KSHZ ka të drejtë të fshij qytetar nga Lista zgjedhore

Ilija Dimovski në Top Tema. Foto: skrinshot

KSHZ nuk ka të drejtë të fshijë askënd nga lista nëse ai është qytetar i Republikës së Maqedonisë. Ju për të fshirë shtetas të Republikës së Maqedonisë nga lista zgjedhore duhet ta ndryshoni Kushtetutën, jo ligjin, Kushtetutën.

[Burim: Tv Telma, Top Tema (43:42 – 44:06 nga video materiali), Data: 23.03.2016]

ARSYETIM:

Çështje vlerësimi dhe argumentimi është deklarata e Ilija Dimovskit, kreut të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, dhënë me 24 mars (2016) në një intervistë në emisionin Top Tema në televizionin Telma. deklaratë e cila është e pavërtetë.

Në këtë intervistë kryesisht është debatuar për qëllimet e LLOGARIDHËNIES së VMRO-DPMNE, rritjet enorme të borxhit publik, zgjedhjet e qershorit, pastrimi i Listës zgjedhore dhe reformat në mediume, ja pyetja e gazetarit:

 Sa e gjithë kjo kontribuon deri tek zgjedhja reale e dyshimeve në listën zgjedhore nëse në fund Komisioni shtetëror zgjedhorë, vet nuk mund të fshij dyshime të vërtetuara të zgjedhësve me çfarëdo lloj baze edhe më tutje mbetet në procedura administrative e cila po zgjat shumë. A do shkohet në drejtim të ndryshimit të ligjit apo jo?

Deputeti Ilija Dimovski e dha këtë përgjigje:

KSHZ nuk ka të drejtë të fshij asnjë qytetarë të RM-së nga lista. Ju për të fshirë shtetas të Republikës së Maqedonisë nga lista zgjedhore duhet ta ndryshoni Kushtetutën, jo ligjin, Kushtetutën.(Tv Telma, Top Tema, 43:42-44:06 nga video materiali)

Në pajtim me Kodin Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë, Neni 13 del se Komisioni zgjedhor shtetëror është kompetent për të bërë fshirjen nga lista zgjedhore në bazë të të dhënave nga regjistrat amë, evidencën e vendbanimit dhe shtetësisë, evidencës zyrtare,verifikimit, me kerkesën e qytetarëve dhe partive politike në bazë të shqyrtimit paraprak.

Ligji në mënyrë të prerë e përcakton, si vijon:

(1) Komisioni Shtetëror Zgjedhor bën regjistrim, plotësim dhe fshirje në listën zgjedhore me detyrë zyrtare në bazë të të dhënave nga regjistrat amë, evidentim për vendbanim dhe shtetësi të Republikës së Maqedonisë, shënime të tjera zyrtare dhe kontroll të drejtpërdrejtë

(2) Komisioni shtetëror zgjedhor bën regjistrimin, plotësimin dhe fshirjen në Listën zgjedhore edhe me kërkesë të qytetarëve, në bazë të Rregullores së miratuar për meteorologjinë për qasje të plotë, bën ndryshime dhe fshirje të të dhënave në listën zgjedhor

(3)  Komisioni shtetëror zgjedhor bën fshirjen në listën zgjedhore të personit të vdekur ose të personit i cili për çfarëdo arsye e ka humb të drejtën e votimit, pas kërkesës së partisë politike me dëshminë e të dhënave të personit të vdekur apo të personit i cili e ka humb të drejtën e votimit për çfarëdo arsye, në bazë të vërtetimit paraprak të të dhënatve në regjistrat amë, evidencës së vendbanimit dhe për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë, shënimet tjera zyrtare dhe vërtetim të drejtpërdrejtë, në pajtim me rregulloren e aprovuar për metodologjinë për qasje të plotë, për ndryshimet dhe fshirjen e të dhënave në Listën zgjedhore

(4)  Regjistrimi i shtetasve të Republikës së Maqedonisë të cilët janë me punë ose qëndrim të përkohshëm jashtë vendit bëhet edhe në bazë të dorëzimit të kërkesës në PDK, gjegjësisht zyrat konsullore.

Ligji parasheh që pas mbarimit të shqyrtimit publik në Listën zgjedhore, partitë politike bëjnë kërkesë deri tek KSHZ për regjistrim, ndryshim apo fshirje të të dhënave në Listën zgjeshore. Më sakt neni 49a nga Kodi Zgjedhor është i qartë:

(1)  Në afat prej pesë ditësh nga dita e shqyrtimit publik Komisioni shtetëror zgjedhor Listën zgjedhore e dorëzon deri te partitë politike

(2)  Partitë politike në afat prej pesë ditësh, nga dita e marrjes së Listës zgjedhore nga Komisioni shtetëror zgjedhorë bëjnë kërkesë për regjistrim, plotësim ose fshirjen e të dhënave.

(3)  Komisioni shtetëror zgjedhor në bazë të kërkesës vendos me vendim në afat prej tre ditësh nga dita e marrjes së kërkesës

(4)  Kundër vendimit nga paragrafi 3 të këtij neni mund të ngrihet padi deri në Gjykatën administrative në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit

(5)  Gjykata administrative është e obliguar të vendos në afat prej 24 orësh nga dita e marrjes së padisë.

Siç vihet re, Kodi Zgjedhor parashikon se Komisioi shtetëror zgjedhor madje është edhe i obliguar në afat prej 24 orësh nga dita e marrjes së kërkesës për regjistrinm, plotësim apo fshirjen e të dhënave të vërtetoj a është kërkesa e arsyeshme. Ngelet e drejta për ngritjen e padisë nëse me vendimin e Komisionit shtetëror zgjedhor kërkesa është e pa arsyeshme, kundër të cilës Gjyakata administrative është e detyruar të vendos në afat prej 24 orësh. Kjo tregon se KSHZ jo vetëm se ka të drejtë, por është edhe e detyruar në afat të caktuar të ju përgjigjet kërkesave për fshirjen e të dhënave.

Deputeti Ilija Dimovski më tej në deklaratë tregon se për t’u fshij shtetasi i Republikës së Maqedonisë duhet të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë. Nuk ka nevojë të futemi thellësisht në esencën e Kushtetutës për të vërtetuar këtë deklaratë, sepse Kodi zgjedhor është i prerë në lidhje me dispozitat për pastrimin e Listës zgjedhore. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë i rregullon vlerat themelore të rregullimit Kushtetues të vendit, përfshirë këtu edhe zgjedhjet demokratike, duke mos u fut në detale të sferave të ndryshme të cilat veçmas rregullohen me Ligj.

Duke marrë parasysh këtë argumentim juridik, mund të biem në përfundim se deklarate e Ilija Dimovskit, se KSHZ nuk ka të drejtë të fshijë qytetarë nga Lista zgjedhore dhe se e njëjta kërkon ndryshimin e Kushtetutës është e pavërtetë.

LINQE:

 

Vlerësuar nga: Milena Josifovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari