Komuna e Tetovës filloi me aksionin për lirimin e trotuareve

Një prej rrugëve kryesore të Tetovës nëpër të cilën ka kaluar "fshesa" e Komunës. Foto: FB profili i Teuta Arifit

Pas përfundimi të rikonstruktimit të trotuareve do të vendosen pajisje urbane të cilat do të mundësojnë shfrytëzimin maksimal të hapësirave publike nga ana e qytetarëve.

 

Premtim: Pas përfundimi të rikonstruktimit të trotuareve do të vendosen pajisje urbane të cilat do të mundësojnë shfrytëzimin maksimal të hapësirave publike nga ana e qytetarëve

[Programi zgjedhor i kryetarit të Komunës së Tetovës për zgjedhjet lokale 2017, Teuta Arifi: „Së bashku për Komunën që e duam”  faqe 23 , data: tetor 2017 ]

 

ARSYETIM:

fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale (tetor të vitit 2017) kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, premtoi mjedis të pastër jetësorë, përmirësim të infrastrukturës me trotuare të reja dhe shfrytëzimin maksimal të tyre. Në lidhje me këtë, në programin zgjedhor Së bashku, për Komunën që duam“, në pjesën “Infrastrukturën rrugore. parkim dhe transport publik”, faqe 23, thuhet se “është duke u realizuar rikonstruktimi i trotuareve” dhe gjatë kësaj thuhet se “pas përfundimit të tyre do të vendoset pajisje urbane për shfrytëzim maksimal i tyre nga qytetarët”. Ky premtim zgjedhor i kryetares Arifi është duke u realizuar.

Me 1 mars, Komuna e Tetovës doli me komunikatë e cila u publikuar edhe në profilin zyrtar të kryetares së Tetovës, ku njofton për fillimin e fushatës “Qyteti yt, hapësira yte”, në të cilën thirren “të gjithë sipërmarrësit të cilët kanë uzurpuar hapësirën publike në afat prej 8 ditësh të lirojnë hapësirat publike”. Ndërsa në të njëjtën ditë në profilin e sajë, poashtu është publikuar edhe Ligji për pastërti publike mbi bazë të të cilit thirren sipërmarrësit që të lirojnë hapësirat publike.

Për këtë aksion nga Komuna e Tetovës njoftuan edhe përmes video-materialit të publikuar në profilin e Facebook-ut të kryetares, në të cilin  bëhet thirrje për qytetarët dhe ka sqarime shtesë rreth aksionit.

Në lidhje me këtë aksion me 12.03.2018 nga Komuna  e Tetovës njoftuan:

Pas afatit prej tetë ditësh, edhe me informimin e sipërmarrësve që të lirojnë hapësirat publike, inspektorët komunal sot filluan me aksionin për lirimin e trotuareve dhe hapësirave për këmbësor me qëllim që të shfrytëzohen plotësisht prej qytetarëve. 

Nxisim të gjithë pronarët e bizneseve private dhe përshëndesim gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe lirim të hapësirave publike prej materialeve të tyre. Ky aksion do të vazhdojë në të gjithë rrugët dhe të gjithë hapësirat publike në qytet, dhe e njëjta do të zgjas aq sa do të jetë e nevojshme që të jua kthejmë në përdorim hapësirat publike qytetarëve. Të gjithë ato të cilët nuk do të respektojnë këtë kërkesë dhe do të veprojnë në kundërshtim me kërkesat e inspektoratit komunal do të dënohen me dënime përkatëse. 

Me 16.03.2018 nga Komuna e Tetovës njoftuan për rrjedhën e aksionit, deklarata e njëjtë u transmetua edhe në mediume:

Fushata për lirimin e hapësirave publike u zhvilluan suksesshëm dhe i ka dhënë rezultatet e para të pritshme për kthimin e hapësirës publike në shërbim të qytetarëve. 

Në periudhën që vjen, Inspektorati komunal dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut në bashkëpunim me MPB Tetovë do të vazhdojnë me punë dhe do të monitorojnë në mënyrë sistematike lirimin e trotuareve dhe hapësirave të gjelbra. 

Duke pasur parasysh informacionet e lartshënuara, ky premtim zgjedhor i kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi  sipas metodologjisë së Vërtetmatësit merr vlerësimin “duke u realizuar”.

BURIME:

 

Vlerësoi: Drilon Saliu

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.