KSHZ i shikoi votuesit e kontestuar

Sotir Kostov: Vetëm Zaev sheh votues të kontestueshëm në Listën zgjedhore. Foto: printscreen.

 

Analisti Sotir Kostov,  me profesion jurist, ndërsa për momentin kryetar i Këshillit për hulumtime të aksidenteve te aviacionit dhe incidenteve serioze në Republikën e Maqedonisë, në deklaratën e publikuar sot (27.07.2016) thotë se në Listën zgjedhore nuk ka votues të kontestuar apo fantom, por vetëm votues problematik të Zoran Zaevit.

Në listën zgjedhore nuk ka votues të kontestuar apo fantom. Këto votues problematizohen vetëm nga ana e Zoran Zaevit dhe nga LSDM-ja, vlerëson Sotir Kostov, analist politik. 

[Burimi: Telegraf  Data: 28.07.2016]

 

ARSYETIM

Përkundër deklaratës së Kostov qëndrojnë disa fakte, të cilat do të arsyetohen më poshtë. Produkt i pamohueshëm i sfidimeve nga të dy anët është përfundimi që deklarata që ai e dha është e pavërtetë .

E para, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në seancën e 48 të saj solli përfundimin që ekzistojnë votues të kontestuar, gjegjësisht, ashtu siç thuhet në përfundim, është vërtetuar se “ka mospërputhje të të dhënave të qytetarëve që janë lëndë e inspektimit në Listën zgjedhore“, si rezultat i “kontrolleve administrative dhe në terren të zhvilluara në pajtueshmëri me Rregullat për metodologjinë për udhëheqje dhe përditësim të listës zgjedhore dhe analizave statistikore, kontrolle nga bazat e ndryshme të kryqëzuara në të dhëna dhe evidenca, kontrollet pakufi në terren dhe metoda tjera përkatëse të kontrolleve”.

Do me thënë, KSHZ si trup i angazhuar për zhvillimin e zgjedhjeve të suksesshme, gjegjësisht për udhëheqjen e listës zgjedhore, gjë që është fakt i notarizuar, është vërtetues për ekzistimin e votuesve të kontestuar. Me atë autoriteti më i lartë me 25 e këtij muaji, gjegjësisht tre ditë para deklaratës së sotme të Kostov, e mohon tezën të cilën ai e shpreh – se votues të kontestuar ka vetëm sipas LSDM-së.

Vullneti për të vërtetën, numri i votuesve që konsiderohen si të kontestuar dolën nga Përzhino 3, gjegjësisht marrëveshjes që e arritën katër partitë më të mëdha politike me 20 e këtij muaji. Por, pikërisht kjo marrëveshje bllokoi situatën politike në vend, gjegjësisht e hapi rrugën për zgjidhjen e pyetjeve të kontestuara mes katër më të më mëdhenjve, prej të cilëve LSDM, kryetari i të cilës, Zoran Zaev, të cilin Kostov e përmend në tezën e tij, është vetëm një faktor.

Si do që të jetë, marrëveshja e 20 korrikut këtë vit në lidhje me votuesit e kontestuar, përsëri, thirret nga raporti i KSHZ-së, ashtu siç është shkruar në pikën 3 nga pika e Listës zgjedhore prej marrëveshjes.

Në pajtueshmëri me aneksin B, të përgatitur nga KSHZ, i cili i referohet kontrollit të kryqëzuar të votuesve të shkruar, emrat e 39.502 personave do të publikohen nga ana e KSHZ-së në afat prej 3 ditësh pas adoptimit të ndryshimeve të Ligjit për zgjedhje. 

Listën e kontestuesve, KSHZ e publikoi ne ueb-faqen e saj.

Por, argumentimi për kontestimin e tezës së Sotir Kostov nuk përfundon këtu, në tre marrëveshjet nga bisedimet e katër partive më të mëdha politike të vitit të kaluar dhe të këtij viti, aktuale ishte kriza politike, të cilën e shënuan edhe një numër i madh protestash. Ajo, përsëri filloi vitin e kaluar me publikimin e incizimeve nga bisedat e përgjuara, nga të cilat, sipas opozitës nxorën, një numër të madh të fakteve që në disa cikle zgjedhore ka pas një numër të madh të parregullsive. Një shembull është biseda e, ashtu siç pretendon LSDM, Gordana Jankulloskes dhe Kiril Bozhinovski, në të cilën përmenden edhe 50 votues në një adresë, gjë që nuk do të ishte e mundur nëse lista zgjedhore ka qenë në rregull.

KB: Nuk e  di nëse është shtypur diçka në ndërkohë. Këto kartela që të gjitha janë të shtypura
GJ: Shih, e din…Po, po, po. 
KB: Me aq sa di. 
GJ: Ato janë shtypur, i kanë njerëzit. Ka një punë të rrezikshme, por atë ne e dinim dhe për atë insistuam të japin më shumë adresa të komitëve. Ashtu siç e di 50 njerëz në një apartament prej 40 metër katrorësh. Tani, kështu është. 
KB: Mirë, pra kështu është. Ata mund të shohin atë si adresë?
GJ: Mundet, është shkruar në listën zgjedhore.

Vërtetimin për atë e gjejmë edhe një një bisedë tjetër të të  njëjtës pjesë, mes Jankulloskes me një bashkëbiseduese. Për hapësirën, nuk duhet të publikojmë më, por ka një numër të konsiderueshëm të bisedave të përgjuara në lidhje me zgjedhjet të cilat mund të dëgjohen dhe lexohen këtu.

B: Me shpejtësi. Do me thënë kështu është situata. Kontrollet janë negative, e dini. Do me thënë, pa marrë parasysh se kanë të paraqitur 42 në një shtëpi, 44 në një tjetër edhe atë nëpër fshatra me gjithsej 40 votues. 44 në një shtëpi i vendosin, 19 diku tjetër, 22 diku tjetër, diku 42. Dhe tani, gjëja e vetme që mund të bëhet, nga ana tjetër që kemi frikë, të dalë e gjitha në mediume. Ajo drejtoresha në zyrat administrative paska qenë komuniste. Dhe tani bisedova vetëm me Naden, mund të kërkojmë që edhe njëherë të lëshojmë kontrolle deri te shërbimet administrative edhe një herë të kontrollojnë se a janë në adresat e dhëna.  
GJ: Po de, po. 
B: Apo pas reagimit të branitellit. 
GJ: Po
B:  Megjithëse , nuk e di, përsëri të themi prej 44, të paktën 10 t’i bëjmë pozitive. 
GJ: Ashtu është. Atë desha të ta them. Do me thënë, nëse nuk mundet që të gjithë të 40-tët. 

Marrëveshja politike e arrirë, të cilën e nënshkruan katër partitë politike, por edhe nga ajo që kuptuam prej “bombave”, para së gjithash që janë edhe konkluzione të KSHZ-së, flasin se ekzistojnë bindshëm votues të kontestuar, në numër prej 39.503. Për këtë, deklaratën e Sotir Kostov e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

BURIMET

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.