Kriza në Ukrainë: Verifikimi i fakteve të fjalimit të Vladimir Putinit

Фото: Kremlin.ru, CC BY 4.0, Викимедија комонс

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar dërgimin e trupave në dy rajonet e kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore, pasi i njohi ato si shtete të pavarura. Në një fjalim të gjatë televiziv natën vonë nga Kremlini, Putini u përpoq të justifikojë veprimet e tij, duke bërë një sërë pretendimes rreth Ukrainës. BBC ka bërë verifikim të fakteve të fjalimit të tij dhr këtë ua transmeton Portalb.mk.

“Bota e ashtuquajtur e civilizuar… preferon të injorojë atë sikur të mos kishte asgjë nga ky tmerr, gjenocid që i nënshtrohen pothuajse katër milionë njerëz”.

Presidenti Putin ishte duke four për rajonin e Donbasit të Ukrainës linodre, duke pretenduar se residentët rusisht-fiikës po i nënshtrohen “gjenocidit” – një term që është përdorur më parë, aktualisht po jehon në televizionin shtetëror rus.

Konventa mbi Gjenocidin, e ratifikuar nga 152 shtete, përfshirë Rusinë, e definon gjenocidin si “akt të kryer me qëllim për të shkatëruar, tërësisht apo pjesërisht, një grup nacional, etnik, racorë apo religjioz”.

Shembujt përfshijë vrasjet në Rwanda dhe Srebrenicë.

Por nuk ka asnjë evidencë të gjenocidit në Ukrainën lindore. Dhe pretendimi i Putinit është hedhur poshtë nga kancelari gjerman Olaf Schoz si “qesharak”.

OKB-ja deklaron se shtetet “ndonjëherë kanë karakterizuar incidente të caktura apo periudha të dhunës si gjenocid” por ato “karakterizime nuk mund të trajtohen si autoritative apo determinuese”.

Megjithatë, ka një konfikt të vazhdueshëm në Ukrainën lindore.

OKB vlerëson se 14,200-14,400 njerëz janë vrarë në Ukrainën lindore në mes të 14 prillit të vitit 2014, kur filloi konflikti dhe 21 shkurti i vitit 2022, përfshirë:

  • të paktën 3,407 civil
  • 4,400 nga personeli i forcave ukrainase
  • 6,500 anëtarë të grupeve të armatorsura
  • Rreth 39,000 njerëz janë lënduar, rreth 7,000-9,000 prej tyre civil.

Në vitin 2018, think tank-u International Crisis Group zbuloi se rreth 600,000 – në dy anët e linjës së frontit – jetonin në vendbanime të pasigurta “ku ato ishin të ekspozuar në bazë ditore ndaj granatimeve, minave tokësore dhe kufizimeve të rrepta të lirisë së lëvizjes dhe shërbimeve bazë”.

“Tashmë ka pasur deklarata se Ukraina po krijon armë të veta bërthamore… Ukraina në të vërtetë ka ende teknologjitë bërthamore sovjetike dhe mjetet për të ofruar armë të tilla”.

Në një konferencë për siguri për liderët botëror javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha: “Ne nuk kemi armë të tilla”.

Ukraina e cila kishte arsenalin bërthamor të tretë më të madh në botë gjatë Luftës së Ftohtë –  hoqi dorë nga armët bërthamore në vitin 1990 në këmbim të garancive prej SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë.

Aktuale nuk ka asnjë mjet për dërgimin e armëve bërthamre në ajër apo ndonjë kokë bërthamore që mund të dërgohet me raketa, sipas ekspertëve të mbrojtjes.

Vitin e kaluar, ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnyk, sugjeronte se nëse Ukraina do të kishte mundësi t’i bashkohet NATO-s, ka mundësi që të ketë nevojë të rishqyrtojë statusin e saj të lirë prej armëve bërthamore.

Kjo çështje raportohet se është bërë më e spikatur në diskutimet pubike pas konfliktit që shpërtheu në Ukrainën lindore dhe aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Po, qeveria nuk ka thënë se ka për që ka për synim t’i rikthet zotërimit të armëve bërthamore dhe një strategji ushtarake e publikuar vitin e kaluar nuk theksonte blerjen e tyre.

Mbikqyrësi bërthamor i OKB-së, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomore (IAEA), tha se nuk ka parë sinjale në Ukrainë “të devijimit të materialit bërthamore të destinuar për qëllime paqësore, për qëllime tjera”.

“Korrupsioni i cili padyshim është sfidë dhe problem për shumë shtete, përfshirë Rusinë, ka fituar një lloj karakteri të veçantë në Ukrainë”.

Rusia është vendi evropian me vlerësimin më të ulët në indeksin e Transparency International’s Corruption Perceptions (CPI) për vitin 2021 – duke u radhirut në vendin e 136-të nga 180 vendet në botë, përderisa Ukraina radhitet në vendin e 122-të.

Performanca e Ukrainës është përmirësuar dukshëm në dekadën e fundit, sipas organizatës.

Por, Ilia Shumanov, nga Transparency International Russia thotë: “Rezultati i Rusisë… reflekton mungesën e ndryshimeve sistematike pozitive në fushën e antikorrupsiomit”.

“Mbi 60,000 mjekë dhe punonjës të tjerë shëndetësorë janë larguar nga shteti gjatë pandemisë”.

Ky pretendim bazohet në një raport të publikuar në mars të vitit 2021 nga Razumkov Centre, një kompani sondazhi ukrainase, i cili thotë: “Sipas ekspertëve, që nga fillimi i vitit 2020, 66,000 mjekë dhe punonjës shëndetësore janë larguar nga Ukraina”.

Që nga shkurti i vitit 2021, rreth 34,000 prej tyre ishin mjekë të regjstruar në sistemin shëndetësor të Ukrainës që dhanë dorëheqje nga fillimi i pandemisë, sipas ish ministrit të Shëndetësisë së Ukrainëse, Maksym Stepanov.

Një mjek në Kievë fiton rreth £17,000 ($23,000) në vit, sipas Institutit Ekonomik për Huumtime, në krahasim me £45,000 me Poloninë fqinje.

Asnjë statistikë zyrtare nuk tregon se në cilat shtete shkojnë të punojnë mjekët ukrainas, por punonjësit e shëndetësist raportojnë rritje të shpejtë të numrit të atyre që dëshirojnë të punojnë në Poloni, Repubikën Çeke dhe Sllovaki.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari