Kritika të ashpra për masat kundër dezinformatave të Qeverisë shqiptare

 

Shkruan: Drilon Saliu

 

Në dhjetor të vitit 2018, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njoftoi masa kundër dezinformimit. Pas njoftimit të tij se është koha për vendim kundër shpifjeve dhe dezinformatave, u prezantuan dy propozim-ligje të në cilat u parapanë 11 masa, mes tjerash edhe regjistrimi ligjor i mediume on-line, zbardhja e pronësisë të tyre dhe burimet e tyre të financimit. Për shkelësit e ligjit ishin paraparë dënime të ashpra, duke filluar prej atyre në para, bllokimin për kohë të caktuar, deri në mbylljen e mediumeve on-line.

Masat e njoftuara u ballafaquan me reagime të ashpra të opinionit mediatik, në veçanti në krijimin e sistemit për regjistrim, konkretisht të mediumeve online. Këto masa u kritikua si formë e “licencimit” të lirisë së fjalës, përderisa krijimi i sistemeve të monitorimit nga ana e organeve mediatike audio-vizuale u cilësuan si institucion për censurë. Organizatat mediatike, vlerësojnë këtë propozim-ligj si jokushtetues dhe të dëmshëm për lirin e shprehjes.

Në dhjetor të vitit të kaluar, shtatë organizata ndërkombëtare për lirin e mediumeve i bënë thirrje Qeverisë të tërheq propozim-ligjin, duke vlerësuar se të papara deri më tani në kontinentin e Evropës.

Organizatat besojnë se propozim-ligji, në formë edhe të fantazmës, është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë edhe me të drejtën evropiane. Ato paraqesin kufizim të panevojshëm të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediumeve dhe përmbajnë rrezikun e krijimit të regjimit policor ndaj online mediumeve, thuhet në letrën e nënshkruar nga Federata Evropiane të gazetarëve, Qendra Evropiane e Mediumeve dhe lirisë së shtypit, PEN International dhe Reporter pa kufi.

Aleksandër Çipa, opinionist i lirë në Tiranë dhe kryetari i i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, i cili nënshkroi deklaratën e dhjetra organizatave mediatike kundër paket ligjit, thotë:

– Dy projektligjet, që ndryshojnë ligjet aktuale për AMA dhe AKEP, nuk janë hartuar pas një konsultimi / diskutimi me grupet e interest. AMA dhe AKEP janë dy institucione publike, administrative që zgjidhen nga pushteti politik dhe nuk mund të bëhen garantues të lirisë së mediave online. Gjobat janë të papërballueshme nga gazetarët dhe redaktorët e mediave online gjë që krijon të gjitha premisat për censurë dhe auto censurë.

Reagime ndaj propozim-ligjit dhe analizë kishte edhe nga ana e misionit OSBE në Shqipëri. Nga OSBE thuhet:

Është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend

Përsëri, me 3 korrik të vitit 2019 Qeveria shqiptare me disa intervenime miratoi këto propozim-ligje dhe ato do të duhet të gjinden para Kuvendit të Shqipërisë përgjatë këtij muaji (tetor).

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.