Komuna e Ohrit më transparente në rajonin Jugperëndimor, Struga në vendin e shtatë

Охрид Фото: Вистиномер

Qytetarët duhet të dinë se si pushtetet lokale menaxhojnë buxhetin komunal dhe si i shpenzojnë paratë e tyre. Kjo është arsyeja pse të gjitha dokumentet duhet të jenë në dispozicion të publikut. Transparenca dhe llogaridhënia e komunave janë ndër parakushtet kryesore për vendosjen e proceseve demokratike në shoqëri, dhe vetë autoritetet lokale duhet të përpiqen të jenë sa më të hapura dhe transparente

Qytetarët duhet të dinë se si pushtetet lokale menaxhojnë buxhetin komunal dhe si i shpenzojnë paratë e tyre. Kjo është arsyeja pse të gjitha dokumentet duhet të jenë në dispozicion të publikut. Transparenca dhe llogaridhënia e komunave janë ndër parakushtet kryesore për vendosjen e proceseve demokratike në shoqëri, vetë autoritetet lokale duhet të përpiqen të jenë sa më të hapura dhe transparente

Shkruan: Sonja Rillkovska

Komuna e Ohrit është në vendin e parë në matjen e Indeksit të Hapjes së Komunave për vitin 2020. Këtë e tregon hulumtimi, i cili ishte pjesë e projektit të USAID, i realizuar nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozë”, i cili synon vlersimin e gjendjes së qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Indeksi i Hapjes vlerëson performancën e pushteteve vendore në fushën e qeverisjes së mirë, duke u përqëndruar në katër parime: qasje, efikasitet, integritet dhe transparencë, me qëllim të përbashkët të pranishëm në të katër parimet, të dhënat e hapura.

Komuna e Ohrit ka një përqindje të lartë të realizimit në të katër parimet e hapjes, ndërsa rezultatet më të mira ka në fushën e transparencës së informacionieve organizative, prokurimeve publike, buxhetit dhe konsultimeve publike.

Komuna e Ohrit prezantoi një model të ri të vetëqeverisjes vendore, të hapur dhe transparent. Informacionet që janë në interes të publikut ndahet rregullisht dhe qytetarët informohen rregullisht për të gjitha detajet e punës. Roli i mediave në botën e sotme globale është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Informacioni i vërtetë dhe në kohë ka një vlerë të madhe shoqërore, thotë Sime Stefanovski, shef i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në komunën e Ohrit

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Ohrit ka 6 punonjës. Ata janë përgjegjës për përgatitjen e materialeve, të cilat publikohen në faqen e internetit të komunës, përgjigjen në pyetjet e gazetarëve dhe përgatisin materialet e nevojshme për paraqitjet publike të kryetarit dhe zyrtarëve komunal.

Faqja zyrtare e Komunës së Ohrit ka një fushë të veçantë ku gjenden të gjitha prokurimet publike (aktuale dhe të përfunduara) dhe çdo qytetar ka qasje në to. Të gjitha vendet e lira dhe shpalljet për punë shpallen publikisht në fushën e lajmeve në faqen e parë. Faqja përditësohet rregullisht me një mesatare prej disa informacioneve në ditë.

Gjatë matjes së Indeksit të Transparencës Aktive nga USAID, vetëqeverisja lokale e Ohrit është në vendin e 20-të në mesin e institucioneve në vend dhe në vendin e parë në rajonin Jugperëndimor me një rezultat prej 80.3 përqind të treguesve pozitivë të arritur. Ndërsa komuna e Strugës renditet në vendin e 77 -të me transparencë të dobët, me 39.4 përqind për sa i përket indikatorëve pozitivë.

STRUGA “E GRINDUR” ME TRANSPARENCËN

Lajmet e fundit, të cilat janë në faqen e parë të ueb faqes zyrtare të Komunës së Strugës në gjuhën maqedonase, janë publikuar më 25 qershor 2020. Por kur ndryshohet faqja në gjuhën shqipe, vërehet që ueb faqja përditësohet – lajmet e fundit janë nga shtatori 2021. Nëse shfletoni uebfaqen e Komunës, do të shihni se mesatarisht, vetëm disa informacione publikohen në muaj.

Në anën e djathtë nën dritaren LAJME në portal mund të shihni disa lajme që lidhen me urbanizmin dhe punën e Këshillit të Komunës së Strugës. Në ueb faqen në gjuhën maqedonase, shumica e “dritareve” janë të shkruara në gjuhën shqipe.

Në Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun në Komunën e Strugës janë të punësuar vetëm dy persona, një këshilltar dhe një nëpunës. Të pyetur nga “Vërtetmatës” se sa transparente dhe llogaridhënëse është Komuna, nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Strugës thonë:

Komuna e Strugës është e hapur dhe transparente. Informacioni publikohet rregullisht. Të gjitha dokumentet që lidhen me prokurimet publike, shpalljet për punë publikohen në kohë, në faqen e internetit të komunës.

Por ne nuk mund të gjenim shpalljen e fundit të punës ose ndonjë shpallje pune. Ne provuam fushën e kërkimit dhe gjetëm një njoftim të brendshëm të publikuar me 5 shtator të vitit 2018, për ngritjen në detyrë të 22 të punësuarve.

Buxheti i Komunës së Strugës shpallet publikisht në këtë faqe dhe është në dispozicion të qytetarëve. Megjithatë, për prokurimet publike kemi gjetur vetëm një dokument i cili shpjegon procedurën e prokurimit publik në Komunën e Strugës.

 Struga                    Foto: Vërtetmatës

Megjithatë, duket se Komuna e Strugës është më aktive në rrjetet sociale. Informacione të shkurtëra në lidhje me aktivitetet aktuale të komunës publikohen në profilin zyrtar në Facebook të Komunës së Strugës në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Por nuk ka prokurime publike apo konkurse për punësim.

Pa dyshim, qytetarët duhet të dinë se si autoritetet vendore menaxhojnë buxhetin dhe si i shpenzojnë paratë. Kjo është arsyeja pse të gjitha dokumentet duhet të jenë në dispozicion të publikut. Transparenca dhe llogaridhënia e komunave janë një nga parakushtet kryesore për vendosjen e proceseve demokratike në shoqëri, vetë autoritetet lokale duhet të përpiqen të jenë sa më të hapura dhe transparente.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari