Koronavirusi nuk solli asgjë të pazakontë në qiellin mbi Kumanovë

Titulli i tekstit që e recensojmë është senzacionalist dhe dezinformon, sepse koronavirusi nuk solli ndonjë pamje të pazakontë në qiellin mbi Kumanovë. Bëhet fjalë për një re lentikulare, e cila nuk ka lidhje me koronavirusin, por këto lloj resh kanë ekzistuar edhe para pandemisë.

Link deri te artikulli origjinal:(VIDEO) Koronavirusi solli një fenomen të pazakontë në qiellin mbi Kumanovë:Njerëzit mundohen t’ia qëllojnë se për çfarë bëhet fjalë!

Data dhe koha e publikimit: 10.4.2020

Data e recensionit: 13.4.2020

Recenzues: Sillvana Zhezhova

Në qiellin mbi Kumanovë pasditen e djeshme është regjistruar një fenomen i pazakontë i një reje të vetme, e cila sipas asaj që mund të shihet në video është statike dhe në një formë të çuditshme eliptike. Një numër i madh i qytetarëve të Kumanovës, por edhe në rrjetet sociale, menjëherë filluan t’ia qëllojnë se për çfarë fenomeni bëhet fjalë, me ç’rast temat e shqetësimit shkojnë në skajshmëri…

Reja lentikulare në qiell, në tekstin që e recensojmë, lidhet me gjoja “disa fenomene të çuditshme”, megjithëse e vërteta është se këto re krijohen në troposferë kur erërat fryjnë nëpër kodra dhe male nga drejtimi i njëjtë ose i ngjashëm.

Një re e tillë u vu re jo vetëm në qiellin mbi Kumanovë, por edhe mbi Vodno, dhe sipas astronomëve, bëhet fjalë për një fenomen të rrallë atmosferik, i cili nuk është aspak i lidhur me koronavirusin. Retë lentikulare kanë ekzistuar edhe para pandemisë.

Retë lentikulare, gjithashtu, nuk janë të lidhura me pastrimin e ajrit. Është e vërtetë se në shumë vende është vërejtur pastrim i ajrit, por kjo nuk lidhet drejtpërdrejt me koronavirusin, por indirekt. Në fakt, një numër i madh i objekteve industriale që e ndotin ajrin e kanë ndaluar punën për shkak të pandemisë së krizës dhe për këtë arsye ajri në disa vende është pastruar, ashtu siç është rasti i Indisë, ku për herë të parë në 30 vjet, mund të shiheshin Himalajet. Retë janë pasojë e ngjarjeve në troposferë, e jo e pastrimit të ajrit.

Duke marrë parasysh se koronavirusi nuk solli asgjë të pazakontë mbi qiellin në Kumanovë, titulli i tekstit shërben vetëm për të tërhequr sa më shumë klikime. Çdo gjë që duket e pazakontë për njerëzit nuk është arsye për të shkruar tekst, dhe jo gjithçka që është e pazakontë duhet të lidhet me koronavirusin, sepse retë dhe pandemia nuk kanë asnjë lidhje ndërmjet tyre.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.