Kovaçevski-Stoltenberg: Si aleat i NATO-s i bashkohemi thirrjeve për de-eskalimin e situatës dhe rifillimin e dialogut diplomatik me Ukrainën
Në vizitën e parë zyrtare në Bruksel, kryeministri Dimitar Kovaçevski vizitoi edhe selinë e NATO-s, ku u takua me sekretarin e përgjithshëm Jens Stoltenberg, i cili i uroi pozitën e re dhe me të cilin biseduan për situatën aktuale rreth Ukrainës, transmeton Portalb.mk.
Sekretari i NATO-s Stoltenber përshëndeti ardhjen e kryeministrit Kovaçevski, duke shtuar se fakti që ai është kaq shpejt në Brukel, menjëherë emërimit në krye të qeverisë, sipas tij, tregon angazhimin e tij personal ndaj aleancës.
“Dy vite që kur Maqedonia e Veriut u kyç në NATO ju dëshmuat se jeni aleat i rëndësishëm. Stabiliteti i Ballkanit Perendimor është e një rëndësie të madhe për NATO-n. I përshëndes përpjekjet e Maqedonisë për promovimin e sigurisë, stabilitetit dhe progresin në rajon. Prej se Maqedonia është futur në NATO, aleanca garanton sigurinë tuaj”, tha Stoltenberg.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s më pas iu referua situatës me Rusinë dhe Ukrainën, duke theksuar se çdo agresion nga Rusia do të kishte “pasoja të mëdha dhe kosto të lartë”.
“Ky është dislokimi më i madh i forcave që nga Lufta e Ftohtë. Rusia pritet që Rusia të vendosë 30.000 trupa luftarake shtesë, forca speciale dhe avionë luftarakë, misione dhe sisteme raketore në Bjellorusi. Është në fakt një demonstrim i aftësive moderne dhe e gjithë kjo do të kombinohet me stërvitjet vjetore bërthamore ruse që do të zhvillohen në çdo moment. Çdo agresion i mëtejshëm rus do të ketë pasoja të rëndësishme dhe një kosto të lartë, ne duam të punojmë në marrëdhëniet me Rusinë për të zvogëluar rrezikun dhe për të rritur transparencën. Çdo komb ka të drejtë të zgjedhë rrugën e tij dhe NATO ka treguar se mund t’i mbrojë aleatët e saj”, theksoi Stoltenberg.
Në fjalën e tij, kryeministri Kovaçevski theksoi se anëtarësimi në NATO është përmbushje e qëllimit strategjik të vendit dhe se do të thotë prosperitet, paqe dhe siguri për Maqedoninë.
“Anëtarësimi në NATO është përmbushje e qëllimit tonë strategjik, të jesh pjesë e NATO-s do të thotë prosperitet dhe siguri për vendin tim dhe popullin. Maqedonia u bë shteti i 30-të anëtar, kjo arritje është garanci për stabilitetin tonë kombëtar dhe rajonal në Ballkanin Perëndimor”, tha Kovaçevski.
Lidhur me situatën me Ukrainën, ai theksoi se Maqedonia e mbështet plotësisht NATO-n dhe Amerikën e Veriut për këtë çështje, si dhe integritetin e plotë territorial të Ukrainës.
“Si aleat i NATO-s, ne i bashkohemi thirrjeve ndaj Rusisë që të deeskalojë dhe të zhvillojë dialogun diplomatik. E mcësht4esim propozimin e NATO-s për mbledhje tematike me Rusinë lidhur me raportet, sigurinë evropiane, me fokus Ukrainën dhe transparencën, uljen e rrezikut dhe kontrollin e armëve. Plotësisht e mbështesim sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Si aleatë, ne jemi të fortë, të vendosur dhe të bashkuar në reagimin tonë”, deklaroi Kovaçevski.
Ndërkohë, kryeministri Kovaçevski pasdite do të takohet me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, si dhe me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola.
Të premten në mëngjes është planifikuar takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kovaçevski do të takohet me deputetë të Parlamentit Evropian dhe me ish-komisionarin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn.
Kryeministrin Kovaçevski, përveç Osmanit dhe Petrovskës, në Bruksel e shoqëron edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari