Kundër-spin: Larg është VMRO-DPMNE nga Barcelona

Barcelona dhe Alikante, LSDM dhe VMRO-DMNE - metafora të futbollit spanjoll për krizën politike maqedonase. Foto: Skrinshot

Главните причини поради кои опозицијата не излегува на изборите се неисполнетите услови, а не рејтингот кој е променлива категорија и кој зависи и од тоа кој го мери тој рејтинг. Ако се тврди ова второто, тоа е спинување, односно извртување на виистината

 

 Arsyet kryesore për të cilat LSDM nuk del në zgjedhje janë kushtet e paplotësuara, dhe jo vlerësimet e sondazheve që paraqesin kategori të ndryshueshme e cila varet nga ajo se kush i mat dhe kush i realizon këto sondazhe. Nëse flitet për të dytën, kjo është spin, gjegjësisht shtrembërim i të vërtetës

 

Shkruan: Теоfil Bllazhevski

 

Tashmë një kohë të gjatë nëpër mediumet e ashtuquajtura pro qeveritare,  nga redaktorët, gazetarët dhe nga”ekspertë” dhe ekspertët,por edhe në anketa të pakompletuara dhe jo profesionale të realizuara në rrugë dhe në televizione, shtyhet e njëjta tezë e cila, de fakto, është shtrembërim i së vërtetës:  LSDM nuk do që të shkoj në zgjedhje për shkak se e dinë që nga të gjitha anketat që do të humb zgjedhjet me dallim të thellë. Një shtrembërim të tillë të së vërtetës para ca kohe për Radio Evropa e Lirë e deklaroi gazetari Vasko Eftov, në ndërkohë ky spin u transmetua në lajmet qendrore të Tv Sitel me 12.05.2016.

Spin: Nëse ju jeni Barcelona dhe mund të fitoni Alikanten me 4:0, do të dëshironi të luani futboll? Normal që do të dëshironit, sepse do të fitoni 4:o. Cila është puna e Alikantes? Ta shpërthej topin të pamundësoj të zhvillohet ndeshja. Alikante është LSDM, Barcelona është VMRO-DPMNE. VMRO-DPMNE ka nevojë për zgjedhje, në të cilat do të fitojnë legjitimitet.. Për shkak se në çdo moment mund t’i fitojnë ato 450 mijë ose më shume 450 mijë vota, që në fakt i fitojnë në të gjithë zgjedhjet që nga viti 2008. LSDM në të gjithë anketat humb me dallim prej 150 deri 180 vota. Le të themi se do ta zvogëloj këtë dallim, por edhe 100 mijë vota janë dallim i madh, dallim i madh në një konfigurim të tillë politik. Çfarë mund të bëjë LSDM? Të mos zhvilloj ndeshjen.

[Burimi: TV SITEL – Data: 12.05.2016]

 

Kontraspin - foto Vistinomer

 

Kundër spin: Anësh asaj që kryeministri nuk është i përshtatshëm për  aktivitete  sportive dhe klube futbollistike, (për shkak se Barcelona me dekada është legjendë futbolli dhe gjithmonë ka qenë në maje të futbollit evropian dhe spanjoll në të cilën respektohen standarde profesionale – që nuk mund të thuhet për VMRO-DPMNE-në, dhe për shkak se Alikante  si klub më nuk ekziston, dhe kohën më të madhe të ekzistencës e kaloi në ligën e tretë spanjolle), kjo gjuhë sportive është e qëlluar për spin, të ashtu quajtur shtrembërim të tezave, për shkak se ky krahasim është i kapshëm për një pjesë të madhe të publikut. Pikërisht për këtë, mënyra më e mirë për ta demaskuar këttë shtrembërimi të së vërtetës nga Eftov, e dha para ca ditëve Albert Musliu, gjatë pjesëmarrjes së tij në një emision debati në Tv Nova, Musliu, si përgjigje të këtij shtrembërimi nga ana e gazetari  të lartpërmendurit i tha:

Le të mendojnë edhe ata një arsye të mirë (e ka fjalën për VMRO-DPMNE-në) që rezultatet e sondazheve janë arsye (për mos pjesëmarrje të opozitës dhe partive shqiptare në zgjedhje)…. Po unë normal që e di (cila është kjo arsyeja), nëse ty të japin Ferrari, ndërsa mua Fiqo unë e di që do të humb. Le të na japin dy vetura të njëjta dhe do të garojmë. (1:05′.50″)

Pikërisht kjo është thelbi i shtrembërimit të së vërtetës e cila trajtohet me muaj nga mediumet pro qeveritare, nga shume redaktor, udhëheqës, gazetar, “ekspertë” dhe ekspertë, duke përfshirë edhe shembullin e gazetarit Vasko Eftov, i cili është lëndë e zbardhjes së këtij shtrembërimi të fakteve. Por ja edhe disa argumente, përveç atyre që qartë u paraqitën nga Musliu.

Shkak i drejtpërdrejtë i shtyrjes së zgjedhjeve të përcaktuara më parë me 24 prill ishte lista e pa pastruar zgjedhore dhe mos kontrollimi i një numri të konsiderueshëm prej afërsisht 120 mijë qytetarëve që duhej të kontrolloheshin. Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së dhe të njëjtat televizione, gazeta dhe mediume të tjera, me të njëjtët redaktor, udhëheqës, gazetar, “ekspertë” dhe ekspertë edhe atëherë insistonin që ajo punë mund të rregullohet për disa ditë dhe nuk ka nevojë të shtyhen zgjedhjet.

Tani jemi maj, dhe nga shkurti, kur u morr vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve, kanë kaluar tre muaj. Lista zgjedhore ende nuk është dakorduar, pastruar dhe nënshkruar, KSHZ ka problem me mos pajtimin për çështje të ndryshe të  anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, duke përfshirë edhe kryetarin, MPB dhe KSHZ komunikojnë paralelisht me ministrin i cili jep instruksione dhe mesazhet e tij dhe zëvendës ministri i cili jep të dhëna të ndryshme nga ministri – ose kemi deklarata që ka probleme në sjelljen në mes anëtarëve të KSHZ–së dhe të shërbimeve teknike, në të njëjtën kohë, nuk ndiqen deri në fund rekomandimet e organizatave qytetare, të specializuar për këtë problematik, etj.

Arsyeja e dytë pse nuk mund të mbahen zgjedhjet është se nuk është plotësuar një ndër kushtet kryesore, mediumet, gjegjësisht reformat në mediume. Bëhet fjalë për ndryshimin e Ligjit për shërbime të mediumeve audio dhe audiovizive, me ç’rast ndryshmi më i rëndësishëm duhet të bëhet në Këshillin e Agjencisë së Rregullimit dhe zgjedhje e Këshillit Programor në RTVM. Në fakt, për rëndësinë e kësaj çështje flasin edhe monitorimi nga ana e MODEM, madje edhe nga Agjencia e mediumeve. Rezultatet nga këto monitorime janë kryesisht negative për për pesë-gjashtë televizione me koncesion nacional dhe Radio Maqedoninë, si shërbim publik, ndërsa vërejtjet kryesore kanë të bëjnë me informimin e pa balancuar dhe përzierje të fakteve dhe komenteve, si dhe theksimin e aktiviteteve të qeverisë në shërbim të një partie.

Arsyeja  e tretë pse nuk ka kushte të mbahen zgjedhjet, është kushti, i theksuar në Marrëveshjen e Përzhinos, i konstatuar edhe nga Raporti i Pribes – ndarja e partisë nga shteti. Pjesëmarrja e një numri të madh të të punësuarve në administratën shtetërore dhe në ndërmarrjet publike në kundër protestat e LQMM-së e tregon qartë këtë, si dhe dënimi i të punësuarve në qoftë se dalin në protesta e të ashtuquajturës “Revolucioni shumë ngjyrësh”, siç ishte rasti me pjesëtaren e punësuar në ARM, e cila nga Shkupi morri komandë të transferohet në Kërçovë.

Përfundimisht, funksionimi i Prokurorisë Speciale pa asnjë pengesë, është kushti kryesor për funksionimin e shtetit të së drejtës, si parakusht për mbajtje të zgjedhjeve, në aspektin e asaj që gjykatat dhe prokuroritë do të funksionojnë të pavarura në procesin zgjedhor. Me pengesën e funksionimit të deri tanishëm të PSP-së, veçanërisht me abolimin nga presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov, është bërë shkelje e marrëveshjes së Përzhinos dhe bllokim total i zgjedhjes së krizës, për shkak të së cilës ajo marrëveshje dhe u realizua.

Këto janë arsyet kryesore për shkak të së cilave teza që opozita nuk del në zgjedhje sepse kinse është “Alikante”, dhe jo “Barcelona”, gjegjësisht kinse çështja e vlerësimeve nga sondazhet është kryesore, e vlerësojmë si shtrembërim të madh të së vërtetës, gjegjësisht spin, lërë anësh faktin, që në shembullin që e zgjodhëm ka edhe spine të tjera më të vogla, që tani nuk janë lëndë e analizës tonë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë. Qeverisjen e mirë dhe integrimin euro-atlantik më Evropën Jug-Lindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED dhe BTD.

Your email address will not be published.