KUNDËR-SPIN: Ajo që për Dimovskin nuk është civilizim, për Kuvendin është detyrë kushtetuese

Dimovski mes normave civilizuese dhe kushtetuese. foto: META

 

Jo vetëm për shkak të detyrimit kushtetues, por, para së gjithash, për shkak të jetëve të humbura, Kuvendi mundet dhe duhet të kontrolloj përgjegjësin politike të ushtruesve të pozicioneve ekzekutive për pasojat e vërshimeve në Shkup

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Ilija Dimovski, koordinatori i grupit përfaqësues nga VMRO DPMNE, gjatë pyetjes në konferencën për shtyp për përgjegjësi të mundshme për pasojat e vërshimeve në Shkup me 06.08.2016, e tha këtë në vazhdim, me të cilën edhe shtrembëron të vërtetën:

Spin: Ja, ky është ai konteksti për të cilin them se është i pacivilizuar dhe i papërgjegjshëm në këto momente. Mendoj se në këtë moment ajo që më së shumti duhet të diskutohet është se si të ju ndihmohet njerëzve, ka gjithmonë kohë të diskutohet për atë. Në përgjithësi ajo të cilën e kam si informacion të aktiviteteve të ndërmarra në dhjetë viteve të fundit për pastrimin e kanaleve, për ndërtimin e infrastrukturës, mjete të cilat harxhohen nga buxheti i shtetit dhe buxheti i komunave janë disa herë më të mëdha, se kurrë më parë, por nuk do të hyjë më thellë për arsye se mendoj se nuk duhet të diskutojmë për atë çështje – tha Dimovski. 

[Burimi: META, Data12.08.2012]

Kontraspin - foto Vistinomer

Kundër-spin: Deklaratën e deputetit Ilija Dimovski të dhënë në konferencën për shtyp të mbajtur me 12.08.2016 e konsiderojmë si shtrembërim të së vërtetës, apo siç njihet spinim edhe atë për dy shkaqe. Koha për diskutim dhe informacioni i përgjithshëm i tij për atë se sa para janë harxhuar nga buxheti shtetëror dhe nga buxheti i komunave për pastrim dhe ndërtim të kanaleve ndarëse.

Diskutimi për përgjegjësi bie në pjesën për llogaridhënie dhe kontroll të qeverisjes. Sipas rregullimeve kushtetuese, Republika e Maqedonisë është demokraci parlamentare me ndarje të qartë të autoriteteve ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore (Kushtetuta, neni 8). Politikat gjithëpërfshirëse në një vend me këtë lloj redaktimi i planifikon dhe zbaton qeveria ekzekutive, legjislacioni përkujdeset për sjelljen dhe ndryshimet e ligjeve, ndërsa së bashku me gjykatën përkujdesen për përgjegjësin e dikujt, përgjatë të cilës në domeni i legjislacionit, më së shumti ka të bëj me përgjegjësinë politike, gjegjësisht kontroll të punës të të gjithë atyre të cilët janë përgjegjës para Kuvendit të RM-së.

Më saktë, në qëllimin e kësaj ndarjeje të qeverisjes, legjislacioni, apo Kuvendi si organ më i lartë i përfaqësimit të demokracisë, organ në të cilin deputetët të zgjedhur nga qytetarët (të cilët me kohë ua kanë dhënë përfaqësuesve të partive politike apo përfaqësuesve të pavarur sovranitetin e tyre në qeverisje me shtetin) ka edhe autoritetin për të vërtetuar përgjegjësin e dikujt dhe të vlerësoj dhe përllogarit nëse disa politika janë apo nuk janë në rregull.

Në pjesën e qeverisjes ekzekutive hyn edhe planifikimi dhe organizimi i sistemit për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera, i cili para se të zbatohet, në nivelin legjislativ kontrollohet më parë në Kuvend, më pas prej aty, është më se e qartë se gjatë ndodhisë së ndonjë katastrofe natyrore, në këtë rast vërshimet në Shkup, fjalën kryesore e ka qeveria ekzekutive dhe institucionet me të cilat qeverisë ajo, të cilat janë pjesë e gjithë sistemit për menaxhim me kriza.

 

KUVENDI KONTROLLIN E KA PËR DETYRË!

Kuvendi, përsëri ka të drejtë sovrane dhe detyrim të diskutojë dhe të kontrolloj nëse funksionon ai sistem dhe si, duke përfshirë edhe gjendjen konkrete (sipas Kushtetutës, neni 62), ndërsa secili deputet veçanërisht apo grup deputetësh kanë të drejtë të kërkojnë dhe të diskutojnë politikën për përgjegjësin e dikujt për lëshime të caktuara, veçanërisht kur ka humbje të madhe të jetëve të njerëzve, sepse, siç thuhet në Kushtetutë “jeta e njeriut është shenjtë

Do me thënë, nuk ka kohë dhe mot për të diskutuar përgjegjësin politike. Ka ndarje të qeverisë dhe të kompetencave dhe prej këtu, çdo kohë për një diskutim të tillë është shumë e përshtatshme, nëse ndonjë person përgjegjës, por edhe opinioni në këtë rast (sepse edhe ai është zëri i qëndrimeve të qytetarëve të cilat janë sovran suprem), vlerëson se duhet të diskutohet për atë.

Fundja, Kuvendi dhe deputetët, nëse vlerësojnë, do të mundeshin të diskutojnë nëse qeveria ekzekutuese e ka marrë parasysh Vlerësimin e rrezikut që i kanoset RM-së nga fatkeqësitë natyrore dhe jo vetëm dhe zbatim të vendimit të vet që ka hyrë në fuqi në vitin 2007, ku në pjesën për rreziqe nga vërshimet janë shtuar paralajmërime mjaftë serioze (faqe 17). Ose, përsëri, nëse qeveria ekzekutuese në tërësi kujdeset për zbatimin e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, në të cilën qartë shtohet se subjektet gjegjëse për këtë materie janë përgjegjës për llogaritjet dhe planet, si dhe parandalimi pasojave të shumta (nenet prej 2-5). Po ashtu, deputetët do të mundin të merren dhe me atë nëse qeveria ekzekutive a e ka zbatuar dhe sa Strategjinë nacionale për mbrojtje dhe shpëtim në periudhën e viteve 2014-2018, të cilën e kanë sjellë deputetët me 9 janar të vitit 2014 dhe për ku më saktësisht duhet të ndërmerren masat për mbrojtje dhe shpëtim nga vërshimet  natyrore!

Por, deputetët nëse duan mund të diskutojnë edhe për atë se nëse duhet të sillet ligj për ndalim të përkohshëm të projektit Shkupi 2014 apo ligji, me të cilin qeverisë do t’i imponohet ndalimi i të gjitha investimeve të këtij lloji për ndihmë konkrete ndaj vendbanimit dhe zonës së prekur, por edhe investim në marrjen e masave dhe aktivitete për mbrojtje nga ndonjë fatkeqësi e ardhshme natyrore…

Do me thënë, deputetët jo vetëm që kanë të drejtë dhe detyrim por edhe nuk janë të kufizuar me kohën që të diskutojnë me për përgjegjësinë politike të dikujt.

 

KU JANË REZULTATET E PARAVE QË JANË DHËNË?

Për sa i përket pjesës së dytë të deklaratës së Dimovskit të cilën e vlerësojmë si shtrembërim të së vërtetës, përgjigjet vet realiteti. Nuk hyjmë në atë se a është e vërtetë se “përgjithësisht nga ajo që kam si informacion, se aktivitete e dhjetë viteve të fundit për pastrimin e kanaleve, për ndërtim të infrastrukturës, mjetet të cilat harxhohen nga buxheti i shtetit apo nga buxheti i komunave janë disa herë më të mëdha, se kurrë më parë”

Është e mundur që në letër është ashtu. Është e mundur qe me të vërtetë janë dhënë më shumë para nga buxheti qendror dhe nga buxheti i komunave për pastrim të kanaleve ekzistuese dhe ndërtimin e kanaleve të reja dhe infrastrukturës tjetër për mbrojtje nga vërshimet, krahasuar me qeverinë para VMRO DPMNE-së, edhe se për të vërtetuar këtë duhet një analizë më serioze të buxhetit lokal dhe qendror dhe nga ajo që është zbatuar.

Por, realiteti flet se efektet jo vetëm se janë të padukshme, por në Shkup rezultuan me humbjen e 22 jetëve njerëzore. Të mos flasim për Tetovën dhe rrethinën përgjatë vërshimeve të vitit të kaluar me 03.08.2015 kur humbën jetën 6 persona dhe 20 të tjerë mbetën të lënduar, ose, të gjitha dëmet materiale në Maqedoni nga vërshimet të cilat viteve të fundit rregullisht kanë kapluar regjione të mëdha ose më të vogla, siç ishin ato në shkurt të vitit 2015, gjatë të cilës e pësuan disa sipërfaqe të mëdha bujqësore dhe vendbanime në Maqedoninë lindore dhe jugperëndimore.

Fundja, ja se çfarë ka thënë personi profesional, me profesion hidrolog, Josif Milevski që në vitin 2014, kur  tema është trajtuar në gazetën Utrinski, me rastin e vërshimeve të shiut në rajon:

Vazhdimisht jemi në gjurmë të mjeteve për rregullim të rrjedhës së Vardarit, por në të vërtetë, duhet të punohet në intervenime dhe në përshkallëzim të rrjetës nacionale, sepse Vardari bashkohet me 85 përqind të lumenjve. Tani për tani rregullimi i ujëmbledhësit të lumenjve zbatohet nga komunat, me mjete të caktuara të ndara nga UNDP, USAID, Agjencia zvicerane për zhvillim…Por, një pjesë e rrjedhave të lumenjve nuk janë rregulluar edhe pas 20-30 viteve, dhe se mungojnë ndërmarrjet më të angazhuara për furnizim me ujë të cilat nuk do t’i nënshkruajnë pjesët nga ligjet evropiane për ujëra, pa mos i zbatuar në terren, shprehet hidrologu Josif Milevski.

Kritika më serioze, pa vërshimeve fatkeqe në Shkup thanë edhe ekspertët e tjerë të cilët janë cituar për publikun e gjerë, si Ivica Milevski nga Instituti për gjeografi në deklaratat për ueb portalet Nova TV dhe gazeta Utrinski, më pas hidrologu Vasko Stojov nga ZPHM në analizën që publikuan mediumet, ose eksperti për erozion, profesor Aleksandër Trendafilov për televizionin Telma, i cili thotë se “asnjë nga ujësjellësit në Malin e zi të Shkupit nuk komunikon me Vardarin“, si dhe atë që shteti “nuk mban përgjegjësi, as nuk bën hulumtime për pasojat e mundshme nga vërshimet“.

Për shkak të asaj që thuhet më lartë, deklaratën e Dimovskit e vlerësojmë si spin apo shtrembërim të së vërtetës.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.