Komuna Karposh hap parqe të reja për kafshë

Parku për kafshë në Vllae 2 Foto: karpos.gov.mk

PARQE PËR KAFSHË Në më tepër lokacione në Karposh, në konsultim me shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, do të hapin parqe të reja për kafshë shtëpiake, me qëllim që të krijojmë hapësirë të rregulluar vetëm për kafshë

[Burimi: Programi zgjedhor i Stefan Bogoev për zgjedhjet lokale 2017 – „Jetë në Karposh për të gjithë“ faqe 26) , data: tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev për zgjedhjet lokale (tetor 2017) premtoi se në më tepër lokacione në Karposh do të hapen parqe për kafshë shtëpiake. Projekti është pjesë e programit parazgjedhor të Bogoev, “Jetë në Karposh! Për të gjithë!” (faqe 26), dhe projekti është “duke u realizuar”.

Muajt e fundit në Komunë janë hapur dy parqe të reja për kafshë. Në shtator (2018) qeverisja lokale vendosi në park të tillë përgjatë rrjedhës së Vardarit në afërsi të Shkëmbit të alpinistëve. Bëhet fjalë për sipërfaqe më të madhe, e ndërtuar dhe e pajisur me pajisje urbane (karrige për ulje dhe shporta për mbeturina).

Siç informuan mediumet, kryetari Bogoev në takim joformal me qytetarët – pronarët e qenve kanë shkëmbyer mendime rreth mirëmbajtjes së parkut, rritjen e vetëdijes te të gjithë qytetarët për marrëdhënien ndaj kafshëve, dhe është shprehur gadishmëri edhe për organizimin e ngjarjeve të përbashkëta në këtë lokacion.

Në fillim të marsit (2019) në Komunën Karposh është hapur edhe në park për kafshë, në lagjen Vllae 2, përgjatë rrjedhës së Vardarit në afërsi të fushës së futbollit. Mediumet informuan se në parkun e sapohapur janë mbajtur edhe takime në të cilat ka marr pjesë edhe kryetari Bogoev, si dhe përfaqësues të Lidhjes së Kennel dhe lidhja që merret me trajnimin e qenve dhe racave të tyre karakteristike. Siç u transmetua, Bogoev ka theksuar qëllimin e qeverisë lokale për të vazhduar me projekte të tilla dhe zona për kafshët.

Kjo pjesë e Vllae është përmirësuar tërësisht. Kemi më tepër fusha sporti, fusha për fëmijë, gjelbërim, dhe tani kemi park për kafshë. Në kuptimin e drejtë kjo është zonë për rekreacion për të gjithë qytetarët. (Bogoev)

Duke pasur parasysh se deri në fund të mandatit të Bogoev ka më tepër se dy vite, si dhe njoftim për hapjen e parqeve të tilla në lokacione të tjera, premtimi merr vlerësimin “duke u realizuar”. 

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.