Kosova nuk ka faj për ndotjen në Komunën e Karposhit

Komuna Karposh me deklarata të pabaza informoji për ndotjen enorme me 05.02.2017. Foto: Marrë nga ueb-faqja e Komunës së Karposhit.

Sipas rezultateve nga hulumtimi i institutit meterelogjik dhe Agjencisë austriake për mjedisin jetësor, me kërkesë nga Qyteti i Shkupit 2 përqind nga ndotja vinë nga përtej kufirit.

 

 

 Me 05.02.2017 stacioni matës në Komunën e Karposhit ka regjistruar ndotje rekorde të ajrit me grimca PM10, me rreth afër 1.218 mg/m3, që është 24 herë më tepër se vlera e lejuar. Kjo shkallë e ndotjes ishte dukshëm më e lartë në ditët e kaluara kur ndota në komunë ishte deri më 10 herë më e lartë se sa maksimumi i lejuar. Si sqarim të kësaj gjendje, Komuna e Karposhit me 06.01.2017 në faqen e saj në internet publikoi një artikull ku thuhet që përqendrimi i madh i grimcave PM10 me siguri vinë nga ” Një mjegull me smog në rrugën e Kaçanikut”. Kjo është pjesë nga deklarata

Sipas informacioneve dhe incizimeve nga qytetarët e Karposhit, në periudhën në të cilën ka pas më shumë ndotje, nga pjesët më të larta të Karposhit ( afër manastirit Shën Pantellejmon) është vërejtur mjegull e cila lëviz përgjatë rrjedhës së lumit Lepenec drejtë Karposhit. Më saktë, sipas fjalëve të tyre, me siguri bëhet fjalë për PM grimca të cilat janë prodhim nga materiale ndërtimore, dhe pikërisht në këtë pjesë të rrugës së Kaçanikut gjendet prodhuesi më i madh i çimentos në Kosovën fqinje, por edhe kapacitete të tjera industriale për prodhimin e gipsit dhe materialeve të tjera ndërtimore.

[Burimi – Komuna e Karposhit, data: 06.02.2017]

ARSYETIM:

Këtë deklaratë e vlerësojmë si jokonsekuente, dhe ja përsei

Në deklaratën e Komunës, e cila thirret në “fotografi dhe incizime nga banorët e Karposhit”, theksohet se përqendrimi i lartë i grimcave PM10 me 05.02.2017 ka lidhje me kapacitetet nga Kosova. Gjatë deklaratën janë publikuar edhe fotografi si “fakte” që “reja e cila lëvizë pëgjatë rrjedhës së lumit Lepenec” është për shkak të ndotjes.

Nëse shihen raportet e muajve të fundit për përqendrimin e grimcave PM10 në ajër, shihet se Karposhi është njëra prej komunave më të ndotura në qytet. Për grimcat PM10, gjatë gjithë vitit është lejuar që 35 herë/ditë të kalohet kufiri prej 50 mikrogram për metër kub, gjë që nuk është e rastësishme për Komunën Karposh.

Загадување во Општина Карпош на 05.02.2017, Извор: Mинистерство за животна средина и просторно планирање
Ndotja në Komunën e Karposhit me 05.02.2017, Burimi: Ministria e Mjedisit dhe Planifikim hapësinor

Sipas rezultateve nga hulumtimi (të publikuar m 16.12.2016) në Institutin finlandez për meterologji dhe Agjencia Austriake e mjedisit jetësor, të bërë me kërkesën e Qytetit të Shkupit, përmes kalimit kufitar substancat helmuese marrin pjesë me 2 përqind në ndotjen e Shkupit. Sipas hetimit ndotësi më i madh në qytet janë amvisëritë (32 përqind), komunikacioni (20 përqind), pluhuri i krijuar nga hapësirat e parregulluara, pluhuri nga rrugët dhe nga aktivitete ndërtuese (19 përqind), industria (18 përqind), kripërat sulfat (7 përqind) dhe kripërat nitrat (2 përqind).

Këto të dhëna vërtetojnë se mundësia që fajtor për ndotjen të jetë Kosova është minimale dhe më e mundshme është që fajtorë për ndotje janë shkaktarët lokal. Vitet e kaluara me ndryshimin e planit urbanistik në Komunë  Karposh ndodh një invazion i vërtetë ndërtues në dëm të hapësirave të gjelbra. Me planin urbanistik të detajuar për Karposh 4 paralajmërohet ndërtimi i më shumë barakave dhe objekteve afariste, vendparkime nëntokësore dhe mbitokësore, në dëm të hapësirave të gjelbëruara në komunë. Këto trende në mas të madhe kontribuojnë në dëm të Komunës.

Për mundësinë që ndotja në Komunën Karposh mund të jetë e shkaktuar nga “Smogu përgjatë rrugës së Kaçanikut”, kërkuam mendim profesional nga Marija Gjorçeva, inxhiniere e mjedisit jetësor dhe autor i studimit aerondotja në Shkup, e cila thotë që të ndahen saktë burimet e ndotjes është e nevojshme analiza kimike, përderisa “ndjeka vizuale e resë”, si metodë e vetme nuk është një tregues i sigurt. Ja mendimin i Gjorçevës:

Grimcat PM10 mund që të emetohen nga një numër i madh i burimeve, natyrale (vullkane, erozione, stuhi rëre) dhe antropogjene (elektrike, kapacitete industriale, komunikacioni, djegia e qymyrit, ngrohja me drunj, djegia e mbeturinave, aktivitete ndërtimore, zjarre). Prejardhja e grimcave PM10 mund që të përcaktohet nga analizat kimike të përmbajtjes së grimcave. Duke pasur parasysh atë se të gjithë njësit mund që të ndryshojnë gjatë kohës, me rëndësi është që të merren mostrat me kohë nga ajri. Ndjekja vizuale e resë mund që të plotësojë analizat kimike të parme, por si metodë e vetme për ta radhitur në burime të ndotjes nuk është e sigurt. – Marija Gjorçeva për “Vërtetmatësin”

U konsultuam edhe me meterologun Sllavço Popovski. Sipas mendimit të tij, në ndotje luajnë më shumë faktorë: ngrohja në amvisëri, komunikacioni, shtypja e lartë ajrore. Por, arsyeja kryesore, siç deklaroi Poposki, nuk mund të jenë kapacitetet industriale në vendin fqinj:

Në Shkup ka shtypje të lartë ajrore, trafiku i lartë dhe ngrohja e amvisërive me material joekologjik. Të gjithë këto faktorë çojnë kah rritja e lartë e ndotjes, por vetëm ndikimi i materialit ndërtues nga Kosova, gjithsesi nuk mund që të jetë arsyeja e vetme. – Deklaroi Sllavço Popovski për “Vërtetmatësin”

 Reagim ndaj deklaratës së Komunës Karposh kishte edhe nga Dushko Veskovski, kryetar i KL LSDM Karposh:

Jakimovski dhe bashkëpunëtorë e tij nga VMRO-DPMNE rrënojnë shëndetin e qytetarëve në Komunën Karposh për interesa biznesore! Shkatërruan një pjesë të madhe të hapësirave të gjelbra dhe parqeve dhe ngritën ndërtesa pa plan, me çka penguan qarkullimin normal të ajrit. Për atë Komuna Karposh u bë komuna më e ndotur në Shkup, me përqendrim më të lartë të grimcave të rrezikshme PM10, të cilat u rritën 25 herë nga vlera e lejuar. Qytetarët në Karposh me të drejtë reagojnë dhe brengosen për vete dhe fëmijët”, deklaroi Veskovski. 

Në lidhje me publikimin e përmendur nga Komuna Karposh ( se shkalla e lartë e ndotjes në Komunë me 05.03.2017, me siguri, ka të bëj nga vet smogu në rrugën e Kaçanikut), “Vërtetmatësi” ju drejtua Komunës dhe kërkoi më shumë informacione se ku bazohet ky qëndrim? Nëse ka analiza, hulumtime ose mendime nga njerëz profesional  mbi të cilët bazohet ky publikim?

Morëm përgjigje se edhe përkrah këtyre njohurve se ndotja ka të bëj me kompanitë në rrugën e Kaçanikut të cilat prodhojnë materiale ndërtuese, përsëri të kërkojmë mendim profesional nga Ministria e Mjedisit.

Njohuritë për renë e cila është e dukshme dhe mund të shihet edhe me sy i morëm nga disa banorë të Komunës së Karposhit, të cilët na treguan edhe fotografi të burimit të mundshëm të ndotje. Edhe përkrah asaj se kemi njohuri se në një afërsi të pacaktuar në rrugës së Kaçanikut ka më shumë kompani të cilat prodhojnë materiale ndërtimore dhe një prodhues të madh të çimentos, përsëri Ministria e Mjedisit është përgjegjëse për kontrollim të kapaciteteve të mëdha dhe matje eventuale dhe gjetjet nga ndotja mund që t’i merrni vetëm aty. Ata mundet që të vërtetojnë ose mohojnë informacionin mbi bazë të analizave dhe matjeve profesionale. (Komuna e Karposhit)

Iu drejtuam edhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si institucion përgjegjës për matje dhe kontroll të ndotjes dhe kërkuam mendimin e tyre profesional për arsyet e ndotjes së lartë në Komunën Karposh deri te data e publikimit të tekstit (10.02.2017), nuk morëm përgjigje nga Ministria.

Duke pasur parasysh deklaratat e ekspertëve, dhe faktin se deklarata e Komunës së Karposhit nuk është bazuar në analizën ose mendimin profesional, hulumtimet tregojnë se kalimi kufitar i substancave ndotëse është shkaktari më i vogël i ndotjes, deklaratën më lartë e vlerësojmë si jokonsekuente.

BURIME:

Vlerësuar nga: Milena Josifovska 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.