KUNDËR SPIN: Gruevski para zgjedhjeve i blen pensionistët me paratë e gjithë popullit
Rritja e pensioneve pa të ardhura reale të fondit ose ekonomisë, është korrupsion klasik politik me paratë e të gjithë qytetarëve. Vitin e kaluar u ndryshua madje edhe ligji që në vitin e zgjedhjeve të mundet në mënyrë lineare të paguhen rritje jashtë terminit për përcaktim të pensioneve
Shkruan: Teofil Bllazhevski
Shembulli më i ri i shtrembërimit të së vërtetës nga politikani Nikolla Gruevski u bë në deklaratën e radhës:
Spin: Deri tani me rritjen e pensioneve, pensioni mesatar është rritur për 70, ndërsa ai minimal për 90 përqind. Tani të gjithë kësaj do t’i shtohet edhe 5 përqind rritje. Gjithsej rreth 300,000 të pensionuar do të fitojnë nga 670 denarë plus. Edhe përkundër të gjithë problemeve që qeveria i ballafaqoi, megjithatë me masat e shumta të cilat u ndërmorën u zbutën pasojat nga kriza politike e cila kishte goditje ndaj ekonomisë dhe u mundësua që megjithatë të vijë deri tek rritja e pensioneve, ashtu siç ishte planifikuar më herët, tha Gruevski)
[Burim: Netpres, Data, 29.09.2016]
Kundër-spin: Nikolla Gruvski, lider i VMRO-DPMNE-së, bëri një shtrembërim të deklaratës që pensionistët do të marrin pensione më të larta duke filluar nga nëntori, për shkak se, siç aludon ai, ka pas kursime në ekonomi dhe për shkak se janë zbutur pasojat nga kriza politike duke falënderuar masave të ndërmarra nga qeveria. Deklaratën që e dha ish kryeministri mund ta vlerësojmë vetëm si vazhdim i shtrembërimit të së vërtetës për temën e pensioneve dhe jetë më të mirë të pensionistëve, për shkak se qeveria të cilën ai e ka udhëhequr ka ndjekur politika për rruajtjen e standardit të pensionistëve nëpërmjet rritjes së pensioneve dhe përfitimeve tjera siç janë, udhëtimi pa pagesë, teleferik pa pagesë, dhe shërim dhe qëndrim pa pagesë në banja, etj, por, e gjithë kjo, pa bazë në politikën reale ekonomike.Bëhet fjalë për masa sociale dhe harxhim të shtetit të cilat për shkak të mos përshtatjes në të ardhurat elementare të Fondit i sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë, mbulohen nëpërmjet ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale. Shkurtimisht- Fondi është menduar të mbushet nga përdoruesit potencial, gjegjësisht nga të gjithë të cilët realizojnë të ardhura të rregullta me marrëveshjet e tyre për punësime. Në rast të rrjedhave normale ekonomike, paga të arsyeshme dhe vende të reja të hapura të punës, Fondi do të duhej të jetë likuid, që të mund të bëj pagesa të rregullta ndaj pensionistëve. Edhe pse, këto probleme nuk janë përjashtim vetëm në Maqedoni, para së gjithash për shkak të trendit të plakjes së popullsisë, fakt është që fondi në vitet e e fundit në mënyrë dramatike fundoset për sa i përket të ardhurave, kjo tregon që shkalla e të ardhurave që vijnë nga buxheti rritet që të fshihet kjo rrjedhje. Nëse para një viti janë ndarë 200-300 milion euro nga buxheti shtetëror, shuma e paraparë për vitin 2017 kap vlerën prej 450 milion eurosh, me çka, më pak se 50 përqind nga shpenzimet e Fondit merren nga buxheti. Kjo krizë në rritje në raport me të ardhurat e Fondit nuk është nga dje, por është shtyrë nga politikat e qeverisë përpara më shumë viteve, para së gjithash, me shtyrjen e shtyllës së dytë dhe të tretë pensionale, por edhe me zvogëlimin edhe të kornizave që ndahen nga bruto pagat për fondin kryesor pensionl nga viti 2009, e cila duhej të ndërpritet në vitin 2013 për shkak të absurditetit edhe më tej të zvogëlohet. Kjo është thelbi i problemit për të cilin para shumë kohësh paralajmërojnë ekspertët vendor dhe politikanët e opozitës, gjë e cila është vërejtur dhe alarmuar edhe nga Banka Botërore. Gjatë kërkimit në internet, sërish, nuk arritëm të gjejmë që për shkak të masave të ndërmarra ka ardhur deri tek zbutja e pasojave të krizës politike, arsye nga e cila janë kursyer para për këtë rritje të pensioneve. Vetë fjalia ” zbutje të pasojave” është shumë jo precize, pra, në tërësi, importi nuk është rritur në mënyrë drastike, as janë zvogëluar harxhimet tjera jo produktive të qeverisë, as edhe ka rritje të të ardhurave të fondit nga eurokambali i ri. Në fakt, ja edhe treguesit bazë të ekonomisë, si dhe treguesit makroekonomik të Bankës Popullore të analizuar në mars të vitit 2016. Kemi edhe dy elemente tjera të cilët e zbardhin të vërtetën e pensioneve. I pari është ligjor. Sipas ligjit për pensione, deri tani lartësia e pensioneve të plakjes duhej të përshtaten dy herë në vit sipas rritjes së harxhimeve për jetesë dhe rritjes së pagave. Por, qeveri e Gruevskit që nga viti i kaluar e ndryshoi nenin 37 nga Ligji dhe tha që kjo rregull nuk do të vlej për vitin 2016.
Në vitin 206 të gjithë llojet e pensioneve në përputhje me këtë ligj janë përshtatur në mënyrë që sasia e përgjithshme e pagesave të pensioneve për shtator të vitit 2016 të rritet për 5 % dhe të ndahet me numrin e përgjithshëm të përdoruesve të pensionit të cilët pensionin e marrin në shtator të vitit 2016( Gazeta zyrtare nr.173/15 faqe.16)
Rritja tani do të përfundoj me pensionin e nëntorit, pagesa në fillim të dhjetorit, ndërsa zgjedhjet janë përcaktuar me 11 dhjetor. Për shkak të kësaj, në opinionin kritik mbi zotëron besimi, që politika për ruajtjen e standardit të pensioneve nuk është asgjë tjetër përveç se masë e fshehur për blerje të votave ose korrupsion i hapur politik edhe atë me paratë e të gjithë qytetarëve e cila shpesh fshihet edhe me marrje të borxheve të mëdha nga jashtë. Përfundimisht, kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski edhe njëherë, si shumë herë deri tani që nga koha kur ishte kryeministër, tregon që nuk është i përgatitur ta lëshoj parimin e përzierjes së partisë me shtetin, kështu në emër të qeverisë paralajmëron masa të politikës ekonomike ose sociale. Për shkak të gjithë këtyre argumenteve, deklarata e Gruevskit që pensionet do të rriten për shkak se janë marr masa të rëndësishme nga qeveria për zbutje të pasojave ndaj ekonomisë për shkak të krizës politike, paraqet shtrembërim të së vërtetës dhe spinim të dukshëm.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari