Koronavirus, Kina, Harvardi: Si arritën krijuesit e lajmeve të rreme përsëri ta mashtrojnë publikun

Me sa duket dezinformatat nuk kanë të ndalur gjatë krizës nga pandemia e koronavirusit. Për t’i bërë gjërat më keq, duket se media nuk janë shumë të trajnuar dhe në gjendje të ndalojnë përhapjen e lajmeve të tilla të rreme, pavarësisht adresimit serioz nga disa ekspertë dhe institucione për këtë çështje vitet e fundit, shkruan Meta.mk.

Disa muajt e fundit, nga shpërthimi i koronavirusit, i cili u bë një pandemi dhe ka marrë mijëra jetë në të gjithë botën, krijuesit e lajmeve të rremë e shfrytëzuan situatën me sukses të dukshëm për ta.

Por, duket se problemi më i madh me postimet e lajmeve të rreme është fakti që media të rastësishme po kontribuon vazhdimisht në përhapjen e tyre. Për ta kuptuar këtë, duhet të vlerësojmë më mirë mekanizmat që fshihen pas faqeve për lajme ose portaleve që po bëhen mjeti kryesor në zinxhirin e përhapjes së lajmeve të rreme.

Në parim, mediat që përdorin vetëm ueb-faqe për të shpërndarë lajmet e tyre kanë janë më të pritura të bëhen mjeti kryesor për të shpërndarë informacione të rreme. Këtë do ta analizojmë gjithashtu në detaje, por në një artikull tjetër. Në këtë kontribuojnë shumë faktorë, por me siguri mund të themi se mungesa e burimeve të nevojshme për funksionimin normal, mungesa e fondeve dhe nxitimi për të mbledhur klikime janë disa nga parakushtet.

Për të ilustruar se si portalet ndihmojnë në shpërndarjen e dezinformatave, do të marrim si shembull një nga tekstet më të fundit që qarkullojnë në media në rajon, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën gjatë krizës Kovid-19. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që të gjitha mediat që përdorin onlajn mjete kontribuojnë në të njëjtën mënyrë në përhapjen e dezinformatave, por për të bërë dëm të madh nuk nevojitet shumë.

Të hënën pasdite, javën e kaluar, në ueb-faqet e disa nga onlajn mediat kryesore kosovare, u shfaq një artikull në të cilin thuhet se Çarls Liber, profesor i shquar i Harvardit, ishte arrestuar nga autoritetet amerikane sepse kishte qenë i lidhur me një laborator kinez në Universitetin e Teknologjisë. në Vuhan.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës sapo e kanë identifikuar personin, i cili e ka bërë koronavirusin dhe ia ka shitur Kinës”, thuhet në rreshtin e parë të artikullit që u shpërnda në një portal nga Prishtina. Artikulli u botua saktë në 14.21 të hënën, 6 prill. Artikulli u fshi të premten në mëngjes.

Afërsisht një orë pas botimit të tij të hënën, i njëjti artikull me të njëjtin tekst, titull dhe imazh kryesor u shfaq në faqen më të madhe për lajme në Kosovë. Nëntë minuta më vonë, të njëjtin tekst, titull dhe imazh e ndau ueb faqja e radiodifuzerit publik të Kosovës (rtklive.com). Këto artikuj janë ende në dispozicion në internet dhe janë të lehta për tu gjetur.

Më tejm artikulli me katër paragrafë thotë se agjentët federalë ishin panë në shtëpinë e Liberit të dielën në mëngjes dhe se profesori ishte akuzuar se kishte marrë 15.000 dollarë në muaj nga Kina dhe 1.5 milion dollarë shtesë për hulumtime të bëra për laboratorin kinez.

Një kërkim i thjeshtë në internet zbuloi se ky artikull ishte ndarë, për herë të parë, në gjuhë të tjera në vendet e tjera dhe se me sa duket media e Kosovës vetëm e kanë përkthyer dhe ribotuar atë, pa e kontrolluar Google për të parë nëse elementët e botimit ishin afër së vërtetës. Lajmi u nda me ndryshime të vogla nga disa faqe lajmesh në Maqedoninë e Veriut në të njëjtën ditë, 6 Prill.

“Snops”, një faqen e internetit për kontrollim të fakteve në ShBA, publikoi një analizë të lajmeve të rreme dhe teorive të komplotit për rastin e Çarls Liber para disa muajsh para mediat kosovare.

Një artikull nga 18 shkurti 2020, i shkruar nga Dan Evon për “Snops”, rrëzoi storjen, duke shpjeguar se “arrestimi i Liberit nuk kishte asnjë lidhje me koronavirusin dhe se nuk kishte asnjë provë që virusi ishte krijuar ose prodhuar nga dikush në Kinë ose kudo tjetër ”

Në fakt, Liber është arrestuar në janar të vitit 2020 për orientim qëllimisht gabuar të autoriteteve për paratë që gjoja i kishte marrë nga Universiteti në Vuhan dhe u lidh me lidhjet e tij me një program rekrutimi të financuar nga qeveria kineze.

Kjo është punë e lajmeve të rreme në formën më klasike. U mor një artikull i vërtetë (arrestimi i Lieber), faktet u ndryshuan për t’u lidhur me një situatë tjetër shqetësuese që do të kishte rezonuar me një lexues të painformuar (në këtë rast virusi KOVID-19), e pastaj atëherë shpejt krijohet një teori komploti dhe artikuj të rremë dhe shkrimet e rrejshme mashtrojnë shumë njerëz në të gjithë botën.

Autor: Arian Lumezi

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.