Kundër-spin: Dalin në shesh faktet që zbulon Prokuroria Speciale, dhe jo paraqitjet publike të Katica Janevës
Нема никакво сомневање дека дел од медиумите направија спин од првото поголемо интервју на специјалната јавна обвинителка Катица Јанева за МТВ по подолг период, при што главен таргет беше СЈО, а спореден СДСМ и уредничката на информативната програма на МТВ, Санта Аргирова. Мотивите не се во „бламажата“ на Јанева, туку во бламажата за одредени лица во ова општество, вклучувајќи дел од нив поврзани со медиумите, што произлегува од досегашната документирана работа на СЈО
Nuk ka asnjë dyshim që një pjesë e mediumeve bën spin nga intervista e parë e prokurores speciale Katica Janeva për TVM-në, ku pas një periudhe të gjatë, shënjestër sërish ishte PSP, ndërsa shënjestra e radhës LSDM dhe redaktorja e programit informativ të TVM-së, Santa Argirova. Motivet nuk janë “turpërimi” i Janevës, por turpërim i disa personave në shoqëri, disa pjesë e mediumet, të cilët dalin nga puna e deri më tanishme e dokumentuar e PSP-së.
Shkruan: Teofil Bllazhevski
Disa online mediume të cilët janë të vlerësuar nga opinioni profesional si pro qeveritare, menjëherë pas emisionit të prokurores speciale, Katica Janeva, në lajmet qendrore të televizionit shtetëror, dolën me disa përmbajtje të cilët që në titull shihet qartë se kanë për qëllim diskreditimin e njeriut të parë të prokurorisë:
Spin:
- “Janeva turpërohet në intervistën e saj për TVM-në”;
- “Pyetjet e paramenduara dhe përgjigje boshe: Janeva u shfaq në TVM gjoja se për intervistë (Video)”;
- “TVM fshehu nga opinioni: Katica Janeva nuk e ka ditur se për cilat vepra penale është akuza për rastin Puç”
- “Redaktori partiak i TVM-së turpëron Servisin Publik: Janeva e jashtëzakonshme”;
- Reagime: Ç’farë turpi për Katica Janevën dhe TVM -në kush lexon pyetje të porositura?…
Kundër-spin: Bëhet fjalë për teknologjinë e krijuar dhe të detektuar të spinimit, e cila vjen nga portalet, dhe transmetohet nga televizionet pro qeveritare dhe të nesërmen përfundon në numrin e radhës në një pjesë të gazetave, ndërsa për despnim të këtij shtrembërimi të orkestruar të së vërtetës, do të përpunojmë faktet.
Fakti i parë është, se Janeva, e cila si e ftuar e TVM-së, në lidhje me punën një vjeçare të PSP-së ka dhënë intervistë të incizuar, i’u përgjigj pyetjeve në mënyrë mjaftë precize. Nëse analizohet intervista në kohëzgjatjen diku ka minuta e 8, do të vërehet se është përgjigjur në të gjithë pyetjet gazetareske, përgjatë të cilave, si për shembull në të parën dhe të dytën, janë dhënë përgjigje aq sa i është lejuar një pjesëmarrësi në procedurat gjyqësore, në këtë rast aq sa i lejon Prokuroria Speciale Publike.
LETRAT JANË TË NDALUARA?
Fakti i dytë është se Janeva në të vërtetë ka para vetes letra dhe kohë pas kohe sheh në to, por, prej kur ajo është e ndaluar për bashkëbiseduesit përgjatë intervistës? Sipas pretendimeve të portaleve të cilët plasojnë spinin, bëhet fjalë për përgjigje të përgatitura prej më herët në pyetjet po ashtu të përgatitura më herët. Sipas mediumeve bëhet fjalë për raport gjashtëmujor të punës së kësaj prokurorie i cili është i disponueshëm për publikun, dhe së shpejti do të prezantohet edhe në Kuvend. Sipas spinit, ky është fakt për “turpërim” të Janevës?!
Për të ku bërë edhe më i qartë spini opinionit, ai duhet të dijë se procesit gazetareske i përgatitjeve dhe realizimi i intervistës mund të jenë dy gjëra të ndryshme. Nga ajo se prej më herët mund të dërgohen pyetjet, ashtu siç kërkojnë shumë bashkëbisedues jo vetëm në Maqedoni, që të merren vesh rreth asaj, eventualisht, vetëm temat e bisedës, dhe deri te realizimi i intervistës pa theksim të ndonjë teme, por vetëm me theksim se ato do të jenë prej “fushëveprimit të punës” së të intervistuarit. Se çfarë qasje do të zgjidhet mes gazetarit dhe bashkëbiseduesit, është e drejtë e zgjedhjes së atyre të dyve, se si do te jetë përfundimi, vlerëson opinioni.
Është fakt se nga ana e gazetarëve parapëlqehet intervista “live”, sepse mund të nxirret shumë më shumë nga bashkëbiseduesi, por ashtu siç është e vërtetë se nuk do të thotë se shumë intervista të shkëlqyera të bëra edhe përmes “e-mail-teknologjisë”, janë realizuar me pyetej dhe përgjigje të ditura. Por, ashtu siç mund të shihet, këtu përdoret spini, në lidhje me diskreditimin personal të Janevës për shkakun se ka pasur letra në dorë, “ju përgjigjet pyetjeve të njohura prej më herët”. Do të përsërisim – prej kur bashkëbiseduesve ju është ndaluar të kenë letra në dorë përgjatë intervistës, dhe mediumet e kanë të ndaluar që të ilustrojnë dhe transmetojnë intervista të incizuara më herët?
Fakti i tretë, i cili fletë për shtrembërim të vërtetës, realisht është përmbledhje temash – nga rastet konkrete, deri te problemet e bashkëpunimit të institucioneve dhe nevojës për ndryshime ligjore për punë më të suksesshme të PSP-së, deri te pyetjet personale, por lidhur me punën.
INTERVISTA E PARË NË SHËRBIMIN PUBLIK
Fakti i katërt, i cili vërteton pozicionin spinues, është se intervista e Katica Janevës, të paktën prej kur PSP filloi seriozisht të punoi në mënyrë efikase, është e para e dhënë për Shërbimin Publik, i cili sipas natyrës së gjërave do të duhej vazhdimisht të merret me temën e punës së PSP-së, sepse është në interes të publikut dhe është një nga temat më të rëndësishme shoqërore.
Edhe pse LSDM premtoi profesionalizëm në RTVM me instalimin e rregullores së vet partiake, intervista e sotme me Katica Janevën ishte shembull i vërtetë i asaj se si duhet të duket gazetaria e paramenduar nga opozita, Prokuroja publike speciale Katica Janeva dha një intervistë skandaloze në Ditarin e shërbimit publik (Pres 24).
Shiç mund të shihet, spin afër spinit. Motivet nuk duhet kërkuar shumë thellë. Është e mjaftueshme që të lexohet raporti i fundit i punës së PSP-së, në të cilin ka informuar për dy akuza, katër hetime, 39 para hetime prej ku 22 janë në lidhje me materialet e përgjuara të cilat deri më tani nuk i janë shfaqur publikut, se ka mbi 60 të dyshuar, etj. Pjesë e procedurave para hetimore, i referohen financimit të paligjshëm të mediumeve:
Procedurat para hetimore i’u referohen përndjekjeve të paligjshme të komunikimeve – përgjimet, si dhe parregullsitë në lidhje me financimin e mediumeve, keqpërdorime të ndryshme të procedurave të prokurimit publik, evazionit fiskal, larje parash, veprime të ndryshme që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe keqpërdorime të ndryshme të pozitës në detyrë dhe autorizim, hetime financiare, si dhe proceduar joligjore të cilat kanë të bëjnë në lidhje me punët ndërtimore, etj. (Raporti i PSP, faqe 9)
Prej këtu, nuk ka asnjë dyshim se një pjesë e internet mediave bën spin nga intervista e parë e madhe e Janevës për TVM-në pas një periudhe të gjatë, gjatë të cilës në shënjestër ka qenë PSP, më pas LSDM-ja dhe redaktorja e programit informativ të TVM-së, Santa Argirova.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari