është shumë e mundur që pasojat të pakësoheshin nëse do të ishte më i fortë parandalimi nga kjo sagë e trishtueshme, përderisa projektet infrastrukturore do të ishin në krye të listës së prioriteteve përpara dekorimit të qytetit me përmendore, fontana, barok, galera, shteg i trishtuar, nëse në repertoar do të ishin standardet ndërtuese, dhe jo “normat” partiake dhe interesat.
Që në shkurt të këtij viti (2016) LSDM-ja opozitare akuzoi se parat për pastrimin e kanaleve u janë dhënë kompanive afër partisë qeverisëse (u përmendën dy kompani), të cilat sipas opozitës, nuk e kanë kryer punën si duhet. Nga Ministri e Bujqësisë atëherë u përgjigjën se “vërshimet nuk ndodhën për shkak te kanaleve të pa pastruara, por për shkak të rritjes enorme të nivelit të lumenjve prej ku sasia e tepërt e ujit hyri në kanalet kulluese”.
Këto ditë mund të shihen edhe mendimet e ekspertëve, sipas të cilëve personat përgjegjës nuk duhet të amnistohen nga përgjegjësia e asaj çka ndodhi. Profesori i Fakultetit të arkitekturës Mirosllav Gërçev për ueb-portalin TV NOVA thotë se arsyeja për këtë tragjedi është në lëshimet infrastrukturore:
Ajo çka ndodh në kanalizimet atmosferike në Shkup nuk është e mjaftueshme që të shpjegohet me fjalën “lëshim”, ajo është lëshim thelbësor civilizues – produkt direkt i politikës dhe vetëdijes së shoqërisë.
Në vitet e fundit, nëse nevojat e qytetit i krahasojmë dhe harxhimet, mund të arrijmë në përfundim se këto janë më shkatërruese, politik sipërfaqësore në kundërshtim me arsyen e shëndosh, natyrën dhe ligjet e natyrës.
Përveç kujdesit për kanalet, aty është e kujdesi për shtratin e lumenjve. Në shtratin e Vardarit në Shkupit momentalisht ka anije, urat e projektit Shkupi 2014 janë ndërtuar me konstruksion të brendshëm profili i të cilave është llogaritur për të kaluar vetëm ujë.
Radio Dojçe Vele në maqedonisht transmetoi deklaratën e kryetares së Shoqërisë së arkitektëve të Maqedonisë, Sanja Ragjenoviq, e cila në mënyrë decide tha:
Njerëzit humbën jetën nga mungesa e infrastrukturës adekuate. Moti i keq është një gjë, por mospasja e mureve rezistuese, shihni se si rrëshqet toka, ndërtohet ku mundet dhe më e keqja se legalizohet për 1 euro. Nuk ka kanalizim përkatës, kanalet janë bllokuara, katastrofë! Populizëm i pastër për të cilin shohim se paguhet shumë shtrenjtë. Më e keqja është se për këtë vazhdimisht paralajmërohet, por është e qartë se askush nuk do ose nuk përgjigjet, as nuk dëgjojnë ose kuptojnë. Për këtë nuk kanë të drejtë që të spekulojnë që nuk janë fajtor dhe që të politizohet fatkeqësia e tjetër kujt. Në këtë moment më së mirë është që të heshtin sepse përgjegjësia është vetëm e tyre, reagon Ragjenoviq.
Profesori universitar i Fakultetit të ndërtimtarisë katedra për ujësjellës dhe kanalizim, Zhivko Veljanovski në deklaratën për “Faktor” thotë se Fakulteti i ndërtimtarisë ka bërë revizion të projektit për qarkoren e Shkupit, e cila nuk mundi të mbajë shiun të shtunën dhe ishte fatale për shumë persona.
Për aq sa më kujtohet, ne profesorët në revizionin tonë për themelimin e projektit të qarkores, kërkuam që të pranohen ujërat atmosferik që janë mbi qarkoren, që të mos shkojnë nën rrugën dhe direkt të ndalen në Stajkovc, por insistuam që të sigurohen ato ujëra atmosferik që të mos shkojnë as mbi as nën rrugën, por të përpilohet projekti që ato ujëra të zbresin me shumë siguri, në Vardar.
Përgjigja ishte se do të bëhet projekt, por me aq sa mbaj mend një projekt i tillë nuk erdhi te ne për revizion. Por nuk e di dhe nuk mund të them se vërshimet në Stajkovc kanë ndodhë pikërisht për këtë (Veljanovski)
Deklaratat e tilla vetëm se vërtetojnë se një hallkë ose disa hallka të “zinxhirit” kanë lëshuar. Tani, me të vërtetë, prioritet numë një është që të ju ndihmohet familjarëve të cilat kanë pësuar këtë fatkeqësi nga vërshimet, por përgjegjësi për ato dëme nga fatkeqësia natyrore të cilat morën aq shumë dimensione patjetër duhet të ketë. Kjo pyetje nuk duhet të margjinalizohet, të stërmadhohet deri sa të arrij në veshin e duhur. Përgjegjësia ka një adresë të saktë në institucionet përkatëse: qeveria qendrore, qytetare dhe komunale, nuk tejkalon edhe Qendrën për Menaxhim të Krizave dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Ato janë fajtor për atë se çka është dashur që të bëhet, dhe nuk e kanë bërë.
Në atë kuptim, Trajanovski nuk gjendet askund. Ai, është 11 vite në qeverisje lokale – katër vjet (2005-2009) kryetari i Komunës së Gazi Babës, e cila është njëra ndër më të goditurat nga vërshimet, ndërsa prej 2009 deri më tani dy mandate është kryetari i Shkupit. Dhe sipas logjikës së gjërave ai është përgjegjës për katastrofën që na gjeti. Përse ai, për shembull, ka mundur por nuk ka zbatuar Planin për mbrojtje nga vërshimet, për të cilin që para dy viteve, me 02.07.2014 në konferencën regjionale për adaptim ndaj ndryshimeve klimaterike, u lavdërua se është i gatshëm:
Qyteti i Shkupit e ka të gatshëm dhe të azhurnuar Planin për mbrojtje nga vërshimet, realizimi i të cilit është bërë në bashkëpunim me Qendrën për Menaxhim të Krizave në Republikën e Maqedonisë.
Ashtu që, në situatën kur në Shkup ndodhi tragjedia e madhe me mbi 20 viktima, me të vërtetë është shumë e lehtë dhe shumë e papërshtatshme që përgjegjësia të eliminohet me stilin “ashtu ka dashur Zoti”. Në vend që të rrëfehet tregimi spinues se “natyra ka qenë e pamëshirshme”, ajo që më së paku duhet të bëj Trajanovski është që të mbaj përgjegjësi morale. Gjegjësisht të lë funksionin e kryetarit për arsye morale.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari