Kundër-spin: Jo PSP, por fshehja e fakteve të bisedave të përgjuara rrezikon sigurinë në nivel nacional!

Andonov spinon për sigurinë nacionale dhe precedentët. Foto: printscreen.

 

Te konstatohet se PSP me procedurat e saja për sigurimin e fakteve që kanë për bazë krizën politike dy vjeçare në shtet se rrezikon shtetin dhe sigurinë e qytetarëve, paraqet manipulim me shumë fakte, për shembull ç’kyçja e sistemit – është një prej spineve klasik. Përkundër kësaj, ai i cili i fsheh ose shkatërron faktet në rastin konkret, është kulmi i rrezikimit të nacionalitetit dhe sigurisë shtetërore 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Në prani të drejtorit të Zyrë për Siguri Publike (ZSP) dhe drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), zëvendës ministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Oliver Andonov dha deklaratën në vazhdim për Prokurorinë Speciale Publike (PSP) të cilën e vlerësojmë si spin:

Spin: Për fat të keq duhet të konstatoj se sonte, gjegjësisht përgjatë gjithë ditës zonja Katica Janeva bëri një precedent të jashtëzakonshme, nga të gjitha precedencat të cilat i ka bërë deri më tani kjo është më e madhja, duke vënë në pyetje sigurinë nacionale edhe sigurinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Sulmin të cilin dëshironte ta bëj në hapësirat për siguri dhe kundërzbulim, duke bërë festë private partiake me Sekretarin e përgjithshëm të LSDM-së, rezultoi me deklaratat e nervozuara, me nxitjen e tensioneve brenda n; ministrinë për Punët e Brendshme, me sjellje jokorrekte dhe vulgare ndaj të punësuarve në DSK edhe drejtorëve të njësive në Ministrinë e Punëve të Brendshme

[Burimi: Tv Sitel  data 20.10.2016]

Kontraspin - foto Vistinomer

Kundër-spin: Deklarata e Andonovit i referohet hyrjes së ekipit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në hapësirat e DSK-së në MPB, me qëllim që të sigurojnë fakte në suaza të hetimeve që janë duke u zhvilluar nga domeni i punës së tyre, mes të cilëve edhe më kryesorja – kush, kur dhe pse ka përgjuar në shtet.

Në korniza të këtij teksti të dhënë për sqarim të fakteve rreth asaj se përse kjo deklaratë është spin, nuk do të hyjmë në detaje me atë se çfarë ka ndodhur në hapësirat e DSK-së në periudhën 19 dhe 20 e 10 të vitit 2016 (dhe gjithçka çka është duke ndodhur përderisa e shkruanim tekstin – ora 16,00 me 20.10.2016), por vetëm do të fokusohemi ne elementet kryesore.

Së pari, sipas sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë edhe përmes dy ligjeve kryesore në të cilat janë klasifikuar veprat penale dhe procedurat, si dhe vendi dhe roli i të gjithë subjekteve nga sistemi – edhe atë me Ligjin për vepra penale dhe Kodin Penal – Prokuroria është mbajtës i të gjitha veprimtarive të hetimeve. Sipas asaj nëse Prokuroria është duke kryer hetim mbi baza të dyshimeve konkrete, ka të drejtë të kërkoj fakte dhe ti sigurojë në mënyrë legale ku të dojë.

Së dyti, përderisa Prokuroria, në rastin e PSP-së, nuk mund ti sigurojë faktet përmes komunikimit me shkrim ose me gojë prej ndonjë presoni ose institucioni, ajo siguron urdhër nga gjykata për kërkim dhe konfiskim – dorëzim të fateve nga personat e përmendur ose institucioni.

Së treti, në rastin e fakteve të cilët i kërkon PSP nga DSK-ja, eksitojnë dy urdhra nga gjykata dhe në pajtim me Ligjin  dhe është kërkuar edhe asistenca e policisë.

Së katërti, sipas deklaratës së prokurores speciale Katica Janeva edhe prokurores Lençe Ristoska, është më se e qartë se pengesa nga të punësuarve në DSK dhe në pjesën e Ministrisë për Punë të Brendshme, të cilët edhe përskaj deklaratës së drejtorit të DSK-së se do të respektojë urdhrat, kanë vazhduar për dy ditë. Një prej shembujve të asaj pengese edhe faktit që përgjatë natës mes 19 dhe 20 tetorit, ashtu siç dëshmon Ristoska, është dhënë urdhër për procedura të reja për hyrje dhe dalje në MPB, sipas së cilës prokurorët dhe hetuesit nuk kanë mundur të hyjnë edhe pas një ore, përfshirë këtu edhe Kativa Janevën. Pengesa e dytë më, më e rëndësishme shihet në faktin që DSK, ashtu siç deklaron Ristoska “nuk ka kapacitet për ekzekutim të urdhrit të gjykatës”. Më saktë, dy persona të cilët sipas pretendimit të DSK-së kanë qenë të vetmit administrator në të gjithë sistemin kryesor dhe ndihmës dhe përndjekjes elektronike, nuk kanë qenë jashtë shtetit, ashtu që prokurorëve nuk ka kush të jua mundësoi qasjen deri te të dhënat të cilat e kërkojnë.

E pesta, Prokurorët kërkojnë të dhëna dhe fakte prej DSK-së, dhe jo prej ZSP-së as prej sekretariatit shtetëror. Prej këtu.me të vërtetë është e paqartë prezenca në hapësirat e DSK-së dhe në mbledhje edhe në bisedime të cilët i kanë prokurorët me udhëheqësit dhe personat nga DSK-ja ose, përsëri, parashtresën e drejtorit të ZSP Mitko Çavkov, për atë se kush ka ngjarë si nëpunës policor dhe kush jo – duke komentuar pjesën e përfaqësuesve të njësisë Alfa.

E gjashta, pengimi i mbledhjes së fakteve gjatë hetimit dhe shkatërrimi i tyre ose dëmtimi, si dhe mos zbatimi i urdhrave të gjykatave, janë vepra penale.

 

ÇKA KËRKON JANEVA? 

Hyrja e PSP-së në DSK dhe me asistimin e policisë dhe Komisionit të vet MPB-së, ka për qëllim që të sigurohen fakte kyçe për hetimet të cilat duhet të tregojnë nëse përgjimi është bërë nga DSK dhe në cilën periudhë. Për këtë, pas dy urdhrave të gjykatës, kërkohen librat për evidentim për përndjekje të fshehtë të komunikimeve në DSK në periudhën 2008 deri në periudhën 2015, si dhe sigurimin i të dhënave elektronike prej sistemit kryesor dhe atij ndihmës për atë se sa numra janë vendosur në sistem për përndjekje prej kur deri kur me ç’farë arsye.

Ne nga Gjykata Themelor Shkup 1 siguruam dy urdhra. Një për marrjen e dokumentacionit shërbyes të DSK-së i cili ka të bëj me të gjithë dokumentet në libër për pronën e marr. Urdhrin i dytë e kërkuam për kërkim të sistemit kompjuterik, i cili është specifik dhe krucial për punën tonë sepse përmes tij mund të vërtetohet se cilët numra kanë qenë të kyçur për përgjim (Lençe Ristoska. META 20.10.2016). 

Janeva dhe ekipi i saj e din se pajisja kryesore me të cilën është kryer përgjimi është shkatërruar, ashtu siç dihet se një pjesë e madhe e fakteve jane zhdukur. Për këtë, Ristoska dëshmoi edhe një herë në konferencë për shtyp (pas minutës 40), po ashtu dëshmojnë edhe disa hetime të cilat i kanë – para së gjithash  “Fortesa“, por edhe një akt i prokurues rreth shkatërrimit të paligjshëm të evidencave. Mes tjerash, prokurorët special, siç është deklarata zyrtare, duan të dëshmojnë se a është duke u vazhduar me përndjekje dhe me sistemin e ri, për të cilin kanë thënë se është përdorur prej marsit të vitit 2015, gjegjësisht pa urdhër gjykate dhe për cilët njerëz vlen ajo, si dhe detaje të tjera.

Këto fakte, veçanërisht Libri për evidentim. do të tregojnë nëse përndjekja e qytetarëve të paraqitur nga opozita me të ashtuquajtura bomba dhe të gjithë ai materiali tjetër i cili i ishte dorëzuar PSP-së ka qenë legjitim ose jo legjitim.

 

SIGURINË E RREZIKON AI I CILI FSHEH FAKTET

Sigurimi i fakteve kyçe për atë se kush në këtë vend ka përgjuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë mbi 20 mijë qytetarë, përfshirë këtu edhe funksionarë, parlamentar, lider partiak, gazetar, biznesmen dhe të tjerë. Në atë mënyrë do të dihet se kush ka “shkatërruar” shtetin përmes policisë sekrete dhe aparateve të saj për komunikim dhe përndjekje dhe për ç’farë qëllime. Në të vërtetë, do të dihen rrënjët e kësaj krize të tej zgjatur politike e cila vet për vete, deri sa nuk do të zgjidhet, po ashtu, çështja kryesore e sigurisë, për atë se mund të sjellë deri te bllokada politike dhe dëme ekonomike, deri te ndarja politike, qytetare dhe etnike, me mundësi për incidente dhe përplasje, si dhe deri te bllokada e tërësishme e institucioneve shtetërore.

Prej këtu, të pretendohet, ashtu siç pretendon Andonov, se PSP me procedurat e veta për sigurimin e fakteve “rrezikon sigurinë nacionale dhe sigurinë e qytetarëve”, përgjatë asaj duke manipuluar se kanë dashur të ç’kyçin sistemin ose se të dhënat te ato (PSP) nuk janë siguruar, si dhe vargje nebulozash – është një spin klasik. Shtrembërimi klasik i të vërtetës.

Përkundrazi, për shkak të asaj se çka thamë më lartë, pengimi i hetimit dhe mosrespektimi i urdhrave të gjykatës, në rastin konkret, në mënyrë të drejtpërdrejtë është e lidhur me rrezikim të sigurisë nacionale dhe sigurisë së qytetarëve. Lenë anash ajo se të dy veprimet janë vepra penale edhe vet thirrja “precedent” e aksionit të PSP, është vet precedencë më vete, gjegjësisht është një tjetër spin nga Oliver Andonov.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.