Komunikata e partisë publikohet me citime, e jo e plotë

Shkruan: Mirosllava Burns

Komunikata partiake e VMRO-DPMNE-së në faqen e internetit  të 24 Info, u publikua pa kurrëfarë citimi të burimit, e plotë, pa distancimin standard dhe aq të nevojshëm që përndryshe ka për qëllim të sigurojë atë distancën profesionale mes subjekteve politike dhe gazetarëve. Prandaj, në zhanret informative, gazetari nuk pretendon, por vazhdimisht citon, pyet burime, kontakton palë të ndryshme dhe pjesën tjetër e le që ta gjykojë publiku. Titulli i parë i tekstit që po e recenzojmë ishte:  ,,Oliver Spasovski gënjen si idhulli i tij, Zoran Zaevi”.

Shumë shpejt këtij teksti i ndryshohet titulli dhe i shtohet se ky në fakt është një pretendim i VMRO-DPMNE-së, megjithatë pa u theksuar se nga ka ardhur frymëzimi për një pretendim të tillë dhe se kujt i referohet. Për shkak të periudhës kohore në të cilën është publikuar ky tekst,  ka mundësi që i njëjti të jetë një kontrapukt i konferencës për shtyp të Kryeministrit Oliver Spasovski që u mbajt këtë mëngjes, në të cilën ai në mënyrë mjaft të prerë theksoi se e mban në rolin e kryetarit të Qeverisë, dhe jo si anëtar i partisë. Por, në tekstin e pa atribuar të cilin po e recenzojmë, pa bazë pretendohet pikërisht e kundërta.

Oliver Spasovski gënjen si idhulli i tij, Zoran Zaev. Menjëherë i shkeli fjalët që i tha vetë ai në konferencën për shtyp. Ai është bartës i listës së LSDM-së, ndërsa konferencën për shtyp në Qeveri e shfrytëzon për të plasuar fraza dhe manipulime boshe partiake.

Pastaj, në asnjë pjesë të tekstit nuk është atribuar burimi dhe bëhet pyetja se sa nga lexuesit do e dallojnë se bëhet fjalë për një komunikatë partiake, kur nuk është deklaruar një gjë e tillë.  Mbase disa do mendojnë se bëhet fjalë për një qëndrim të autorit pa emër, por gjithsesi, është e domosdoshme që të citohet burimi, të sigurohet distancë profesionale nga subjektet politike, dhe informacionet e marra nga komunikatat partiake nëse jo më shumë, së paku të redaktohen dhe të bëhet i ditur burimi.

Meqë asgjë nga kjo që përmendëm nuk është bërë, si rezultat kemi një produkt mediatik që ngjason me një koment, që nuk i thekson citimet dhe burimet dhe që përfundon me një parrullë parazgjedhore të VMRO-DPMNE-së.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .