KUNDËR-SPIN: Eurokambiali i vitit 2005 nuk ishte për harxhime, por për kthimin e borxheve nga ish Jugosllavija
Партијата на власт обвинува дека „истата влада тогаш ги потроши парите, ништо не изгради, а денес тој залуден заем на СДСМ се враќа“. Но еврообврзницата не е издадена заради инвестиции, како што потенцира тогашниот министер за финансии, туку поради враќање на главнината на долгот кон Лондонскиот клуб на доверители, односно долг што е наследен од поранешна Југославија
Partia në pushtet akuzon që”e njëjta qeveri aso kohe ka harxhuar paratë, dhe nuk ka ndërtuar asgjë, ndërsa sot kthehet huaja e kot marrë nga LSDM”. Por eurokambiali nuk është dhënë për investime, ashtu siç potenconi ministri i atëhershëm i financave, por për kthimin e borxhit ndaj klubit kreditor Londinez, gjegjësisht borxh që u trashëgua nga ish Jugosllavia
Spin: …LSDM nuk mund të pranoj faktin se nxjerrja e eurokambialit është metodë financiare e çdo vendi evropian, ndërsa në Maqedoni është sjellë pikërisht nga ana e qeverisë së LSDM-së në vitin 2004, qeveri e saj harxhoi paratë, nuk ndërtoi asgjë, ndërsa sot kthehet huaja e marrë kot nga LSDM.
[Burimi: VMRO DPMNE, Data: 30.07.2016]
Kundër-spin: Duke reaguar ndaj deklaratës së LSDM-së, në deklaratën e dhënë me 30 korrik të këtij viti, VMRO DPMNE bëri spinim tipik, duke shtrembëruar faktet për eurokambialin që nxori qeveria e LSDM-së në vitin 2005.
Problemet me këtë sulm që bën VMRO DPMNE ndaj LSDM-së fillon nga fakti bazë – pretendimi se eurokambiali i parë është dhënë në vitin 2004. Por ai, siç mund të shihet nga burimi i theksuar në këtë tekst, është marrë vitin tjetër, vitin 2005 nga ana e qeverisë së Vllado Buçkovskit, në të cilën Ministër i Financave ka qenë Nikolla Popovski.
Eurokambiali do të listojë në berzën Londineze dhe ajo do të jetë paraqitja e parë e Maqedonisë me këtë lloj kambiali. Ata njihen edhe për dhënien e dy vlerësimeve kreditore, Maqedonia është pjesë e skenës botërore financiare, thotë financuesi i parë Nikolla Popovski
Kaq për gabimin faktik, ndërsa tani të flasim për elementet e spinimit të së vërtetës nga ana e VMRO DPMNE-së. Partia në qeveri akuzon se e “njëjta qeveri atëherë i harxhoi paratë, nuk ndërtoi asgjë, ndërsa sot kthehet huaja e marrë kot nga LSDM-ja“. Por, eurokambiali nuk është dhënë për investime, ashtu siç thekson ministri i financave, por për shkak të kthimit të borxhit ndaj klubit kreditor Londinez, gjegjësisht borxh i trashëguar nga ish Jugosllavia. Me klubin kreditor Londinez mendohet për kreditorët privat siç janë bankat e e huaja, të cilave ish Jugosllavia ju detyrohej. Pas rënies së federatës, borxhi ju nda republikave sipas përqindjes që ka qenë e paraparë për to. Përkrah klubit kreditor Londinez, ekziston edhe klubi i Parisit, i cili mbledh kreditorët shtetëror dhe në të cilët më së shpeshti janë të përfshira vendet më të zhvilluara, anëtare të OECD-së
Paratë nga eurokambiali do të shfrytëzohen për pagesën e borxhit që Maqedonia e ka ndaj klubit kreditor Londinez, pasi nuk ka asnjë logjik që të shfrytëzohet eurokambiali për financimin e investimeve kapitale, sqaroi mbrëmë ministri për financa Nikolla Popovski. Për investime kapitale Maqedonia shfrytëzon kredi më të volitshme nga BERZH, EIB dhe Banka Botërore. Në këtë moment kemi 20 kredi për infrastrukturën. Janë të gabuara mendimet e ekspertëve se duhet të jemi huamarrës me eurokambial për investime kapitale, thotë Popovski.
Ministri i financave gjatë asaj thotë se edhe një punë është e rëndësishme – që nuk është logjike që të jepen eurobonot për shkak të investimeve kapitale, kur ka edhe kredi me kushte më të volitshme nga BERZH, EIB dhe Banka botërore.
Përndryshe, ekspertët e mëparshëm, por edhe nga ekipi i ekspertëve të kryeministrit, plasuan idenë që të shfrytëzohen paratë për investime publike.
Nga ekipi i ekspertëve të kryeministrit sqaruan se ideja e tyre ka qenë që shfrytëzohen paratë për investime publike. “Me hyrjen e eurove, do të ulet shtypja ndaj politikës monetare dhe mbi kamatat. Ai është efekti i parë pozitiv – rënia e kamatave aktive. Me 100 milion eurot, nuk ka nevojë që të nxirret denari në qarkullim. Dhe e dyta, hapet dera që investitorët privat të huazojnë para jashtë shtetit. LIBOR kamata e tanishme, që është kamatë me normë referente për huadhënie në pazarin ndërkombëtar, është 2%. Eurobonot nuk janë shkop magjik, por hapin perspektivë të re. Problemi i vetëm është se ku do të investohen paratë. Nëse i investoni ku duhet – do te keni zhvillim. Si masë nuk sillet efekti i inflacionit, sepse është paketuar në një paket makroekonomik të qëndrueshëm” thotë burimi i “Vest”.
Por, Popovski, si ruajtës i buxhetit shtetëror, ashtu siç pamë në shembujt më lartë, nuk e pranon këtë propozim.
Marrja e eruokambialit bëhet në kohën kur Maqedonia e kish marrë vlerësimin për kreditin e parë në vitin 2004, ndërsa atëherë publikoi qëllimin që mos të lidh marrëveshje me FMN dhe Bankën Botëror.
Lajmërimi se pikërisht tani është momenti i duhur që të fillohet me këtë masë zhvillimore Popovski e dha vetëm në muaj pas deklaratës së tij të parë, në të cilën tha se eurokambiali hyn në lojë kur Maqedonia tani më nuk do të lidh marrëveshje me FMN dhe Bankën Botërore.
Interesi për eurobonot ka qenë i lartë, prandaj janë marrë oferta prej 593 milion eurosh, gjë që është katër herë më shumë se vlera e emituar prej 150 milion eurosh. Blerësit, përsëri, kanë qenë investitor britanik dhe gjerman, më pas vazhdojnë vendet tjera evropiane, ndërsa 12% kanë qenë blerësit nga SHBA-të.
Për eurobonot e para maqedonase investitorët mbrëmë kanë dhënë ofertë me vlerë prej 593 milion eurosh, gjë që është katër herë më shumë se vlera e emetuar prej 150 milion. Ministria e financave deklaroi se eurobonot kanë përfunduar në 56 investitorë, prej të cilëve 33% janë anglez, 31% gjerman, 22.5 % prej vendeve të tjera evropiane (Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Slloveni dhe Qipro). Amerikanë kanë blerë 10% nga eurobonot, ndërsa 1.5 përqind kanë përfunduar te investitorët aziatik.
Me eurobonot janë fituar 150 milion euro për shlyerjen e borxhit, për shkak të kamatës fikse me atë variablie dhe ndërrim të borxhit nga dollarë në euro, siç vlerësoi Popovski, Maqedonia fitoi mundësin për kursime të dukshme për çdo vit.
Maqedonia ka kursyer mes 9,85 dhe 2 milion euro për vit për shlyerjen e borxhit ndaj klubit kreditor Londinez i cili do të kryhet me përfitimin nga shtija e eurobonove, prej ku janë mbledhur 150 milion eurosh. Kursimet e tilla, ashtu siç deklaroi ministri i financave, Nikolla Popovski, janë si rezultat i ndërrimit të dollarit me euro dhe ndërrim të kamatës variabile me atë fikse. – Kamatën variabile e ndërruam me normën e kamatën fikse, është shumë e favorshme kur normat e kamatës janë në nivelin më të ulët, dhe e ndërruam borxhin prej dollarit në euro, gjegjësisht do të ndërrojmë në fillim të vitit 2006 – tha ministri Popovski.
Qëllimi me eurobonot është arrirë në fillim të vitit 2016, kur shohim se klubi kreditor Londinez është pajtuar me 150 milion eurot e mara, edhe përkundër kritikave të marra,
“Përfunduam operacionin për shlyerjen e borxhit. Në këtë moment tani më nuk kemi borxh ndaj klubit kreditor Londinez, i cili përbëhet nga një numër i madh i kreditorësh privat. Borxhin e mbuluam me emisionin e eurobonove”, deklaroi Popovski. Ai vuri në dukje se tani Maqedonia nuk ka borxh nda klubit kreditor Londinez, i cili në rrathët e ndërkombëtarëve cilësohet si borxh, i cili është mjaft i shtrenjtë dhe se është shlyer me eurokambialin i cili ka afat më të gjatë, gjegjësisht me atë do të paguhen kamatat deri në vitin 2015.
Edhe pse, që në fillim, gjegjësisht përgjatë prezantimit të eruokambialit potencohet se afati i saj vlen për 10 vite, që do të thotë se paratë e mbledhura me të janë kthyer deri në vitin e kaluar.
Nëpër takime ministri i ka informuar investitorët për karakteristikat e emisionit të eurokambialit me shumë të ofruar prej 150 milion eurosh me afat kthimi për 10 vite, si dhe për qëllimin e mjeteve të mbledhura me këtë emision.
Kjo, përsëri, shkon kundër pretendimit të VMRO DPMNE-së se “paratë ende kthehen”. Përkundër kësaj, vet qeveria e VMRO DPMNE-së ktheu kapitalin prej 150 milionësh vitin e kaluar, për çka më herët u detyruar me eurokambial të ri, atëherë prej 270 milion eurosh.
Emisioni i parë i eurokambialit është pjesë e Strategjisë për menaxhim të borxhit publik prej 2006 deri 2008, të cilin Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi me mars të vitit 2006. Me atë parashihet zvogëlim i borxhit publik prej 40,9 në 37 % nga prodhimet bruto vendore.
Në strategji janë dhënë edhe rreziqet me të cilat përballet portofoli i borxhit, si dhe rekomandimet për menaxhim të tij. Përndryshe, në raport me PBV-në në fund të vitit 2005 borxhi publik i Maqedonisë ka kap vlerën prej 40,9% apo 1,8 miliard euro. Në pjesa më të madhe ka dominuar valuta e huaj, ndërsa vetëm 6% ajo vendore.
Dëshmitë nga ngjarjet e emisionit të parë të eurokambialit që morri Maqedonia tregon se nuk ka baza reale që akuzat e VMRO DPMNE-së të pranohen si të vërteta që qeveria e atëhershme “harxhoi paratë, nuk ndërtoi asgjë, ndërsa sot kthehet borxhi i marrë kot nga LSDM-ja“.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari