Konferenca “E-shoqëri”: Ngritja e kapaciteteve në luftën kundër dezinformimit
Dita e dytë e konferencës iu kushtua shembujve në terren dhe mjeteve praktike për trajtimin e dezinformatave, nga ekspertë vendas dhe të huaj që punojnë në këtë temë.
Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”, në vazhdim të edicionit të djeshëm të njëzetë jubilar të konferencës ndërkombëtare “E-shoqëri” dhe po ashtu 20 vjet nga themelimi i organizatës, organizoi një sërë seminaresh kushtuar luftës kundër dezinformimit. Qëllimi i këtyre prezantimeve dhe diskutimeve ishte shkëmbimi i përvojave të ekspertëve të ndryshëm vendas dhe të huaj, si dhe shkëmbimi i njohurive dhe mjeteve specifike për trajtimin e dezinformimit dhe ngritjen e kapaciteteve më të gjëra shoqërore në betejën me të njejtat.
Sesioni i parë i seminareve u hap nga Oksana Polulyah nga Stop Fake, Ukrainë. Stop Fake filloi si një projekt nga Fakulteti i Gazetarisë Mohila në Universitetin Kombëtar në vitin 2014, dhe i iniciuar nga protestat e Euromaidanit, qëllimi i tyre ishte vendosja e monitorimit të rregullt të mediave ruse dhe ukrainase që përhapin dezinformata.
Në prezantimin e saj, Oksana Polulyah u përqendrua më shumë në mënyrën sesi kontrollimi i fakteve mund të përdoret për të parashikuar kërcënimet e informacionee, por edhe në fuqinë e narrativave:
Narrativat janë histori që krijohen për të ndikuar në audiencën e synuar.
…
Duke kryer një monitorim sistematik, kontrolluesi i fakteve mund të shohë dinamikën e dezinformatave, qëllimin dhe pasojat e tyre, theksoi Oksana Polulyah.
Në puntorinë e dytë, Polulyah trajtoi se si teknologjitë e ndryshme digjitale dhe platformat sociale mund të përdoren në luftën kundër dezinformimit. Konkretisht, ajo prezantoi disa raste të dezinformatave virale dhe më tej i analizoi ato në detaje me audiencën, duke theksuar veçanërisht teknikat dhe mjetet e ndryshme që ajo dhe kolegët e saj përdorën për të ekspozuar përmbajtjet e rishikuara nga kolegët si të pasakta.
Narraivat janë mjete të fuqishme përshkrimi që përdoren për të formuar opinionin publik dhe për të ndikuar tek audienca. Me rritjen e dezinformatave gjatë luftës ruso-ukrainase, arritëm edhe te termi kyç “inteligjencë narrative”, pra aftësia e njohjes dhe analizës së modeleve narrative të përsëritura”, tha ndër të tjera Polulyah.
Narrativa më e spikatur ishte ajo kundër BE-së. Poluljah përmendi se ajo u shfaq si një temë e përsëritur, e krijuar në mënyrë strategjike për të tronditur disponimin publik pro-evropian dhe për të thelluar ndarjen në vendet anëtare të BE-së, si dhe në vendet kandidate për në BE. Kjo është arsyeja pse ajo theksoi se analizimi i këtyre modeleve na ndihmon të kuptojmë se si përhapen dezinformatat dhe pse narrativa të caktuara fitojnë forcë, por edhe se si mund të jepet një përgjigje më e fortë proaktive ndaj kërcënimeve të tilla të informacioneve.
Në sesionin e tretë dhe të fundit, u mbajt një tryezë e rrumbullakët mbi kontekstin më të gjerë të dezinformimit që është i pranishëm në mbarë botën. Giovanna Fleck, redaktore e Observatorit të Medias Civile(Civic Media Observatory), pjesë e rrjetit Global Voices, tregoi se si një rrjet i gjerë i propagandës ruse, i shoqëruar me dezinformata lokale, po ndikon Amerikën Latine.
I fundit ishte prezantimi i Vladimir Petreskit, kryeredaktor i Vërtematësit, i cili kontekstualizoi problemet me dezinformatat në vendet e Ballkanit Perëndimor. Petreski tha se sulmet ndaj BE-së dhe anëtarëve të BE-së, dezinformatat për luftën ruso-ukrainase, Covid-19 dhe vaksinat, reklamat e rreme mjekësore dhe mashtrimet në internet janë dezinformatat më të zakonshme që shfaqen në rajon. Ai tërhoqi vëmendje të veçantë për mashtrimet në internet, duke thënë:
Disa muaj, deri në 25 përqind e postimeve të rishikuara janë mashtrime në internet. Një problem shtesë janë ato mashtrime që joshin përdoruesit që tashmë janë mashtruar, të paraqesin një kërkesë në Interpol ose në polici për t’u kthyer paratë e tyre. Dhe, në fakt, ata do të mashtrohen dhe do t’u vidhen të dhënat përsëri, tha Vladimir Petreski.
Nga ana tjetër, ai përmendi se Kremlini vëzhgon mosmarrëveshjet apo tensionet ekzistuese në shoqëri dhe punon në mënyrë aktive për të përforcuar disa nga shqetësime në shoqëri, në mënyrë që të thellojë ndarjet dhe të përkeqësojë mosmarrëveshjet. Kjo strategji është veçanërisht efektive nëse rezulton në rritje të trazirave ose dhunës politike, duke destabilizuar më tej shoqërinë.
Mee prezantimi ei tij përfundoi tryezën e rrumbullakët dhe përfundoi aktivitetet e fundit në kuadër të edicionit të njëzetë të konferencës “E-shoqëri”.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari