Komunikimi i rregullt intern nga muaji prill, i prezantuar si presion parazgjedhor ndaj inspektorëve të ISHB-së

Shkruan: Vane Trajkov

Informacioni i publikuar me titull ,, А funksionon ISHB si një seleksion partiak i LSDM-së: Me urdhëra direkte verbale të aktivistëve të LSDM-së dënohen blerësit!’’  hedh akuza për funksionimin e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë dhe e intrepreton në mënyrë të gabuar korrespondencën interne në këtë institucion në lidhje me planin dhe programin e punës me dinamikën aktuale. Paralelisht përdoren edhe disa konstatime si tentativë për të imponuar një mendim tek lexuesit, se inspektorët punojnë nën urdhërat e Zoran Zaevit dhe LSDM-së dhe atë pa shpalosur dëshmi adekuate, deklarata apo qëndrime nga tre inspektorët në fjalë. Në fushën e veprimit dhe detyrave të tyre të punës së tyre inspektorët kanë edhe autorizim për të dhënë dënime.

Në këtë tekst bëhet një tentativë për të analizuar karrierat dhe gjendjen pronësore të tre inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë.

,,Lidhja Nenad Boshev, Mijallço Laskov dhe Sillvana Tërbogazova, tashmë e zbuluar me dokumente, përndryshe e njëjta treshe që punon për LSDM-në gjatë kësaj fushate parazgjedhore. Kjo treshe me urdhëra direkte nga Zoran Zaevi dhe Zoran Shapuriqi gjatë kësaj periudhe parazgjedhore duke shkelur një sërë ligjesh ka shqiptuar dënime për disa pika të blerjes në Strumicë. Për këtë gjë MPB-ja dhe Prokuroria publike tashmë kanë inicuar procedura’’ thotë në informacion autori pa e argumentuar atë që ka shkruar së paku nga  institucionet  përgjegjëse.

Për të qenë më bindëse ajo që është shkruar, në teskt ofrohen printscreen të komunikimit intern në inspektorat në lidhje me koordinimin e inspektorëve për kontrollimin e pikave të blerjes në muajin prill kur edhe reaguan bujqit për manipulime me çmimet e blerjes. Në fotografinë e parë – një letër e zakonshme elektronike në të cilën jepen udhëzime për kontrollimin e pikave të blerjes, ndërsa në fotografinë e dytë – pjesë nga raporti se në datë 16.04. me urdhëresë pune është kryer kontroll.

Me një informacion të këtillë është bërë një tentativë që publikut vjedhurazi t’i ,,lëshohet’’ një mendim se inspektorët u bëjnë presion blerësve gjatë periudhës parazgjedhore. Përveç kësaj, me konstatimet e shpalosura tenton t’i diskreditojë inspektorët qëllimi kryesor i të cilëve është të bëjnë kontroll nëse respektohen ligjet në rajon të caktuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .