Komuna e Ilidenit u bë me kontejnerë për seleksionimin e mbeturinave
Në fushatën parazgjedhor të kryetarit të Komunës së Ilindenit, Zhika Stojanovskit, gjendet edhe premtimi lidhur me mbrojtjen e mjedisit jetësor të cili e vlerësojmë se është duke u realizuar
Projekti siguron prokurim të pajisjeve primare për seleksionim të mbeturinave, si dhe përpunim, gjegjësisht kompostimin e tyre. Mjetet: 12.000.000,00 denarë. Burim i financimit: Buxheti i Komunës. Afati: në vazhdimësi.
[Burimi: Programi parazgjedhor i VMRO-DPMNE-së për Komunën e Ilindenit, data: shtator 2017]
ARSYETIM:
Zhika Stojanovski, kryetari i vjetër (i ri) i Komunës së Ilindenit në programin e tij parazgjedhor Era e re për Ilindenin, në pjesën për mbrojtje të mjedisit jetësorë, ka premtuar projekt për menaxhim të integruar të mbeturinave të forta komunale.
Afati për realizim të kësaj mase është i vazhdueshëm gjatë kohës së gjithë mandatit deri në vitin 2021, ndërsa ai është i përbërë prej dy masave. Masa e parë është seleksionimi primar i mbeturinave me pajisje-kontejner ose shporta të posaçme për këtë qëllim, ndërsa e dyta është përpunimi ose prodhimi i kompostit prej mbeturinave organike.
Në faqen e Komunës së Ilindenit mund të gjendet e dhëna se një pjesë e këtij premtimi pjesërisht është realizuar.
Në suaza të projektit të Komunës së Ilindenit për menaxhim të integruar me mbetjet e forta komunale, dhe sigurimi i mjedisit më të shëndosh, është kryer prokurimi dhe vendosja e kontejnerëve për letra, për plastikë dhe për qelq, si dhe qytetarët të mund të hedhin mbeturina të seleksionuara.
Në informacionin me datë 27.08.2018 thuhet se kontejnerët për seleksionim të mbetjes së fortë komunale janë vendosur në tre vende – para Shtëpisë së kulturës në Ilinden, më pas në vendet e frekuentuara të vendbanimit Marino dhe të hyrje të vendbanimit Kadino. Për krahë kësaj është edhe informacioni se komuna vazhdon me prokurimin e kontejnerëve të rinj me qëllim që të përfshijë pjesën më të madhe të amvisërive në të gjithë vendbanimet.
I njëjti informacion është publikuar edhe në ueb-faqen që përgjithësisht informon se çka ndodh në Shkup. Përkrah kësaj, në një televizion kombëtar mund të gjendet informacioni se si pjesë e avancimit të shërbimeve komunale për mbledhjen e mbeturinave, Komuna është në fund që nga janari i vitit paraprak dhe se tashmë ka blerë edhe dy vetura për këtë qëllim.
Kontrolluam edhe faqen e Ndërmarrjes Publike Komunale Ilinden, në të cilën një prej veprimtarive bazike është pikërisht edhe menaxhimi me mbeturinat. Komuna, sipas dokumenteve që mund të gjenden aty, ka organizuar mbledhje të mbeturinave prej disa shërbimeve industriale dhe objekteve ekonomike, si dhe rreth 4.300 amvisërive. Në nivel vjetor NPK Ilinden mbledh 5.500 mijë tonë mbetje e cila shkon në Drislla dhe atë sipas dinamikës së rregullt të vërtetuar. Me projektin të cilin e ka premtuar kryetari Stohanovskit një pjesë e kësaj mbetjeje do të përpunohet në vet kompostin komunal, gjegjësisht mbeturinat e prodhuara prej mbetjeve të bimëve, por pasi që të ndërtohet kjo qendër.
Sipas verifikimit të fakteve të cilat i shpalosëm, mund të vlerësohet se premtimi i kryetarit të komunës për menaxhim të integruar me mbetjen komunale të fortë është në fazën e realizimit ose është duke u realizuar.
BURIME:
- Мојот избор – Предизборна програма на ВМРО-ДПМНЕ/О.Илинден – [проверено на 16.05.2018]
- Општина Илинден/веб сајт – Настани – [проверено на 16.05.2018]
- Скопје Инфо – Поставени контејнери за селектиран отпад… – [проверено на 16.05.2018]
- Сител – Општина Илинден обезбеди две нови комунални… – [проверено на 16.05.2018]
- ЈКП Илинден/веб сајт – Програма за управување со отпад 2015 – [проверено на 16.05.2018]
- ЈКП Илинден/веб сајт – Динамика на собирање на отпад – [проверено на 16.05.2018]
Vlerësoi: Teo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari