Kundër-spin: Investimet e huaja dhe dashuria ndaj Maqedonisë nuk janë e njëjta gjë

Parat që i jep shteti për IHDI ende janë fshehtës! Foto: Kolazh i "Vërtetmatësit".

Analiza e më shume ekspertëve të ekonomisë tregojnë se ekziston joqëndrueshmëri në qasjen ndaj investitorëve të huaj: me përfitime të mëdha dhe me pjesëmarrje të shtetit në investime, diçka që shkon në të mirë të spinimit të përditshëm nga ana e elitës qeveritare 

 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski në lidhje me tre investimet e huaja, prej ku njëra në Manastir, para dy ditësh (11.10.2016) e deklaroi spinin e radhës:

Spin: Ky do të jetë zhvillim i rëndësishme për ekonomin, por do të mundësoj edhe punësime të reja në Manastir dhe rrethinë…Maqedonia dëshiron vepra. Qëllimi i jonë është forcimi i ekonomisë për një Maqedoni të fortë. Vazhdojmë!…

Ky është pasurim i shtetit edhe me një kompani, me varg të ri prodhimeve dhe më e rëndësishmja është hapja e vendeve të reja të punës në shtetin tonë, ajo që njerëzit e kërkojnë më së shumti. Të papunët të punësohen, por edhe të punësuarit sepse për aq sa zvogëlohet papunësia aq rritet edhe vlera e punës dhe pagat e punëtorëve, tha Gruevski. 

 

[Burime: Republika; 24 Vesti, Data, 11.10.2016]

 

 Kontraspin - foto Vistinomer

 

Kundër-spin: Kush e di për të satën herë prej vitit 2007 deri më sot, lideri i VMRO DPMNE-së dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski i përdor investimet e huaja si temë përmes së cilës tregon sukseset e politikës ekonomike të Qeverisë së RM-së. Në këto deklarata shpesh vërehen edhe doza të spinimit.

Spinimi ose shtrembërimi i të vërtetës qëndron tek ajo që as Gruevski, as askush tjetër nga qeveria ose nga partia e tij, për këto 10 vite që është VMRO DPMNE në qeveri, asnjëherë deri në fund nuk i kanë prezantuar të gjithë shpenzimet në shtet, ndërsa flet vetëm për përfitime, përgjatë të cilës shumë shpesh ato janë të tepruara.

Për tu analizuar më mirë, duhet që të ketë të dhëna të sakta. Për fat të keq analiza për efektin e investimeve të huaja në Maqedoni nuk mund të mos bëhet, por përveç numrave të cilat tregojnë benefit të caktuar, ka edhe numra të tjerë të cilët mbajnë analiza ekonomike dhe të cilët tregojnë nëse llogariten shumat, mund të flitet edhe  për humbje.

Një punë e tillë e shumë ekspertëve ekonomik ka dal në vitin 2016 me titullin: “Investime e brendshme kundër investimeve të huaja në Republikën e Maqedonisë: politikat mbështetëse dhe efektet e tyre”

Teksti është publikuar nga Instituti për Politikë Evropiane (EPI), me mbështetje nga Ambasada Angleze në Maqedoni.

 

INVESTITORËT E BRENDSHËM NDJEHEN TË DISKRIMINUAR

Puna është ndarë në dy pjesë dhe në pjesën e parë bëhet fjalë për trajtimin e investitorëve të vendit kundër investitorëve të huaj, përgjatë të cilës, në bazë të anketës me mbi 250 menaxher të kompanive amerikane nga i gjithë vendi është arritur në përfundim se masat për lehtësim të cilat i kanë investitorët e huaj ndaj atyre të vendit:

 

Problemi për diskriminim të investitorëve të vendit është pika ku ka mosmarrëveshje dhe paraqet një problem të polarizuar politik…Faktet tregojnë se ky problem ka potencial që të polarizojë agjendën politike nacionale dhe nga aktorët politik të kërkoj pozicionim të saj. Anketa e zbatuar në komunitetin e biznesit tregoji ndjenjë të fuqishme të trajtimit të pabarabartë. Por kjo ndjenjë është e kombinuar me qëndrimin se ekziston mirëkuptim për atë se sa janë të domosdoshme për lehtësim të IHD, si dhe ndjenja se politika promovuese qeveritare e IHD-së filloi të shfaq rezultate. 

 

 

fireshot-capture-66-http___epi-org-mk_docs_d4v_socio-economic-development_mk-compressed-pdf

Në analizën e mëtejme nga pjesa e analizës së autorëve që merren me përfitimet dhe harxhimet të investimeve të huaja të drejtpërdrejta në ITZZH. Dhe që në fillim shfaqin jotransparencën – nuk kanë analizë pa të dhëna precize, ndërsa të dhënat në Maqedoni janë të fshehta dhe klasifikohen si të dhëna të besueshme:

 

Këtu edhe njëherë rikujtojmë se qeveria është jotransparente në pjesën e tërheqjes së IHD dhe se prej momentit të hulumtimit, informatat për pjesëmarrje konkrete në shtet në formë të ndihmës nuk është e disponueshme për publikun, prandaj prej këtu për pjesën së informatave si faktor i cili limiton për kuantifikimin do të shfrytëzohen supozimet e nënvizuara. Në periudhën e zbatimit të hulumtimeve, përveç komunikimit direkt me palët e interesuara për shumën dhe për tipin e ndihmesës politike sipas kompanisë dhe sipas viteve, janë kërkuar edhe të dhëna përmes kërkesës të qasjes së 29, 30 informacioneve të karakterit publik, me çka është marrë përgjigja se shuma e e ndarë është me karakter të besueshëm dhe ka vlerë ekonomike edhe tregtare për kompanitë (Faqe. 41). 

 

 

SHTETI INVESTON DERI NË 47 % TE TË HUAJT

Përsëri, sipas modeleve ekonomike dhe ekuacioneve të ndryshme, si dhe mbi baza të të dhënave të disponueshme, autorët merren me temën mbi bazën e shqyrtimit të shtatë kompanive të huaja të cilat investojnë në disa zona: Visteon, Kemet, Johnson Matthey, Johnson Controls, Van Hool dhe Prodis edhe atë në periudhën 2007, kur u u themelua e para, duke përfunduar me vitin 2014.

Përgjatë asaj, ekspertët kanë vlerësuar se departamenti i shtetit në investime mbulon prej 5 %, deri në 47 përqind:

 E nxjerrë si përqindje nga investimet e etnitetit privat, gjegjësisht konsumatorit, departamenti për investim të shtetit lëviz prej 5% deri në 47% varësisht nga kompania. Në vlerë absolute, deri më tani vlera më e lartë e shpenzimeve të shtetit është llogaritur me vlerë prej 21,76 milion euro për Johnson Matthey, e cila, përsëri paraqet një përqindje të vogël nga investimet e shfrytëzuesve, gjegjësisht 7%, përderisa në përqindje shpenzime më të mëdha në vlerë prej 47%, të krahasuara me shumën e investimeve të konsumatorit në vlerë prej 10,37 milion euro,  llogaritet Johnson Controls në Shtip (Faqe. 47). 

Analiza e ekspertëve ka treguar edhe një të vërtetë tjetër në lidhje me pjesëmarrjen e shtetit e cila përbëhet prej subvencionet, si dhe, prej 5000 euro për trajtim të çdo punëtori, deri në lirim nga pagesa e tatimeve – prej dy deri në dhjetë vite. Ajo e vërtetë iu referohet përfitimeve kur do të hiqen, të ashtu quajturat shpenzimet oportuniste. Përgjatë asaj vjen deri te fotografia laramane, e cila tregon se shteti te disa kompani ka fitim nga investimi (edhe direkt edhe indirekt), por te disa shihet qartë se ka edhe humbje. Ja çfarë tregon analiza për neto-fitimin:

fireshot-capture-67-http___epi-org-mk_docs_d4v_socio-economic-development_mk-compressed-pdf

 

Në përfundim edhe për punën e autorëve shpërbëjnë edhe një mit ose spin – më tepër investitor, më tepër punësime, paga më të larta. Më saktë, kompanitë paguajnë në korniza të mesatares, por kjo varet nga fakti se nga shtatë të analizuar, dy janë mbi mesataren, ndërsa pesë larg mesatares, gjegjësisht, se pagat e paguara janë mjerim:

Neto-pagat e të punësuarve në kompani janë në lartësi të mesatares nacionale, por është e qartë se Visteon dhe Matthey në mënyrë të vazhdueshme kanë neto-paga mbi mesatare, e cila, përsëri, kjo nuk ndodh në kompanitë e tjetra, gjegjësisht Jonhson Controls Shtip, Vitek dhe Kemet kanë neto-pagë nën mesataren (Faqe. 53). 

Përfundimisht, autorët kanë përfunduar se duhet që të ndryshohet strategjia për tërheqjen e IHD, përderisa dëshirohet që të ruhet fitimi neto edhe në periudhën pesëdhjetë vjeçare:

Këto indikator për ndarje subtile të kapitalit nga Maqedonia përsëri tregojnë paqëndrueshmëri potenciale në tërheqjen e investimeve që ato të qëndrojnë edhe në periudhën pesëdhjetë vjeçare në Maqedoni. Për atë, nuk mund t’i iket nevojës për gjetjen e një strategjie tjetër për tërheqjen dhe mbajtjen e investitorëve, edhe pse nuk mundet të kuantifikohen efektet negative, një skenar i tillë dukshëm do të zvogëlojnë neto-fitimin nga investimet e huaja në pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme. (Faqe 53)

 

Vet autorët në punën e tyre shtojnë në fusnota shumë më shumë raste përmes së cilave është ardhur në këto përfundime, përfshirë këtu “edge” argumentet e menaxherëve ose të ekonomistëve të tjerë, prej këtu vlerësojmë se përfundimet e tyre janë të mjaftueshme që të dëshmohet spini i Gruevskit prej fillimit të tekstit – se IHD dhe investimet konkrete “janë të rëndësishëme për zhvillimin ekonomik” dhe se IHD është një tregim i suksesshëm me të cilin shfaqet se si duhet të punohet në Maqedonia dhe se si punohet në të mirën ekonomike së vendit. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.